MIA Flesh
- Shkup - Pas mbledhjes konstituive të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, të mbajtur më 2 shkurt 2026, sot shënohet hyrja në fazën vendimtare të zbatimit konkret të Strategjisë për periudhën 2025–2028 dhe Planit të Veprimit 2025–2026, informuan nga Kabineti i zëvendëskryeministrrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai. Nga atje thonë se me Vendimin e Qeverisë të datës 9 shtator 2025 dhe me emërimin e anëtarëve më 28 tetor 2025, është konsoliduar struktura e plotë institucionale për koordinimin dhe monitorimin e kësaj strategjie. Megjithatë, siç theksoi Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, z. Arben Fetai, struktura në vetvete nuk prodhon rezultate, rezultatet arrihen përmes veprimit të koordinuar, përgjegjësisë së qartë institucionale dhe llogaridhënies konkrete.
18:00/18 shkurt/2026
Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, realizoi një takim me Majkëll Dozler, Shef i Njësisë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Zyrën për Lirinë Ndërkombëtare Fetare si dhe me përfaqësues tjerë pranë Departamentit amerikan të Shtetit.
Shkup - Pas mbledhjes konstituive të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, të mbajtur më 2 shkurt 2026, sot shënohet hyrja në fazën vendimtare të zbatimit konkret të Strategjisë për periudhën 2025–2028 dhe Planit të Veprimit 2025–2026, informuan nga Kabineti i zëvendëskryeministrrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai. Nga atje thonë se me Vendimin e Qeverisë të datës 9 shtator 2025 dhe me emërimin e anëtarëve më 28 tetor 2025, është konsoliduar struktura e plotë institucionale për koordinimin dhe monitorimin e kësaj strategjie. Megjithatë, siç theksoi Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, z. Arben Fetai, struktura në vetvete nuk prodhon rezultate, rezultatet arrihen përmes veprimit të koordinuar, përgjegjësisë së qartë institucionale dhe llogaridhënies konkrete.
Tiranë - Projektet aktuale infrastrukturore që opefracionalitohet përgjatë Korridorit 8, sfidat në realizimin e tyre, si dhe nevoja e vëmendjes së përforcuar politike dhe koordinimi kanë qenë në fokus të bisedimeve të Takimit ministror "Korridori 8 në momentin strategjik të Evropës: Ndërlidhje, rezistencë përmes mobilizimit ushtarak dhe prosperitet i ndarë përmes integrimit" në Tiranë, në të cilin merr pjesë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot mori pjesë në dorëzimin e pajisjes të siguruar në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës në Maqedoni dhe programi ATA. Bëhet fjalë për një donacion pajisjesh për nevojat e Njësisë për Zbulim dhe Çmontim të Mjeteve Shpërthyese në Sektorin për Luftë kundër Terrorizmit, Ekstremizmit dhe Radikalizimit të Dhunshëm pranë Departamentit për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë.
Shkup - Nuk do të rrezikohet siguria në Dibër apo dëm për qytetarët me sistematizimin e ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, siguron zëvendëskryeministri Bekim Sali. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Arbana Pasholli nga BDI, thotë se sistematizimi i ri në polici do të mundësojë efikasitet më të madh në kryerjen e punëve në Dibër dhe rrethinë. "Sistematizimi bëhet në bazë të nevojave dhe teknologjisë e cila është e avancuar, përkatësusht numrat e nevojshëm për krijimin e politikave të brendshme në MPB. E dimë se Dibra nuk e mbulon vetëm qytetin, por edhe komuna tjera që janë në afërsi të vendkalimit kufitar. Të jeni të bindur ju dhe qytetarët, që jetojnë në ato vende të populluara se nuk do të lejojmë të ketë rrezikim të sigurisë dhe funksionim normal dhe kryerje të detyrave që i ka MPB, sepse siguria e qytetarëve është obligim i shtetit", tha Sali.
Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot bëri hapjen e Forumit Ministror për Korridorin 8, i cili u mbajt në Tiranë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga vende partnere, informojnë nga MMJPH. Forumi shërbeu si platformë e nivelit të lartë për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit 8 si një arterie strategjike për transportin modern, për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale, duke forcuar njëkohësisht integrimin dhe ndërlidhjen me rrjetet kryesore evropiane.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot tha se do të sigurohen barna për pacientët me sëmundje të rralla dhe se këtë vit për herë të parë do të bëhet furnizimi i barnave për këto pacientë për tre vjet, ndryshe prej tani kur janë furnizuar vetëm për një vit. "Qeveria nga ky vit do të sigurojë furnizim trevjeçar dhe ndoshta duket se ky buxhet është ulur sepse metodologjia ishte më ndryshe, por ju garantoj se asnjë qytetar dhe asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa barnat e nevojshme dhe pa trajtim mjekësor sepse ky është obligimi ynë si Ministri e Shëndetësisë, dhe si Qeveri dhe jemi të vetëdijshëm se këto qytetarë duhet të shërohen nga vetë fëmijëria", tha ministri Aliu duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Bisera Kostadinovska lidhur me uljen e mjeteve për sëmundje të rralla.
