15:00/29 dhjetor/2025
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve e përsëriti qëndrimin e Qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale. "Qëndrimin tonë lidhur me pagën minimale e kemi thënë, do t apërsëris, ne si Qeveri na konvenon rritja e pagës minimale, sepse do të kemi të ardhura më të mëdha në buxhet. Ne jemi punëdhënës i 100 000 të punësuarve, ndërsa shteti ka 705 000 të punësuar. Do të thotë ata 600 000 do të viojnë tek ne. Nëse shohim në mënyrë egoiste, atëherë mund të themi prej nesër të rritet, por ne themi, ne jemi Qeveri e cila në kuadër të dialogut social ndërmjetësin mes punëdhënësve dhe punëtorëve. Kështu që seciln marrëveshje që do ta arrijnë ata, qëndrojmë në meneidmin se ne si Qeveri do ta mbështesim. Kështu që nuk dop të kisha shumë për të shtuar", tha Mickoski pas vizitës në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë pranë Qendrës klinike "Nëna Terezë".
Shkup - Kryeministri i Qeverisë, Hristian Mickoski, sot para mediave theksoi se Qeveria vazhdimisht punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës dhe për një barazi më të madhe në shpërndarjen e të ardhurave te popullata. Gjatë vizitës së sotme në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai u ndal edhe te të dhënat e fundit statistikore për varfërinë në vend. Duke folur për shkallën e varfërisë dhe të ashtuquajturin "indeksi Gini", kryeministri tha se ky tregues, i cili tregon nivelin e shpërndarjes së të ardhurave te popullata, në vitin 2024 ka qenë më i ulët krahasuar me vitin paraprak dhe, në një vështrim më të gjerë, më i favorshmi gjatë katër viteve të fundit.
Shkup - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 79-të plenare me 73 vota "pro" dhe një "të përmbajtur", ka miratuar Ligjin për Këshillin gjyqësor. Qëllimi kryesor i ndryshimeve ligjore është eliminimi i dobësive të identifikuara deri më tani në kornizën ligjore ekzistuese dhe sigurimi i një Këshilli gjyqësor më funksional, transparent dhe llogaridhënës.
Shkup - Në arsim do të vazhdojnë investimet në vitin 2026 ku planifikohen 166 në infrastrukturë, do të ketë buxhet më të madh për shkencë, në mars rritje të pagave të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm mes 7,5 dhe 10 për qind, ndryshime të mëdha në arsimin e mesëm profesional, koncept i ri i maturës shtetorore me dy lloje - gjimnaz dhe profesional, ligje të reja për arsimin e lartë. Në takim me gazetarët sot ministrja kompetente Vesna Janevska tha se procesi po shkon mirë dhe është e kënaqur që fillon të realizohet ajo që duhej më parë.
Shkup - Eurobondi i cili është parashikuar të emitohet në tregun ndërkombëtar vitin e ardhshëm do të ndahen në dy pjesë nga 500 milionë euro me afat të ndryshëm të maturimit. Këtë e kumtoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në takimin e sotëm me gazetarët, në të cilën potencoi se qëllimi i emetimit të Eurobondit në dy pjesë me afate maturimi në kohë të ndryshme ishte që të ruajë stabilitetin e financave publike në planin afatgjatë dhe të sigurojë likuiditet për të shërbyer detyrimet që po maturohen.
Shkup – Është publikuar Konkursi për ndarjen e çmimit shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2026, me të cilin jepet mirënjohje shoqërore për realizime veçanërisht të rëndësishme me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut në lëmin e shkencës. Siç është bërë e ditur në Konkursin e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, çmimi në vitin 2026 ndahet për libër ose vepër shkencore të publikuar në vitin 2025.
Shkup - Komisioni i Kuvendit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor i miratoi pikat e lidhura me planet financiare dhe programet e investimeve të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Televizioni i Maqedonisë (TVM) dhe do t'u dorëzohen deputetëve për procedurë të mëtejshme. Kryetari i Këshillit Programues të TVM-së Davor Pashovski para Komisionit e arsyetoi ribalancin e planit financiar për vitin 2025, i cili del nga shkurtimi i buxhetit për 80 milionë denarë. Me ndryshimet, bëhet harmonizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve.
