• вторник, 30 декември 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/26 dhjetor/2025

Shkup  - Qeveria për mandat katërvjeçar duhet të kthejë gjashtë miliardë euro, borxhe të cilat i ka marrë qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Vetëm vitin e ardhshëm shteti duhet të kthejë borxhe së bashku me deficitin buxhetor rreth 2,2 miliardë euro. Por, krizë nuk do të ketë, likuiditeti është siguruar, presim jo vetëm t'i arrijmë të ardhurat, por edhe do t'i tejkalojmë, theksoi sot kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski. Kryeministri Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve përse lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe thotë se viti i ardhshëm do të jetë vit krize me kthim të borxheve dhe eurointegrime të bllokuara, vlerësoi se porositë e tilla kanë për qëllim të fusin frikë dhe shqetësim tek qytetarët.

Shkup - Takimi i parë i përfaqësuesve të partive parlamentare dhe ekspertëve për Kodin Zgjedhor duhet të mbahet në gjysmën e dytë të janarit. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një intervistë për MIA-n deklaroi se kjo është rënë dakord në takimin e djeshëm të koordinatorëve të grupeve parlamentare me ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov në Kuvend. Diskutuam nevojën për miratimin sa më të shpejtë dhe me cilësinë më të lartë të Kodit të ri Zgjedhor. Iniciuam një grup pune. Dhe natyrisht, Qeveria reagoi. Me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, ne e thirrëm atë koordinim dhe na thanë se janë në fazën përfundimtare të tekstit të Kodit Zgjedhor, tha Gashi në një intervistë për MIA-n. Sipas Gashit, koordinatorët e grupeve parlamentare janë pajtuar që Kodi Zgjedhor të miratohet me konsensus, por nuk specifikoi afatin kohor për miratimin e tij.

 Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në promovimin e automjeteve të reja të policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, paralajmëroi se shërbimet e Ndihmës së Shpejtë në të gjithë vendin do të rinovohen me automjete të reja. Sipas kryeministrit, në dy vitet e ardhshme do të dorëzohen gjithsej 150 automjete. "Gjatë vitit të ardhshëm, Qeveria ka vendosur të blejë 100 automjete për ndihmë mjekësore urgjente dhe vlera e këtij projekti është, mendoj, rreth 7.5 milionë euro, ndërsa në vitin 2027 do të furnizohen edhe 50 të tjera, si rezultat i një donacioni. Pra diku rreth 150 automjete të reja për ndihmë mjekësore urgjente do të kenë shtëpitë e shëndetit", deklaroi Mickoski.

 Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, është i bindur se llogaritja e bërë për pagesën e pagave në kulturë është e saktë, sepse, siç thotë, është në përputhje me Ministrinë dhe Qeverinë. Thekson se për herë të parë që kur është ministër i Kulturës dhe Turizmit, është pranuar Marrëveshja Kolektive dhe janë siguruar mjete shtesë për pagesën e pagave, e jo të sigurohen nga zbritjet nga zërat e tjerë. Thotë se janë paraqitur ankesa kundër vendimeve në lidhje me dy padi për mosrespektim të asaj marrëveshjeje dhe thekson se nuk duhet të paragjykohet se cilat do të jenë vendimet për gjithsej 800 paditë të cilat i paralajmëruan nga Sindikata e Kulturës. "Nuk do të thotë që nëse një padi është miratuar automatikisht ose me anë të praktikës gjyqësore të 800 do të pranohen. Ka 800 padi, dy prej të cilave aktualisht janë në favor, le të mos ngremë një padi në fillim", tha Ljutkovi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në brifingun e sotëm me gazetarët.

Shkup - Komisioni për mbikëqyrje profesionale i formuar nga Ministria e Shëndetësisë për rastin e foshnjës së porsalindur të ndjerë në Klinikën e Gjinekologjisë, ka konstatuar se se procedura e  reanimimit  është zbatuar sipas protokollit, informoi Ministria e Shëndetësisë pasdite në një kumtesë të Ministrisë së Shëndetësisë. "Komisioni, pas mbikëqyrjes së kryer dhe në bazë të dokumentacionit të plotë mjekësor, deklaratave të personelit mjekësor dhe gjetjeve të autopsisë konstatoi se bëhet fjalë për një foshnjë të lindur para kohe, me infeksion të rëndë kongjenital, distres respirator dhe funksion pulmonar të dëmtuar për shkak të mushkërive të paformuara dhe procesit inflamator në kuadër të infeksionit, me prani të pneumotoraksit spontan, parcial, të verifikuar radiologjikisht në orët e para pas lindjes", bëri të ditur Ministria dikasteriale.

