• недела, 11 јануари 2026
MIA Flesh

15:00/9 janar/2026/

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në brifingun e sotëm me gazetarë e përsëriti qëndrimin se nuk do të marrin pjesë në takimin e liderëve ku do të diskutohet për heqjen e qeverisë teknike, ajo duhet të qëndrojë sepse, siç theksoi, "ajo është linja e fundit e mbrojtjes së robërimit të plotë dhe keqpërdorimit të më rëndësishmes, ndërkaq ai është vullnet i lirë i qytetarëve gjatë procesit zgjedhor".

Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se po vijon pagesa e të drejtave sociale si në vijim: shtesa e veçantë, ndihma monetare për aftësi ndryshe dhe përkujdesja nga një person tjetër për muajin dhjetor 2025.

Shkup - Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin dhjetor të vitit 2025 nuk shënojnë ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm, ndërsa çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin dhjetor të vitit 2025 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 3,5 për qind, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë. 

Shkup - Qendra republikane për menaxhim me kriza (QRMK) informon se në rajonet në vend po stabilizohet gjendja pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që e kapluan vendin këto ditë dhe shkaktuan pengesa në komunikacion.

Shkup - Reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës në viset më të ulëta dhe borë në viset më të larta dhe në male do të ketë nesër paradite, kur do të fryjë erë e matur deri e përforcuar jugore, mbi 60 kilometra në orë. Pasdite reshjet do të jenë vetëm me borë.

Tiranë – Në takimin e Komitetit Ndërministror për Emergjenca Civile, të cilin e udhëheq kryeministri Edi Rama, ishin prezantuar informacione për situatën e krijuar nga moti i ligë gjatë ditëve të fundit, si rezultat i nivelit ekstrem të lartë të reshjeve të shiut. 

Athinë  - Për gjashtë orë, duke filluar nga ora 17 sipas kohës së Maqedonisë (ora 18:00 sipas kohës lokale), fermerët grekë do të bllokojnë sot vendkalimin kufitar Evzoni me vendin tonë për hyrje dhe dalje nga Greqia, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Bllokada pritet të zgjasë deri në mesnatë sipas kohës greke, ora 23 sipas kohës së Maqedonisë, dhe si deri më tani, do të zbatohet për të gjitha llojet e automjeteve: kamionë, makina dhe autobusë. 

Sion – Pronarët e barit të famshëm “Konstellejshën” në Kran Montana, Zhak dhe Xhesika Moreti, sot u paraqitën për herë të parë para gjykatësit hetues në Sion si të dyshuar në lidhje me zjarrin nga 1 janari në të cilin humbën jetën 40 persona, në mesin e të cilëve 21 persona nën 18 vjet. 

Bruksel – Belgjika mbrëmë u kaplua nga stuhia “Goreti”, e cila solli reshje intensive të shiut dhe borës, erëra deri 100 kilometra në orë dhe ranë prej 40 deri 50 litra shi në metër katror

Paris/Londër – Evropa Veriore është goditur nga stuhia “Goreti”, ndërsa qindra mijëra amvisëri mbetën pa energji elektrike përderisa erëra të fuqishme sot e goditën Francën dhe Britaninë e Madhe. 

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se, krahas infrastrukturës së zakonshme civile dhe objekteve energjetike, një dron rus e ka dëmtuar ndërtesën e ambasadës së Katarit gjatë natës.

Gazë - Të paktën 13 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, kumtuan sot përfaqësues shëndetësorë palestinezë. Mes viktimave ka edhe të paktën një fëmijë.

Teheran - Lideri suprem fetar iranian, ajatollahu Ali Hamnei sot deklaroi se Republika islamike nuk do të dorëzohet para protestave, ndërsa për trazirat në vend i akuzoi "elementet e huaja të cilat po tentojnë ta destabilizojnë vendin".

Sana - Këshilli kalimtar jugor i Jemenit (STC) në vendin e shkatërruar nga lufta civile ka njoftuar shpërbërjen e tij, raportoi DPA.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp ka thënë se është gati të angazhohet për pjesëmarrjen e SHBA-së në mbrojtjen e ardhshme të Ukrainës si pjesë e marrëveshjes paqësore, sepse është i bindur se Rusia nuk do të përpiqet të kryejë përsëri invazion.

Остани поврзан