• петок, 20 февруари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/15 janar/2026

Shkup - Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Suzana Joshevska-Anastasovska dhe Arlinda Kadri Shahinoviq, sot në Kuvend do të japin deklaratë solemne para kryetari tët Kuvndit, Afrim Gashi. Avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska, së bashku me pedagogen Arlinda Kadri-Shahinoviq, pardje në Kuvend u zgjodhën anëtare të Këshillit Gjyqësor me propozim të presidentes Gordana Siljanovska Davkova. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në elaborimin në Kuvend, theksoi se gjatë përzgjedhjes së kandidatëve është prirur nga profesionalizmi, kompetenca e tyre, si dhe nga kredibiliteti profesional dhe personal.

Shkup  - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje katër komisione - Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Komisioni për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni juridik-Ligjvënës. Para anëtarëve të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike është Propozim-ligji për ndërprerjen e vlerës së Ligjit për marrëveshje jashtë gjyqësore, në lexim të dytë. Në Komisionin për politikë sociale, demografi dhe rini janë Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për regjistrin e sigurimit të obligueshëm social dhe Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me invaliditet, të dyja në lexim të dytë.

Shkup - Në vend sot do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 6 deri në minus 1, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri në 14 gradë. Në Shkup, në orët e mëngjesit në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i qetë me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të bie në minus 5, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

 Shkup  - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri në 100 metra në aksin rrugor Shkup - Tetovë. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu. NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

 Shkup  - Pa energji elektrike sot nga ora 09:00 deri në orën 12:00, do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës 1550, vendi i quajtur Geriz në zonën industriale Vizbego, Komuna e Butelit, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 14:00, konsumatorët e rrugës "Stojna Stevkova", si dhe disa nga konsumatorët e rrugës 393 në Çair, njofton QRMK - Shkup. Energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:30 nuk do të kenë edhe një pjesë e konsumatorëve  të rrugës "Blazhe Birinçeto" në Komunën e Karposhit.

Bruksel  - Anëtarët e Komisionit Evropian, të udhëhequr nga kryetarja Ursula fon der Lajen, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë në Qipro, e cila është kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së. Sipas njoftimit, është parashikuar Kolexhi i komisarëve të mbajë takim me Qeverinë e Qipros me qëllim të përforcimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve përmes takimeve dhe diskutimeve në nivel të lartë për çështjet politike kyçe nga interesi i ndërsjellë edhe për Komisionin dhe Këshillin e BE-së.

Bruksel  - Parlamenti Evropian qëndron fuqishëm në mbështetjen e multilateralizmit dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe çdo përpjekje për minim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Danimarkës dhe Grenlandës e konsideron  si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, citohet në deklaratën e përbashkët të Konferencës së kryetarëve të PE-së. "Parlamenti Evropian i bën thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian ta definojnë mbështetjen konkrete për Grenlandën dhe Danimarkën, duke i respektuar parimet dhe të drejtën e BE-së, të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e NATO-s, shtohet në deklaratën e Konferencës së kryetarëve, që e përbëjnë kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla dhe liderët e tetë grupeve të deputetëve në PE.

Damask  - Armata siriane paralajmëroi se sot do të hapë një korridor për evakuimin e civilëve nga rajoni në krahinën Alepo pasi që është intensifikuar përleshja mes forcave qeveritare dhe atyre kurde në Alepo. Civilët do të mund të evakuohen përmes "korridorit humanitar" prej orës nëntë deri në 17. Evakuimi i civilëve mund të interprohet edhe si paralajmërim i forcave siriane për ofensivë ndaj qyteteve Deir Hafer dhe Maskana dhe zonat përreth, rreth 60 kilometra në lindje të qytetit Alepo.

 Pekin - Shefi i diplomacisë kineze Vang Ji, në një takim me homologen kanadeze Anita Anand, theksoi se Pekini është gati për thellimin e bashkëpunimit me Otavën. "Kina është gati të forcojë komunikimin me Kanadanë, të promovojë besimin e ndërsjellë, të eliminojë pengesat dhe të thellojë bashkëpunimin", tha Vangu. Sipas tij, kjo do të kontribuojë në marrëdhënie dypalëshe të qëndrueshme, domethënëse dhe të qëndrueshme.

Teheran  - Hapësira ajrore iraniane është rihapur pasi ka qenë e mbyllur për gati pesë orë, duke shkaktuar anulimin, vonesën ose devijimin e një numri të madh fluturimesh. Irani dje e mbylli hapësirën e tij ajrore, përveç fluturimeve ndërkombëtare, të cilat mund të realozoheshin vetëm me leje zyrtare.  Që nga dje, një numër vendesh i kanë paralajmëruar qytetarët e tyre të shmangin udhëtimet për në Iran ose të largohen menjëherë nga vendi. 

 Uashington  - Presidenti i ShBA-së Donald Trampi në intervistën e djeshme për   agjencinë e lajmeve Rojters deklaroi se Ukraina, e jo Rusia, po e ngadalëson mundësinë për një marrëveshjeje paqeje. Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putini është gati t'i japë fund pushtimit gati katërvjeçar të Ukrainës, ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është më i rezervuar. "Mendoj se (Putini) është gati të bëjë një marrëveshje. Mendoj se Ukraina është më pak e gatshme të bëjë një marrëveshje", tha Trampi.

Albasete - Real Madridi ka humbur nga Albasete me 3:2 në të tetën e finales të Kupës së mbretit. Ndeshja u luajt mbrëmë në stadiumin "Karlos Belmonte" në Albasete. Pas barazimit 1:1 në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 82-të me anë të Hefte Betankurt. Gonzalo Garsia barazoi në kohën shtesë, ndërsa Betankurt siguroi fitoren e Albasetes në minutën e 90+4-të. Kjo është një befasi e madhe duke pasur parasysh qël Albasete është e 17-ta në ligën e dytë të Spanjës, ndërsa Reali i pari në La Ligë.

Остани поврзан