Shkup - Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski, pret që lënda për Ligjin për gjuhët të zgjidhet vitin e ardhshëm, duke cekur se askush nukl duhet të shohë rrezik sepse "as nuk japin, as nuk marrin diçka", por bëhet harmonizimi i dispozitave të ligjit me Kushtetutën dhe në fund rezultati do të jetë një ligj shumë më i kirë se sa ai që e kemi për momentin. Kostadinovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për këtë lëndë në konferencën vjetore për shtyp, tha se e ndjekë një "kombinim i jashtëzakonshëm rrethanash" dhe se për fat të keq dy mbledhje përgatitore ishin nshtyrë dhe që të dyjat, siç theksoi, për arsye objektive.

Shkup  - Pres që në gjysmën e parë të vitit 2026 të kemi parking më të mirë në rerthin e Qendrës klinike, infrasatrukturë në shtet, do të thotë plotësisht smart parking, gjithashtu edhe garazhë në kate. Do të ketë vende të mjaftueshme parkingi për të punësuarit, pacientët dhe të gjithë të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e asaj infrastrukture në Qendrën klinike, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Theksoi se sot ka apsur takim me drejtorin e ri të Ndërmarrjes publike "Parkingu i qytetit", Vlladimir Kronevski dhe janëd akorduar për dinamikën e punës. "Përfunduan procedurat administrative. Pritet deri nga mesi i javës së ardhshme në Gazetën zyrtare të definohen ato parcela prë të cilat kaloi elaborati. Pas kësaj nuk kemi kurfarë procedure, vetëm duhet të kemi konferencë për shtyp me drejtorin, të nënshkruhet marrëveshja dhe të fillohet me punë", shtoi Aliu duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Shkup  - Kuvendi sot mbajti vazhdime të tre mbledhjeve plenare, në kuadër të të cilave miratoi disa ligje. Në kuadër të Mbledhjes së 75-të, Kuvendi i miratoi Propozim ligjin për ratifikim të Protokollit 7 për zgjidhje të kontesteve të Marrëveshjes për ndryshim dhe inkuadrim drejt Marrëveshjes qendroro-evropiane për tregti të lirë, Propozim ligjin për detyrim të RMV-së me kredi tek Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim rreth Marrëveshjes për kredi për financim të projektit "Ripërtëritje të auto-parkut ngarkues" të Hekurudhave të RMV-Transporti SHA Shkup, Propozim ligjin për ndryshime të Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, të gjithë në procedurë të shkurtuar, Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për medikamentet dhe mjetet mjekësore, Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontribute nga sigurimet e detyruara sociale,Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për nëpunës administrative, Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për shërbimet pagesore dhe sisteme pagesore, në procedurë të shkurtuar. Kuvendi e përfundoi debatin me kalim të thjeshtë për Strategjinë e reviduar fiskale të RMV-së për periudhën 2026-2030.

Shkup - Sfida të mëdha në vitin 2025 kishte në sistemin shëndetësor, vlerlsoi sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu pas takimit me gazetarët. Ai deklaroi se disa projekte janë në vijim ose në fazë përfundimtare në institucionet publike shëndetësore, ndërsa do të zbatohen edhe projekte të reja në vitin 2026. Më konkretisht, ai u ndal te pesë shtyllat mbi të cilat bazohet sistemi shëndetësor, në aspektin e infrastrukturës, pajisjeve të reja, digjitalizimit, rregullativës ligjore dhe burimeve njerëzore me të cilat disponojnë institucionet publike shëndetësore. "Sistemi shëndetësor kudo përballet me sfida. Që nga marrja e detyrës si ministër i Shëndetësisë, në muajin e parë e gjysmë fillimisht kemi bërë një skanim të gjendjeve, ndërsa tashmë, në fund të vitit, kemi një bazë të dhënash të sistemit shëndetësor. Për herë të parë deri më tani kemi një bazë të burimeve njerëzore, ndërsa së shpejti do të kemi edhe bazë të infrastrukturës dhe teknologjive që kanë të bëjnë me sistemin shëndetësor. Nga aspekti i ligjeve, sfidat ishin të mëdha dhe 12 ligje tashmë janë në proces shqyrtimi dhe ndryshimi, ndërsa po punojmë edhe në 2 ligje të reja që deri më tani nuk kanë ekzistuar, por që proceset kërkojnë t’i kemi. Vlerësoj se deri në fund të muajit shkurt të gjitha ligjet do të përfundojnë dhe për to do të informojmë më në detaje, theksoi ministri Aliu.

Shkup  - Një nga zgjidhet për qendër të re klinike në Shkup është Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori", për shkak se ka ndërtim të fortë dhe i plotëson të gjitha kushtet që duhet t'i ketë një institucion, infrastruktura lidhet me dy bulevarde dhe gjëja më e rëndësishme është hapësira e lirë e infrastrukturës së re, tha sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu pas takimit me gazetarët. Ai theksoi se definitivisht nevojitet një qendër e re klinike, sepse kujdesi shëndetësor terciar është kulmi i shërbimeve shëndetësore në çdo shtet. "Këtu përveç shërbimeve shëndetësore lidhet edhe komponenta e teknologjive të reja, metodologji e re dhe qasje e re drejt kushteve në shëndetësi. Prandaj vazhdojmë me idenë se duhet të ketë qendër të re klinike. Ekspertët bëjnë kornizë kohore dhe financiare. Korniza kohore na duhet, sepse disa vite flitet dhe duam me të vërtetë shpejtë të arrijmë në një qendër të re klinike dhe sa do të kushtojë. Njëra nga zgjidhet është SPQ "8 Shtatori". Vlerësoj se më shpejtë dhe më lirë do të arrijmë në një qendër të re klinike. Ekspertët do të thonë se ku duhet të investojmë. Në kuartalin e parë të vitit 2026 do ta kuptojmë se ku do të investohet për një qendër të re klinike", theksoi Aliu.

