• вторник, 30 декември 2025
MIA Flesh

12:00/29 dhjetor/2025 

Shkup, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Banka Popullore i publikoi informatat për ndryshimet më të rëndësishme në borxhin e jashtëm, kërkesat e jashtme dhe pozicionin ndërkombëtare të investimeve për fundin e kuartalit të tretë të vitit 2025. "Në datën 30.09.2025, borxhi i jashtëm neto arrin 4.494 milionë euro (ose 27,1% e PBB-së së projektuar). Neto borxhi i jashtëm i vendit, në kuartalin e tretë të vitit 2025, është ulur për 106 milionë euro, ose për 2,3%. Nga aspekti i strukturës, neto-borxhi privat edhe më tutje ka pjesëmarrje më të madhe në neto borxhin e përgjithshëm me 67%", citohet në kumtesën e Bankës Popullore.

Shkup - Në qelinë e të akuzuarit të parë, Dejan Jovanov, pronar i diskotelës "Puls" në Koçan, ku më 16 mars të këtij viti shpërtheu zjarr në të cilin humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan, u gjet një telefon mobil me kartë SIM. Në fillim të seancës së sotme, gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, informoi se Gjykata ka marrë informacione se në qelinë e Jovanovit, i cili ndodhet në paraburgim në burgun e Kumanovës është gjetur një telefon mobil Nokia me kartë SIM. 

Gostivar - Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura, Valbon Limani, në kuadër të fushatër parazgjedhore ka realizuar një takim me banorët e fshatit Ranev. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, ndërsa tema e bisedimeve ishte nevojat dhe prioritetet për një nga vendbanimet më të populluara në Komunën e Gostivarit.

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat e analizave të bëra në 185 mostra nga 41 vende matëse. "Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 22.12.2025 deri më 26.12.2025 mori 185 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostra për analiza mikro-biologjike të ujit për pije nga 41 vende matëse në Qytetin e Shkupit", qëndron në kumtesën e NP Ujësjellës dhe Kanalizim.

Shkup - Vendkalimi kufitar  Niki (Mexhitli) është i mbyllur për komunikacion të automjeteve ngarkuese, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Siç informojnë nga LAMM, mbyllja e komunikacionit do të jetë prej orës 10:00 deri në orën 16:00.

Shkup - Mëngjesi në vend është i kthjellët dhe shumë i ftohtë, temperatura më e ulët është matur në Krushevë -8 gradë, ndërsa në Manastir, Prilep, Hanet e Mavrovës dhe Kriva Pallankë -7. Në Tetovë, Pozharane dhe Berovë janë matur -6, në Pretor, Ohër dhe Kodrën e Diellit -5, -4 në Vinicë, -3 në Shkup-Petrovec, Strumicë, Kavadar dhe Kumanovë, -2 Shkup-Zajçev Rid, Veles, Demir Kapi, -1 në Shtip dhe 3 në Gjevgjeli, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Athinë - Në pjeësn detare në veri të ishullit grek Samos në rrjedhë është aksioni i shpëtimit i rojes bregdetare të Greqisë për katër emigrantë të zhdukur, ndërkaq deri më tnai u nxor trupi i pajetë i njërit prej tyre, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga shërbimi bregdetar infirmuan se pasi që në tokë ishin zbuluar 26 emigrantë, të cilët cekën se katër janë zhdukur në pjesën detare, filloi aksioni i shpëtimit.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen informoi se së bashku me disa liderë të tjerë evropian ka biseduar me presidentët e SHBA-së dhe të Ukrainës, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski. "Patëm një bisedë të mirë njëorëshe për takimin e tyre lidhur me negociatat paqësore. Pati përparim të mirë, të cilin e përshëndetëm", njoftoi Fon der Lajen në X. 

Paris - Presidenti francez, Emanuel Makron paralajmëroi takim të aleatëve të Kievit në Paris në fillim të janarit, kushtuar garancave të sigurisë për Ukrainën në suaza të marrëveshjes paqësore me Rusinë. "Po i mbledhim vendet nga "Koalicioni i të prëgatiturve" në paris në fillim të janarit për ta finalizuar kontributin konkret të secilit prej tyre", shkroi Makron në X.

Manado - Nga zjarri në një shtëpi për të moshuar në Indonezi mbrëmë humbën jetën 16 njerëz, njoftoi policia lokale. Zjarri shpërtheu ndërsa banorët e ndërtesës në katin përdhesë në qytetin Manado, në provincën Sulavesi Verior, ishin në gjumë. Policia njoftoi se 15 persona janë djegur, ndërsa trupi i një viktime tjetër nuk është përfshirë nga flakët.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp sot në Florida do ta presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun për të biseduar mbi fazën e ardhshme të planit paqësor të Trampit për Gazën. Armëpushimi në Rripin e Gazës hyri në fuqi më 10 tetor, pasi Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një "udhërrëfyes" prej 20 pikash, të mbështetur nga Uashingtoni, për të përfunduar luftimet që kanë zgjatur më shumë se dy vjet.

Остани поврзан