• сабота, 21 февруари 2026
MIA Flesh

12:00/18 shkurt/2026

Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informoi se pas motit të keq, ekipet janë dërguar në terren, po reagohet në kohë dhe në mënyrë të koordinuar. Njëkohësisht, kryetari apelon për kujdes. "Ekipet janë në terren, po reagojmë me kohë dhe në mënyrë të koordinuar. Për shkak të erës së fortë dhe motit të keq, në shumë lokacione në qytet janë regjistruar drunjë të rrëzuar. Shërbimet tona menjëherë kanë dolën në terren dhe po veprojnë me mobilizim të plotë, me qëllim largimin e rreziqeve dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt për qytetarët", theksoi kryetari i qytetit në faqen e tij të Fejsbukut. 

Shkup - Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha në një intervistë për Radio Shkupin ka thënë se Ligji për prodhimet organike është në harmonizim të plotë me rregullativën e BE-së dhe se me këtë synohet ruajtja e biodiversitetit dhe promovimi i një bujqësie të qëndrueshme. Ai thotë se ligji pritet të marrë dritë jeshile nesër në Komision parlamentar. Më vjen mirë shton Hoxha, që dje në Komisionet parlamentare u përkrah dhe pati fjalë të mira nga gjithë deputetët, pozitë dhe opozitë, pasi rëndësia e këtij ligji shkon jashtë interesave partiake.

Shkup - Në takimin e fundit që u mbajt dje në ministri, ku morën pjesë mbi 30 shoqata bujqësore dhe bujq, u shpreh mbështetje për reformat e nisura në fushën e subvencionimit. Të pranishmit përshëndetën ndryshimet, duke theksuar se për herë të parë bujqit e vërtetë dhe aktivë vendosen në qendër të prioriteteve, thotë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Lider”.

Shkup - Ministria e Transportit filloi procedurë për lidhjen e marrëveshjes për komunikacion ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, me të cilën, siç kumtoi sot, do të vendoset kornizë juridike që do të mundësojë hapjen e aviolinjave të rregullta me këtë shtet. Mes dy shteteve deri tani nuk ka pasur trafik ajror dhe pritet që vendosja e aviolinjave të rregullta të kontribuojë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, këmbimit tregtar dhe marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale.

Shkup - Vlladimir Pançevski, kandidat për prokuror publik të shtetit i cili dje nuk mori mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publikë, ngriti padi penale kundër kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit, duke pretenduar se ata kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare gjatë shqyrtimit të kandidaturës së tij.

Shkup - Niveli i ujit tek pjesa më e madhe e lumenjve në vend po ulet në krahasim me dje, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM). Rritje minimale të nivelit prej tre centimetrave në krahasim me dje ka lumi Treska në vendmatjen në Makedonski Brod, Pçinja në Pelincë dhe Banja e Katllanovës, ku niveli i ujit është rritur për katër, respektivisht për dy centimetra dhe lumit Strumicë në Konjarevë, ku niveli është më i lartë për tre centimetra.

Shkup - Niveli i lumit Vardar në rajonin e Tetovës ka rënë në krahasim me tre ditët e kaluara dhe për momentin nuk ka rrezik për derdhje, ndërsa rruga nga fshati Tumçevishtë deri në fshatin Çegran është ende e mbyllur për trafik për shkaqe sigurie, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Shkup - Më ftohtë këtë mëngjes në vend është në Kodrën e Diellit, ku në orën 7 është matur -8 gradë Celsius dhe 97 centimetra borë. Vijon Krusheva dhe Hanet e Mavrovës me -4, Berovë dhe Pretor me -1, Kriva Pallanka, Ohër, Manasti dhe Prilep me 0, Shtip dhe Vinicë me 2, Tetovë, Kumanovë dhe Strumicë me 3, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar dhe Demir Kapi me 4, Shkup-Petrovec dhe Veles me 5, në Gjevgjeli 6 gradë. 

