• петок, 20 февруари 2026
MIA Flesh

15:00/15 janar/2026/

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot deklaroi se duhet të përsëritet konkursi për zgjedhje të anëtarit të ri të Këshillit gjyqësor, propozuar nga Kuvendi, sepse, siç theksoi, ka Ligj të ri për Këshillin gjyqësor. Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve tashmëe  votoi inspektorin për kundërvajtje në policinë e Tetovës, Alban Kadiu për anëtarë të ri të Këshillit gjyqësor, i cili duhet ta zëvendësojë Selim Ademin.

Shkup - Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit gjyqësor, Suzana Jashevska Anastasovska dhe profesoresha universitare Arlinda Kadri-Shahinoviq, sot në Kuvend dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Shtëpisë ligjvënëse, Afrim Gashi.

Shkup - Bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë dhe SHBA-së është në rritje të vazhdueshme dhe kjo do ka të bëjë me zbatimin e reformave që ndikojnë ndaj besimit të qyetarëve dhe investitorëve, konkludoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, sot në takim në Ministrinë e Transportit. 

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali dhe ambasadori i Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristof Le Rigoler, sot në një takim pune diskutuan për procesin e integrimit evropian të vendit, prioritetet reformuese dhe bashkëpunimin dypalësh ndërmjet dy vendeve.

Shkup - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë pezulluar procedurat për lëshimin e vizave për emigrantë, por kjo nuk ndikon në procedurat tjera për studentët, ekonomistët, turistët etj, sqaroi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Shkup - Asnjë qytetar i Maqedonisë së Veriut në territorin e Iranit deri më tani nuk ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJdheTJ), ndërsa shefi i diplomacisë, Timço Mucunski. shfaq bindje se të gjitha resurset janë gati nëse ka nevojë për evakuim edhe përkundër asaj që nuk kemi përfaqësi rezidente diplomatiko-konsullare në atë shtet.

Shkup - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë pezulluar procedurat për lëshimin e vizave për emigrantë, por kjo nuk ndikon në procedurat tjera për studentët, ekonomistët, turistët etj, sqaroi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Shkup - Rezultate më të mira ekonomike të shtetit me eksport më të madh të mallrave dhe shërbimeve dhe tërheqje të investimeve të reja pret ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme Timço Mucunski nga bashkëpunimi që e njofton me mobilizimin e përfaqësive konsullare diplomatike me odat ekonomike.

Shkup - Minstri i Transformimit Digjital, Stefan Andovoski, sot nënshkroi urdhër për kufizimin e qasjes deri te ueb-faqet ilegale dhe ueb-aplikacionet përmes rrjeteve publike komunikuese elektronike, në raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit.

Kavadar - Foshnja që vdiq në Kavadar, në spital i pranua për shkak të vjellave pas ushqyerjes, njoftuan sot nga spitali, pasi SPB Veles informoi për vdekjen e foshnjes dy muajshe dhe se trupi i tij është dhënë për autopsi për t'u konfirmuar arsyet e vdekjes.

Shkup - Ministria e Shëndetësisë kumtoi se ka inicuar që Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror (ISSHSH) të kryejë kontroll inspektues në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar lidhur me rastin me vdekjen e foshnjes dymuajshe.

Shkup - Nuk ekziston asnjë njoftim në mjekësinë profesionale që tregon ndonjë interes nga pirja e duhanit. Të gjithë ne, si duhanpirësit ashtu edhe joduhanpirësit, duhet të punojmë që të ulet numri i duhanpirësve, thotë prof.dr. Mirko Stanetiq nga Bosnja e Hercegovina.

Shkup - Nga 5 deri më 11 janar janë regjistruar 2.322 raste të gripit, që është për 34,6 për qind më shumë se javën e kaluar. Ka aktivitet mesatar të virusit të gripit në nivel kombëtar. Ka një numër të rritur të të sëmurëve, por kjo pritet për këtë periudhë të vitit. Presim që numrat edhe në periudhën e ardhshme të rriten dhe të lëvizin në këtë rang. Kulmi i gripit pritet në fund të muajit deri në mesin e shkurtit. Këtë sezon, rritja e numrit të të sëmurëve filloi disa javë më herët se sa pritej, deklaroi sot udhëheqësi i Departamentit të Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive pranë Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Dr. Dragan Koçinski.

Shkup - Qarkullimi në industri, gjithsej, është ulur për 0,7 për qind në nëntor 2025 në krahasim me nëntorin 2024, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika.

Shkup  - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata.

Shkup - Moti me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare do të përqendrohet edhe nesër. Nëpër disa pjesë të fushëgropës, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, në ditët e fundjavës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë. 

Stamboll - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan sot deklaroi se Turqia kundërshton "çdo lloj intervenimi ushtarak në Iran" dhe i ka bërë thirrje Teheranit "t'i zgjidh problemet e veta të brendshme".

Bruksel - Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kundërshtojnë propozimin për përfshirjen e Korpusit së Gardës Revolucionare Iraniane në listën e organizatave terroriste të bllokut, informoi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, në takimin e mbrëmshëm të Konferencës së  Kryetarëve të Parlamentit Evropian.

Bruksel - Ushtarët belgë tani për tani nuk do të dërgohen në Grenlandë, bëri të ditur sot Ministria belge e Mbrojtjes pas paralajmërimit për fillimin e misionit ushtarak evropian në këtë ishull danez.

Varshavë - Polonia nuk do të dërgojë ushtarë në Grenlandë, deklaroi sot kryeministri Donald Tusk, duke shtuar se sulmi i një vendi të NATO-s ndaj një tjetri do të ishte "fundi i botës siç e dimë".

Nuk - Fillon sot në Grenlandë, misioni ushtarak evropian, një ditë pas takimit në Uashingron mes përfaqësuesve të SHBA-së, Danimarkës dhe Grenlandës.

Остани поврзан