• понеделник, 29 декември 2025
MIA Flesh

15:00/27 dhjetor/2025/

Shkup - Në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec, sot tradicionalisht do të mbahen dy aktivitete para Vitit të Ri, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës: lidhje video-konferenciale me paqeruajtësit e vendit, në prani të anëtarëve të familjeve të tyre dhe ndarje e dhuratave për fëmijët e pjesëtarëve të Armatës, dërguar në misione paqësore.

Shkup - Për shkak të mjegullës sot në mëngjes, në qafën malore Pletvar dukshmëria është ulur deri 50 metra, ndërsa në Krushevë deri 30 metra.

Shkup - Tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane është ndier mbrëmë në Ohër dhe rrethinë. Tërmeti ishte me manjitudë të Rihterit prej 2,2 , ndërsa është ndier në orën 03:18.

Shkup - Një banor 46-vjeçar i Kavadarit është dënuar me një vit burg për shkak se me automobilin e tij e ka goditur një nëpunës policor i cili ka dashur ta legjitimojë.

Athinë - Mes 3, 6 dhe 7 për qind është më e shtrenjtë tryeza festive në Greqi në krahasim me vitin e kaluar, por megjitatë, grekët, së paku ata me të cilët bisedoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, nuk lejojnë ky shtrenjtim i çmimeve t'u ndikojë dhe t'ua prishë disponimin festiv.

Athinë - Bujqit grekë e mbyllën vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë për hyrje dhe dalje nga Greqia për qarkullim të të gjitha automjeteve deri në orën 16 sipas kohës greke, përkatësisht orës 15 sipas kohës sonë, ndërsa për pasdite është planifikuar bllokada e dytë katërorëshe prej orës 18 sipas kohës lokale, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Falë marrëveshjeve për tregti të lirë që Bashkimi Evropian i bëri me partnerë të tretë, në tryezat festive të këtij viti të evropianëve u gjetën disa produkte ushqimore me çmime më të ulëta.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot do të bisedojë me telefon me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe me liderë të tjerë evropianë, deklaroi zëdhënësi i KE-së.

Kiev - Para takimit të planifikuar me presidentin amerikan, Donald Tramp, lideri ukrainas, Volodimir Zelenski bisedoi për hapat e tij të ardhshëm me kancelarin gjerman, Fridrih Merc, kumtoi DPA.

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp në prag të takimit të nesërm të pritur me Volodimir Zelenskin, i cili duhet ta prezantojë planin ukrainas për arritje të paqes, për Politiko deklaroi se presidenti ukrainas "nuk ka asgjë përderisa ai nuk e miraton atë".

Nju-Jork - Qindra fluturime janë anuluar për shkak të stuhisë së borës që i kaploi Nju-Jorkun dhe Nju-Xhersin dhe pjesën më të madhe të shteteve verilindore të SHBA-së.

Tokio - Dy persona e humbën jetën, ndërsa 26 janë lënduar në një ndeshje ku morën pjesë mbi 50 automjete në rrugën në prefekturën Gunma, në veriperëndim të Tokios, kumtoi sot policia japoneze.

Остани поврзан