Tiranë - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Piro Vengu, në intervistën për EUROAKTIV, tha se synimi i vendit të tij është të jetë një hallkë e fortë dhe e besueshme në zinxhirin e arkitekturës së sigurisë evropiane, përballë sfidave në rritje në kontinent. "Rajoni ynë nuk është periferia e sigurisë evropiane, por pjesë e sistemit të saj nervor", tha Vengu, duke nënvizuar se Evropa Juglindore sot përballet me kërcënime që kërkojnë përgjigje të koordinuara dhe angazhim të shtuar.

Kiev - Populli ukrainas do të refuzojë një marrëveshje paqësore me të cilën forcat e Kievit do të tërhiqen nga rajoni lindor Donbas dhe do t'ia dorëzojnë atë Rusisë, thotë Presidenti Volodimir Zelenski në një intervistë me ueb-faqen amerikane "Aksios". Përfaqësues të Kievit, Moskës dhe Uashingtonit dje zhvilluan një raund tjetër bisedimesh në Gjenevë për t'i dhënë fund konfliktit.

Tokio - Parlamenti japonez sot përsëri e zgjodhi Sanae Takaiçin për kryeministre të Japonisë, pas fitores bindëse të Partisë së Liberal-Demokrate në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 8 shkurtit. Para fillimit të seancës së Parlamentit japonez, kabineti i Sanae Takaiçit paraqiti dorëheqje kolektive në përputhje me Kushtetutën, pas së cilës ajo u konfirmua si kryeministre në seancën e Dhomës së Përfaqësuesve, Dhoma e ulët e parlamentit.

Sakramento - Të paktën 10 skiatorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa gjashtë të tjerë janë të bllokuar dhe presin shpëtim në kushte të rënda të dëborës pasi një ortek dje goditi një shteg të largët në malet Siera Nevada në Kaliforni, kumtuan autoritetet. Disa orës pas aksidentit, përderisa autostrada në afërsi është e mbyllur për shkak të dukshmërisë zero për shkak të stuhisë dimërore, ekipet e shpëtimet ende nuk kishin arritur në vendin e ortekut, deklaroi kapiteni Rasel Grin nga zyra e sherifit të qarkut Nevada.

Uashington - Ministria i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale të Amerikës (HHS) në platformën "Iks" publikoi në të cilën ministri i Shëndetësisë Robert F. Kenedi dhe muzikanti, Kid Rok ushtrojnë dhe hanë ushqim të shëndetshëm. Kenedi publikoi videon në profilin e tij me një mesazh se "bashkoi forcat me Kid Rok për t'i përcjellë popullit amerikan dy mesazhe të thjeshta: JI AKTIV + HANI USHQIM TË VËRTETË".

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, po anulon votimin për ligjin dypartiak me të cilën do të përforconte sanksionet kundër sektorit të energjisë së Rusisë, kanë paralajmëruar dy senatorë të lartë demokratë, publikoi Jahu Njuz (Yahoo News). Duke folur në Kiev pas një fundjave në Konferencën e sigurisë në Munih, senatori Riçard Blumental tha se masat e sanksioneve që ai propozoi me senatorin Lindzi Gream do të ushtronin "njëfarë presioni ekonomik" ndaj presidentit rus Vlladimir Putin, ndërsa bisedimet midis Kievit dhe Moskës, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, vazhdojnë në Gjenevë këtë javë.

Lisbonë - Trajneri i Benfikës, Zhoze Murinjo e komentoi përjashtimin e tij nga ndeshja dhe veprimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes së mbrëmshme me Realin e Madridit në ndeshjen e parë të plejofit në Ligën e kampionëve. Mysafirët nga Spanja fituan me rezultatin 1:0.

Lisbonë – Lojtari i Benfikës, Xhanluka Prestiani, ka mohuar se ka përdorur fyerje raciste ndaj Vinisius Xhuniorit gjatë ndeshjes kundër Real Madridit mbrëmë në Lisbonë. Real Madridi fitoi me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së kampionëve me një gol nga Vinisiusi.

 

Остани поврзан