• сабота, 17 јануари 2026
MIA Flesh

12:00/16 janar/2026

Shkup  - Aeroporti ndërkombëtar "Shkup" mori akreditim për menaxhim me emetime të karbonit - niveli 3 nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (Airport Council International - ACI), organizatë tregtare globale, e cila i përfaqëson aeroportet në botë dhe punon në përmirësimin e sigurisë, efikasitetit dhe qëndruehsmërisë së aviacionit, në kuadër të programit të tyre global  Airport Carbon Accreditation - ACA. Akreditimi për menaxhim me emetime të karbonit në aeroporte është programi i vetëm institucional i miratuar global për certifikim për menaxhim me emetime të karbonit pë aeroportet, i cili do t'u ndihmojë të menaxhojnë dhe t'i ulin emetimet e karbonit në pajtim me standardet ndërkombëtare. Në mënyrë të pavarur i vlerëson dhe njeh përpjekjet e aeroporteve për menaxhim dhe ulje të emetimeve të ytre të karbonit përmes shtatë niveleve të certifikimit: niveli 1, niveli 2, niveli 3, niveli 3+, niveli 4, niveli 4+ dhe niveli 5.

 Shkup  - Ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë, dr. Gjorge Ivanov, mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar mbi diplomacinë kulturore të organizuar nga Instituti për Diplomaci Kulturore dhe Forumi Skocez. Ngjarja, siç njoftoi Kabineti i tij, u mbajt në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në periudhën nga data 12 deri më 15 janar të vitit 2026. Në kuadër të vizitës presidenti Ivanov u takua me Nus Gani, nënkryetar i Dhomës së Poshtme  (Deputy Speaker)  të Mbretërisë së Bashkuar.

Shkup - Edhe sot temperaturë më e ulët e mëngjesit është matur në Berovë. Siç informojnë nga DPHM, -5 gradë Celsius janë evidentuar në Berovë, -4 në Strumicë, Manastir, -3 Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Tetovë, -2 në Prilep, Veles, -1 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Pretor, Kodrën e Diellit, Kavadar, Hanet e Mavrovës, 0 - Dojran, Kriva Pallankë, Kumanovë, krushevë, 1 - Gjevgjeli, Ohër, 2 - Vinicë, 4 - Gjurishte. Deri në orën shtatë të mëngjesit, lartësia e shtresës së dëborës në Kodrën e Diellit arrinte 24 centimetra, 9 në Krushevë, Hanet e Mavrovës.

 Shkup  - Pa ujë sot janë një pjesë  e banorëve të "1" në Vizbeg. Siç informoi NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti në një tub uji me diametër prej 90 milimetrash në rrugën "1" numër 48 në Vizbeg. Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.

Athinë - Në prag të takimit me kryeminsitrin grek, Kiriakos Micotakis, i caktuar për të hënën, bujqit nuk do t'i bllokojnë rrugët dhe vendkalimet kufitare, por traktorët do të mbeten të parkuar në blloqe, atje ku tashmë ndodhen për pothuajse 50 ditë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Rrugët dhe autostradat të mbeten të hapura është edhe një nga parakushtet e vendosura nga Qeveria për takim me bujqit, ndërsa zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos marinakis në brifingun e djeshëm të rregullt me gazetarë theksoi se përveç heqjes së bllokadave, parakusht është edhe në takim të mos marrin pjesë bujqit të cilët shfaqën sjellje delikuente.

 Sofje  - Presidenti bullgar Rumen Radev, pasi Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) ia ktheu menjëherë mandatin për formimin e qeverisë pasi ia dorëzoi, deklaroi -  Po shkojmë në zgjedhje. "Nuk ishte rastësi që zgjodha t’ia dorëzoj mandatin e tretë grupit tuaj parlamentar", deklaroi Radevi, duke shtuar se APS iu nënshtrua presionit brutal nga anëtarët dhe mbështetësit e partisë, formave të ndryshme të ndikimit, të papranueshme për sundimin e ligjit.

Seul  - Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-jeol sot u dënua me pesë vite burg për shkak të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend nga fundi i vitit 2024. Ky është dënimi i parë në tetë procedurat ndëshkuese që po zhvillohen kundër Jun. Ai u dënua edhe rreth aktakuzave të tjera, përfshirë edhe atë për rezistim gjatë arrestimit. Aktakuza më e rëndë, për të cilën po zhvillohet procedurë e veçantë, është kryeismi i rrebelimit, për çka është paraparë edhe dënimi me vdekje.

Uashington  - Presidenti amerikan, Donald tramp deklaroi se e mbështetë "qeverinë e sapoemëruar teknokratike palestineze" të Gazës. "Si president i Këshillit për paqe, e mbështes qeverinë e sapoemëruar teknokratike palestineze: Komitetin nacionaë për menaxhim me Gazën, mbështetur nga përfaqësuesi i lartë i Këshillit, të menaxhojë me Gazën gjatë periudhës kalimtare", shkroi Tramp në Truth Social. "Këta liderë palestinezë janë të përkushtuar fuqishëm për një të ardhme PAQËSORE!", shkroi ai.

Nju-Jork  - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbrëmë mbajti takim emergjent, në të cilin u debatua për protestat vdekjeprurëse në Iran dhe paralajmërimin e presidentit amerikan Donald Tramp për ndërhyrje ushtarake. Zëvendës përfaqësuesi iranian i KB-së, Golamhosein Darzi theksoi se Teherani nuk kërkon konflikt, por do të përgjigjet në çdo agresion të SHBA-së, të cilën e akuzoi për nxitje të drejtpërdrejtë të trazirave në vend. Sipas tij, pjesëtarët e Shtetit Islamik kanë kryer dhunë ndaj civilëve dhe personave të sigurimit në Iran.

 Uelington  - Zelanda e Re sot njoftoi se po e mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Teheran dhe po evakuon personelin për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Iran. Persdoneli diplomatik është larguar nga Irani gjatë natës, ndërsa ambasada në Teheran është transferuar në kryeqytetin turk, Ankara.  "Vazhdojmë të rekomandojmë të mos udhëtoher në Iran. Qytetarët e Zelandës së Re që ndodhen në vend duhet të largohen menjëherë", theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zelandës së Re.

Остани поврзан