Shkup - Zëvendëskryetari i RMV-së Arben Fetai, e cilësoi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje si fitore plebishitare plotësisht të merituar nga populli siç shkruan ai liridashës i Kosovës. Në urimin e tij në Fejsbuk ai thekson se është i bindur se ky mandat i fuqishëm do të shndërrohet në punë të guximshme, vendime të drejta dhe rezultate të prekshme që do të forcojnë shtetin dhe do të përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Shkup - Me dëgjimin e dëshmitarëve, përfaqësuesit ligjorë të të dëmtuarve sot në sallën gjyqësore në Idrizovë pranë Gjykatës themelore penale Shkup vazhdoi gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan", ku jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. E para dëshmoi nëna e 24-vjeçarit të ndjerë, Andrej, e cila mes lotësh iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë. Para asaj nate të kobshme, tha se ishin një familje mesatare normale, ndërsa tani vetëm mbijetojnë.
Shkup - Nën ndikimin e masës ajrore të ftohtë, të mërkurën do të fryjë erë e fortë deri e përforcuar nga drejtimi verior, gjë që do të ndikojë që temperaturat ditore në shumë vende të mbeten nën zero, njofton DPHM. Të enjten do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore, ndërsa të premten era do të ndryshojë kahe në atë jugor dhe do të ketë kushte për reshje të lehta të shiut dhe borës nëpër male.
Tiranë - Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, plotësisht amnistohen nga dënimet e tyre me burg 380 persona, ndërsa 900 të tjerëve ulje dënimi. Kjo, siç thuhet në shpjegim, si pjesë e politikës moderne penale, e cila ka për qëllim rehabilitimin, uljen e mbipopullimit të burgjeve dhe përforcimin e sigurisë afatgjatë, është "i cili inspirohet nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane".
Athinë - Bujqit grek në vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë, edhe sot si dy ditë më parë, e kanë bllokuar komunikacionin për të gjitha automjetet për hyrje dhe dalje nga Greqia në periudhën prej orën 11 deri në orën 15 sipas orës së Maqedonisë (12 deri 16 sipas kohës greke) dhe nga ora 17 deri 21 (nga ora 18 deri 22 sipas kohës lokale), njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ankara - Gjatë operacionit antiterrorist në krahinën turke Jallova kundër pjesëtarëve të Shtetit islamik jetën e humbën tre policë, ndërsa nëntë janë lënduar. Militantët sot në mëngjes hapën zjarr derisa policët janë afruar drejt shtëpisë ku kanë qenë pjesëtarët e SHI-së. Në këmbimin e zjarrit jetën e humbën gjashtë pjesëtarë të SHI-së. Në aksionin antiterrorist ishin përfshirë edhe forcat speciale nga provinca fqinje e Bursës. Për shkak të incidentit të armatosur janë mbyllur pesë shkolla.
Bruksel - Automjetet me naftë që i përmbushin standardet Euro 5 dhe automjeteve me benzinë që përmbushin standardet Euro 2, nga 1 janari i vitit 2026, do t’u ndalohet lëvizja në rajonin e Brukselit, njoftoi Agjencia Rajonale e Mjedisit Jetësor të Brukselit. Agjencia informoi edhe se për ndalim të tillë do të dërgojë letra paralajmëruese pronarëve të automjeteve që nuk janë në përputhje me rregullat, duke i kujtuar se do të përmballen me një gjobë prej 350 urosh nëse e shkelin ndalimin dy herë brenda një periudhe prej tre muajsh.
Kiev – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sot se draft- korniza e paqes për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës parashikon garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën për një periudhë prej 15 vitesh, por se ai i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Tramp garanci sigurie për një periudhë deri në 50 vjet.
Moskë - Nëse Ukraina dëshiron paqe duhet t'i tërheqë ushtarët e vet nga disa pjesë të Donbasit, nëse nuk arrihet paqja do të humbë akoma më shumë territor, kumtoi sot Kremlini. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dje bisedoi me kolegun amerikan Donald Tramp, para takimit të tij me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.