• вторник, 30 декември 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 29 dhjetor/ 2025

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do ta vizitojë Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë pranë Qendrës Klinike "Nëna Terezë", ku do të përmbyllet procesi i rikonstruktimit dhe furnizimit me pajisje të reja për klinikën.

Shkup - Kuvendi sot duhet ta shqyrtojë propozimin e plotësuar të Ligjit për Këshillin gjyqësor në lexim të dytë. Qëllimi kryesor i ndryshimeve ligjore është t'i mënjanojnë dobësitë e konstatuara deri më tani në kornizën e përhershme juridike dhe të sigurojnë Këshill gjyqësor më funksional, transparent dhe llogaridhënës.

Shkup - Komisioni i Kuvendit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor sot do të mbajë seancë në të cilën në rend dite janë planet financiare të Radio-televizionit të Maqedonisë për vitin 2025 dhe 2026.

Shkup - Në Gjykatën në Idrizovë pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan. Në seancën e sotme është paraparë dëshmia e përfaqësuesve ligjorë të palëve të dëmtuara në rastin. Në seancën e kaluar me kërkesë të prokurorisë, dëshmoi pronari i një punishteje të vendosur pranë diskotekës i cili foli për rinovimin e "Puls" nga perspektiva e tij si fqinj i objektit, natën tragjike kur objekti u përfshi nga zjarri.

Shkup - Pa rrymë sot nga ora 08:30 deri në 15 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës 27 në Belimbegovë dhe nga ora 09:00 deri në 15:00 shfrytëzuesit e rrugës 2 në fshatin Kadino, drejt Kishës Shën Ilija në komunën Ilinden.

Prishtinë - Partia e kryeministrit Albin Kurti fitoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë, ndërsa rezultatet paraprake zyrtare sugjerojnë se ai ka fituar afër 50 për qind të votave, duke ndërpre kështu krizën politike që paralizoi vendin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur se "Vetëvendosje" ka fituar 49.79 për qind të votave pasi fletëvotimet u numëruan në rreth 95 për qind të qendrave të votimit. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) u rreshtuan në vendin e dytë dhe të tretë me 21.18 për qind dhe 13.77 për qind", shtoi komisioni.

Meksiko Siti - Të paktën 13 persona humbën jetën kur një tren me 250 udhëtarë doli nga binaret në shtetin federal jugor Oahaka, njoftuan autoritetet meksikane. Marina meksikane në kumtesë citoi se 13 persona kanë humbur jetën në aksident, ndërsa 98 u lënduan, nga të cilët 36 persona janë në trajtim spitalor.

Pekin - Pekini filloi stërvitje ushtarake të përmasave të mëdha rreth ishullit të Tajvanit, lajmëroi sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve Sinhua, duke iu referuar ushtrisë kineze. Nën emrin kodues "Misioni Drejtësi 2025" (Justice Mission 2025), stërvitjet kryhen në zonat detare dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit. Këto janë stërvitje e para të mëdha ushtarake në afërsi të Tajvanit nga prilli i vitit të kaluar.

Shkup - Moti sot do të jetë i kfjellët dhe shumë i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus nëntë deri minus dy, ndërsa maksimalja do të arrijë prej pesë deri 12 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior.

Остани поврзан