Shkup - Me 63 vota "pro", shtatë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi sot zgjodhi Goce Naumovskin gjykatës të ri kushtetues. Pas zgjedhjes, Naumovski dha dhe nënshkroi një deklaratë solemne në Kuvend, në të cilën u zotua se do ta kryejë funksionin me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe do t'i respektojë Kushtetutën dhe ligjet. Pa debat dhe me 68 vota "pro", si dhe asnjë kundër ose abstenim, Kuvendi në seancën e sotme të 85-të miratoi edhe Vendimin për dhënien e autorizimit për lidhjen e një marrëveshjeje kolektive individuale, të paraqitur nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Shkup - Universitetet të hapin programe studimore, fakultete, drejtime ose specializime sipas nevojave të tregut të punës, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Jnevska, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve nga deputeti Halil Snopçe, i cili në seancën e sotme të Kuvendit pyeti pse nxënësit e shkollave të mesme pas përfundimit të arsimit nuk kanë mundësi të vazhdojnë në gjuhën e tyre amë studimet e akredituara dhe nëse ka strategji për sigurimin e kuadrit adekuat profesional. Ministrja Janevska theksoi se Ligji i ri për arsim të lartë ofron mundësi dhe se ato duhet të shfrytëzohen në kuadër të autonomisë së universiteteve.
Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot njoftoi se paga minimale është më shumë një temë e politikës së përditshme sesa një kërkesë reale. Në seancën e sotme të Kuvendit, e cila i ishte dedikuar pyetjeve të deputetëve të opozitës, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Të Majtës, Amar Mecinoviq, Durmishi informoi se në vend ka gjithsej 700.000 të punësuar, prej të cilëve 100.000 në sektorin publik, ndërsa 600.000 të tjerë në sektorin privat.
Shkup - Nuk do ta tërheqim Ligjin për Arsimin e Lartë, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska me kërkesë të deputetëve të opozitës në një seancë plenare, duke deklaruar se debatet publike mbi ligjin ende po zhvillohen dhe se kjo po bëhet në të gjitha universitetet. Teksti i projektligjit është në ENER ku të gjitha palët e interesuara mund të lënë komente. "Nuk do ta tërheq ligjin. Do t'ju shpjegoj se është në të mirë të të gjithëve", tha Janevska në përgjigje të një pyetjeje nga deputetja e LSDM-së Bisera Kostadinovska Stojçevska në seancën për çështjet e opozitës, e cila paraqiti një sërë komentesh mbi ligjin dhe, ndër të tjera, kërkoi që ai të tërhiqet.
Gostivar - Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë si panelist në Forumin Ekonomik “Ndërlidhja Strategjike dhe Rritja Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII”, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Diasporën në Tiranë. Në këtë forum morën pjesë figura të larta shtetërore nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa. Në fjalën e tij, Limani theksoi se Korridori VIII nuk është më vetëm një projekt në letër, por një realitet në terren, me progres të dukshëm në aksin Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Kërçovë, që kalon edhe nëpër territorin e Komunës së Gostivarit.
Strumicë - Vitin e kaluar, duke i përcjellë të gjithë tremujorët në krahasim me vitin 2024 dhe raporti i fundit konfirmoi trende pozitive në bujqësi. Sipas të dhënave zyrtare, blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e fundit arrijnë në 122,5 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 15 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarië dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga Strumica, ku ishte në takim me prodhuesit dhe blerësit e lakrës verore të këtij rajoni. Ai shtoi se rritja nuk ka të bëjë vetëm me çmimet blerëse dhe shitëse, por edhe me rritjen e sasisë së produkteve bujqësore
Hagë - Katër ish-liderët e UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte në Dhomat e specializuara në gjykatën në Hagë, në fjalët e tyre përmbyllëse sot u deklaruan të pafajshëm, duke pohuar se akuzat e prokurorisë ndaj tyre janë të pabaza.
Tiranë - Shefat e delegacioneve që morën pjesë në takimin ministror për Korridorin VIII në Tiranë sot nënshkruan deklaratë të përbashkët, duke e cekur përkushtimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.
Budapest - Kryeministri hungarez Viktor Orbani sot deklaroi se "Ukraina po e shantazhon Hungarinë" me ndalimin e rrjedhjes së naftës përmes nafëtsjellësit rus "Druzhba", për këtë shkak Hungarinë duhet t'i lirojë rezervat e saj strategjike. Në një video-deklaratë video të postuar në Fejsbuk, Orbani tha se kjo do të jetë pika e parë në rendin e ditës të seancës së sotme qeveritare dhe theksoi se qëllimi i shantazhit ukrainas është të detyrojë Hungarinë të bashkohet me koalicionin e vendeve evropiane pro-luftës.
Jerusalem - Rreth 10.000 besimtarëve palestinezë me leje të veçanta do t'u lejohet ta vizitojnë Kodrën e tempujve në Jerusalem gjatë Ramazanit, bëri të ditur sot qeveria izraelite, ditën kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. Gjatë muajit të Ramazanit, qindra mijëra palestinezë, sidomos të premten, vijnë të falen në Kodrën e tempujve, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, që ndodhet në Jerusalemin Lindor, në pjesën e qytetit të pushtuar dhe të aneksuar nga Izraeli.