Shkup - Badenteri është mekanizëm shumë i dobishëm dhe i shëndetshëm për shtetin dhe shoqërinë, por vetëm në organin politik si Kuvendi dhe gjithkund tjetër ku do të parashikohet krijon anomali, konsideron kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe theksoi se nëse kjo ndodh në një organ si Gjykata Kushtetuese "qyetarët në të njejtën kohë mund të harrojnë në shtetin juridik dhe lirisht t'ia vënë çelësin dhe ta mbyllin këtë institucion".    Kostadinovski, duke përgjigjur në pyetjen e gazetarlve për angazhimet e BDI-së për Badenterin në Gjykatën Kushtetuese, në konferencën e sotme për shtyp, tha se Gjykata Kushtetuese nuk guxon të vihet në situatë që "të jenë vendimtare argumentet ligjore dhe kushtetuese, por ato etnike".

 Shkup  - Guvernatori i Bankës Popullore Trajko Slaveski, përmes një postimi në Tuiter informoi se rezervat valutore të vendit janë në një nivel jashtëzakonisht të qëndrueshëm dhe të sigurt, që përfaqëson një bazë të fortë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. "Rezervat valutore janë më të larta për rreth 50 për qind krahasuar me vitin 2019 dhe arrijnë në afërsisht 4.9 miliardë euro. Ky është një nivel i rehatshëm që garanton stabilitetin e kursit të këmbimit dhe ofron hapësirë ​​për ndërhyrje nëse është e nevojshme", theksoi Sllaveski. Ai kujtoi se gjatë pandemisë, një pjesë e rezervave valutore u përdorën përmes ndërhyrjeve në tregun valutor, por në periudhën pasuese ato u kompensuan plotësisht.

Shkup - Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, përmes një postimi në Tuiter informoi se bankat e mëdha kanë ndërmarrë një hap të parë të rëndësishëm drejt uljes së provizioneve bankare.  "Bankat e mëdha jo vetëm që kanë ulur ptovizionet në shumën e uljes së të dhënave, por i kanë ulur edhe për 15, 20, madje edhe 30 për qind, duke hequr dorë nga një pjesë e të ardhurave të tyre. Ekziston një tendencë e qartë për të ulur provizionet", theksoi guvernatori Sllaveski.  Njëkohësisht, ai paralajmëroi se së shpejti pritet të miratohen ndryshimet në Ligjin për Shërbimet e Pagesave, të cilat do të zgjerojnë ndjeshëm funksionet e llogarisë bazë të pagesave, në interes të qytetarëve.

Shkup - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në konferencën vjetore për shtyp për punën e Gjykatës Kushtetuese vitin e kaluar e vlerësoi si efikase dhe transparente, duke theksuar se në kushte të proceseve dinamike politike shoqërore Gjykata Kushtetuese edhe kraha presioneve dhe ndikimeve ka mbetur shtyllë e fuqishme e shtetit juridik dhe mbrojtës i Kushtetututës. Gjykata Kushtetuese, sipas Kostadinovskit i është përgjigjur detyrës  së besuar në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme. "Ndryshe nga konformizmi i përbërjeve të mëparshme, kjo përbërje e Gjykatës ka treguar aktivizëm gjyqësor. Nuk priti që dikush tjetër ta përfundojë punën e saj, ne prezantuam dhe zbatuam reforma të rëndësishme. Gjykata ka treguar përmes punës së saj se drejtësia nuk duhet të presë", tha Kostadinovski.

Prishtinë - Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës njofton se për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës,  të cilat do të mbahen të dielën më 28 dhjetor 2025, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor. "Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor,  me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje”, thuhet në njoftim.  Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

Prishtinë -  Të dielën në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas disa muajsh negociatash të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Parlamentit dhe për të formuar Qeverinë, ndërsa gjëja e vetmja për të cilën partitë thellësisht të ndara të Kosovës kanë arritur më në fund të bien dakord për t'i dhënë fund ngërçit janë zgjedhjet e reja. Zgjedhjet, sipas modelit proporcional, zgjedhin 120 anëtarë të Kuvendit të Kosovës për një mandat katërvjeçar, kurse 20 mandate janë të rezervuara për anëtarët e komuniteteve pakicë, dhjetë prej të cilave janë për komunitetin serb.

Остани поврзан