15:00/7 janar/2026/
Shkup - Të krishterët ortodoksë në vend sot e festojnë Lindjen e Krishtit-Krishtlindjen. Në të gjithë tempujt e Kishës ortodokse maqedonase sot në mëngjes po mbahen liturgji rasti. Shënimi qendror është në Kishën kryesore "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, ku arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefani do të mbajë liturgji të Shën Vasilit të Madh.
Shkup - Kur sot vazhdimisht dëgjomë Krishti u lind, me të vërtetë u lind, kjo nuk është vetëm një deklaratë e zakonshme, por është një përkujtim i thellë për veten, për të më afërmit, për shtetin, për të krishterët se kjo deklaratë ka peshë të thellë dhe rëndësi të madhe. Do të thotë se duhet të përkujtohemi për atë që e nënkupton, ndërkaq nënkupton gatishmëri dhe aftësi dhe dëshirë që ta zgjojmë brenda vetes njerëzoren, ndërkaq njerëzorja çdoherë është e lidhur me dritën, me mirësinë, me shpresën apo nëse akoma më mirë mund të sqarohet, të zgjohet brenda nesh hyjnorja.
Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me rastin e festës së Krishtlindjes, u dërgoi urim qytetarëve të besimit ortodoks.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot u dërgoi urim të krishterëve ortodoksë të cilët e festojnë Lindjen e Krishtit - Krishtlindjen.
Shkup - Po konfirmohen tezat se kërkesa që bullgarët të jenë në Kushtetutë nuk është kërkesa e vetme që e kanë ata,, por ridefinim të plotë të identitetit maqedonas, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski pas liturgjisë së Krishtlindjess në Kishën kryesore në Shkup, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çëhstjeve Evropiane, Bekim Sali dërgoi urim me rastin e festës së madhe - Krishtlindjes, me dëshsira për paqe, shëndet dhe mirëqenie.
Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko FIlipçe dërgoi urim me rastin e festës së madhe krishtere - Krishtlindjes, duke u dëshiuar besimtarëve festa të qeta dhe të lumtura.
Shkup - Temperatura më e ulët sot në mëngjes në vendin tonë, 0 gradë është matur në Kodër të Diellit, kumtoi DPHM. Vijojnë Llazaropole dhe Hanet e Mavrovës me 2 gradë, 4 Krushevë, 5 Shkup-Petrovec, Pretor, Pozharan, Topollçani, 6 Shkup-Zajçev Rid, Berovë, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, Gjurishte, 7 Kumanovë, Ohër, Manastir, 8 Vinicë, Kavadar, 9 Veles, Strumicë, Shtip dhe 10 gradë Celsius në Gjevgjeli dhe në Demir Kapi.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, informojnë sot nga NP "Rrugët e Maqedonisë".
Shkup - Moti sot është kryesisht me vranësira, ndërsa vende-vende edh eme mjegull dhe me reshje të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme, përkatësisht mbi 25 l/m², posaçërisht pasdite dhe gjatë natës. Në male reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë e përforciuar nga drejtimi jugor që do të arrijë mbi 60 km/h. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 10 deri 16 gradë.
Paris - I dërguari i posaçëm amerikan, Stiv Uitkof deklaroi se SHBA-ja dhe aleatët e Ukrainës nga i ashtuquajturi "Koalicioni i të përgatiturve" kanë arritur përparim të konsiderueshëm në negociatat për çështje kyçe lidhur me sigurinë dhe rikuperimin ekonomik të Ukrainës.
Uashington - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko RUbio mbrëmë mori pjesë në takimin telefonik konferencial me ministrat e jashtëm të vendeve të G7-shit, organizuar nga Franca, ku u bisedua për Venezuelën dhe Ukrianën.
Uashington - Venezuela do të transferojë mes 30 dhe 50 milionë fuçi naftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Donalld Tramp. Deklarata pason pasi që gjatë fundjavës u rrëzua nga pushteti lideri i Venezuelës Nikollas Maduro dhe u dërgua në SHBA nga ana e forcave amerikane.