• вторник, 30 декември 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 29 dhjetor/ 2025

 

Shkup – Rikonstruimi i tre laboratorëve dhe pllajës para hyrjes, furnizimi i pajisjes bashkëkohore, edukimi i mjekëve dhe mamive janë vetëm një pjesë e projekteve të realizuara në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në kuadër të procesit të rikonstruimit dhe furnizimit të pajisjes së re. Në promovimin morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe drejtoresha e Klinikës, Irena Aleksioska Papestiev. Kryeministri Mickoski deklaroi se për rinovimin e Klinikës, ishin investuar 34-35 milionë denarë, ndërsa për pajisje 75 milionë denarë ose gjithsej 110 milionë denarë. 

Shkup - Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 165-të njëzëri i miratoi vendimet për përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura lokale të planifikuara për 11 janar 2026 në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushe. Në seancë, KSHZ miratoi edhe raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të vitit 2025, të cilin duhet ta dorëzojë në Kuvend.

Shkup - Qeveria dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) për remediacionin e deponisë së vogël të kontaminuar me lindan, e vendosur në ish-fabrikën OHIS në Shkup. Me këtë marrëveshje rikonfirmohet përkushtimi i përbashkët i institucioneve kombëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë për zgjidhjen e një prej pikave më komplekse ekologjike në vend.

Shkup -  Maqedonia siguroi 13.56 milionë euro grant mjete shtesë në kuadër të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja e grantit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Botërore, e cila vepron si institucioni kryesor financiar për Kornizën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor – Programi i transportit të sigurt dhe të qëndrueshëm, u nënshkrua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Karol Mezhevan, informoi Ministria e Financave. 

Shkup - Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ia shqiptoi dënimin me burg në kohëzgjatje prej 11 viteve 25-vjeçarit Faton Luri,  i akuzuar se më 1 korrik të këtij viti, përgjatë shtegut për këmbësorë në bregun e Vardarit, duke vozitur motoçikletën “Kavasaki” pa leje drejtimi, ka shkelur 68-vjeçarin Jugosllav Nikollovski dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për parkingun në Qendrën Klinike, tha se diku deri nga maji "do të kemi parking që do të jetë krejtësisht i ri me infrastrukturë 'smart'. 

Shkup - Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri rriten për gjysmë denari që nga mesnata e mbrëmshme, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE). 

Shkup - LAMM informon se prej orës 15 VK Evzoni (Bogorodicë) dhe VK Niki (Mexhitlia) janë lëshuar për qarkullim të të gjitha llojeve të veturave. fc/

Gostivar - Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga VLEN, Nevzat Bejta, në konferencën e sotme për shtyp akuzoi udhëheqësinë e qeverisjes së mëparshme lokale për keqpërdorim të 450 mijë eurove të shpenzuara për furnizime publike.

Tiranë - Qyteti i njohur bregdetar i Vlorës, për të pestën ditë është pa ujë të pijshëm, gjë që ka revoltuar banorët të cilët protestuan para ndërtesës së komunës duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme të problemit. 

Ankara - Për shkak të motit të keq me borë, në 14 provinca turke janë mbyllur shkollat.

Gjenevë - SHBA-ja sot kumtoi se do të ndajë dy miliardë dollarë për Kombet e Bashkuara për ndihmë humanitare.

Madrid - Të paktën tre persona kanë vdekur në përmbytjet që goditën rajonin autonom spanjoll të Andaluzisë. 

Bruksel- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të djeshme, në të cilat populli i Kosovës ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar, demonstruan angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike, ku pjesëmarrja aktive e të gjitha bashkësive dhe partive të tyre politike në procesin zgjedhor ishte e dukshme, theksohet në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas dhe komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos.

Gazë– Krahu ushtarak i Hamasit (Brigadat Izedin al Kasam) sot në Telegram konfirmoi se zëdhënësi i tyre Abu Ubaida dhe lideri i lëvizjes palestineze islamike në Rripin e Gazës, Mohamed Sinvar, janë vrarë gjatë këtij viti.

Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin sot deklaroi se forcat ruse po përparojnë me besim përgjatë gjithë vijës së frontit në Ukrainë, veçanërisht në rajonet Donbas, Zaporizhje dhe Herson. 

Остани поврзан