• недела, 11 јануари 2026
MIA Flesh

12:00/8 janar/2026

Shkup- Njerëzit në gjyqësor janë përgjithësisht njerëz të ndershëm. Ekziston një pjesë e vogël që është e kontaminuar dhe që për fat të keq kontaminon të gjithë sistemin. Këta janë kryesisht shërbëtorë të partisë, të cilët janë një replike e ish qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së dhe të cilët luftojnë ashpër që ata që i mbështetën të marrin ndonjë përfitim, pozicion etj, tha mbrëmë kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për TV Alfa.

Shkup- Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z Stefan me rastin e Krishtlindjeve ka zhvilluar takim joformal me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, ish presidentin Gjorge Ivanov dhe bashkëshorten e tij Maja Ivanova, zëvendëskryeministrin për sistem politik Lupço Dimovski, ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, drejtoreshën e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare, Olivera Trajkovska dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgeevski.

Shkup- Qendra për Menaxhim me Kriza informon se reshjet e dendura të shiut që e përfshiu vendin gjatë natës shkaktuan përmbytje, dalje nga shtrati të lumenjve dhe vështirësi në komunikacion. Problemet më të mëdha u regjistruan në rajonet Tetovë-Gostivar, Ohër-Kërçovë dhe Manastir-Prespë, ku shërbimet emergjente tashmë po ndërhyjnë.

Shkup- Numri i parapaguesve aktivë të telefonisë mobile që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar është 2.105.467, ndërsa janë realizuar 1.299.617.051 minuta kohë bisede. Parapaguesit privatë rezidencialë janë 833.089, ata postpaid rezidencialë janë 1.024.072, ndërsa ata postpaid afaristë janë 248.306, sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE).

Shkup- Në fund të dhjetorit 2025, rezervat zyrtare devizore arritën në 4.925,3 milionë euro, që është një rritje prej 63,1 milionë eurosh krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore është investuar në letra me vlerë (74.2 përqind), e ndjekur nga ari monetar (16.5 përqind) dhe valutat dhe depozitat (9.3 përqind).

Gostivar – Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, kandidati për kryetar të Komunës Gostivar, Nevzat Bejta realizoi shumë takime me banorët e vendbanimeve në pjesën lindore të komunës. Kandidati i cili mbështetet nga Koalicioni VLEN u takua me banorët e fshatit Çegran nga të cilët dëgjoi kërkesat e tyre dhe pritjet nga pushteti i ri. 

Shkup- Temperaturë më e ulët sot në mëngjes në orën 7 është matur në Kodër të Diellit, -4 gradë, ku ka edhe shtresë të borës prej 31 centimetra.  Më së shumti shi gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Krushevë, 55 litra në metër katrorë, pas çka vijojnë me 52 Ohri, 48 Pretori, 39 Hanet e Mavrovës, 35 Pozharani, 34 Kriva Pallanka, 32 Manastiri, 31 Tetova, 24 Prilepi, Topollçani, 23 Kodra e Diellit, 19 Berova, 16 Shtipi, Vinica, Strumica, 15 Velesi, 14 Shkupi – Zajçev Rid, 13 Gjurishta, 12 Shkupi – Petrovec, Pozhari – Radovishi, 8 Kavadarci, 6 Demir Kapia, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). 

Shkup- Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, tregon raporti laboratorik javor i NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi". "Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 29.12.2025 deri 02.01.2026 ka marrë 147 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 147 për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 39 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije", informuan nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. 

Athinë- Prej orës 10 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut, 11 sipas kohës lokale pritet që bujqit grekë ta mbyllin vendkalimin kufitar Niki drejt vendit tonë, ndërsa një orë më vonë edhe Evzonin, në kuadër të bllokadës 48-orëshe, gjegjësisht sot dhe nesër të bllokohet i gjithë rrjeti kombëtar rrugor, rrugët anësore dhe akset rrugore kyçe në Greqi, si dhe vendkalimet kufitare, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Kiev- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje SHBA-së ta përforcojë presionin ndaj Rusisë duke rrëmbyer udhëheqësin çeçen Ramzan Kadirov, duke ndjekur të njëjtën taktikë si me presidentin venezuelian Nikolas Maduro, duke thënë se një operacion i tillë mund të ndikojë në udhëheqjen ruse. "Ja një shembull me Maduron. Po, ata kryen një operacion. Të gjithë i panë rezultatet, e gjithë bota. E bënë shpejt. Epo, le të kryejnë një lloj operacioni mbi këtë, siç quhet, Kadirov", tha Zelenski.

Uashington- Presidenti amerikan Donald Tramp në mënyrë drastike e ka zbutur tonin ndaj kolegut të tij kolumbian, Gustavo Petro, duke thënë se të dy kanë pasur bisedë miqësore me telefon dhe se e ka ftuar liderin e këtij vendi jugoamerikan në Shtëpinë e Bardhë, njoftuan mediumet amerikane. Ishte nder i madh të bisedoj me presidentin Gustavo Petro nga Kolumbia, i cili mu paraqit për ta sqaruar situatën me drogën dhe mosmarrëveshjet tjera që i kemi", ka shkruar Tramp në profilin e tij në rrjetet sociale mbrëmë vonë.

Alepo- Luftimet po vazhdojnë ditën e dytë me radhë në qytetin verior sirian Alepo mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve kurdë. Luftimet kanë detyruar mijëra civilë ta braktisin rajonin, ndërsa katër persona e kanë humbur jetën. Dhuna më e re dhe akuzat e ndërsjella për atë se kush e ka filluar konfliktin tregojnë në thellimin e hendekut mes Damaskut dhe autoriteteve kurde, të cilat i kundërshtohen integrimit në Qeverinë qendrore.

Uashington- Dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë zjarri në një parking pranë një kishe në kryeqytetin e shtetit amerikan Juta, Solt Lejk Siti, tha policia. Sipas raporteve fillestare, tragjedia në parkingun e një tempulli të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve ndodhi vonë mbrëmë, tha një zëdhënës i policisë, duke vënë në dukje se situata është ende e paqartë.

Mineapolis- Guvernatori i shtetit Minesota ka vënë Gardën Kombëtare në gatishmëri për shkak të frikës nga trazirat pasi një agjent i agjencisë federale për emigrim - ICE dje plagosi dhe vrau një grua (37) e cila u përpoq të ikë me automobil gjatë një ndalimi në rrugë. Kryetari i Mineapolis u tha njerëzve nga ICE: "Largohuni nga ky qytet, nuk ju duam këtu".

Londër- Trajneri i përkohshëm i Çellsit, Kalum Mekfarlan e komentoi humbjen me rezultatin 2:1 mbrëmë si mysafir të Fulhami në xhiron e 21-të të Premier Ligës angleze. "Ishte ndeshje e vështirë. Kartoni kuq ishte faktor i madh, që e ndryshoi planin tonë. Do të duhet të shohim se çka ka ndodhur. Kemi luajtur mirë me përjashtim të një pjese të vogël të ndeshjes. Çellsi pati shumë mundësi dhe raste në pjesën e dytë. Çellsi meritoi pikë në këtë ndeshje. Deri në tetë minutat e fundit isha i bindur se mund të të nxjerrim barazim ose madje edhe të fitojmë", deklaroi Mekfarlan pas ndeshjes.

 

Остани поврзан