• недела, 11 јануари 2026
MIA Flesh

18:00/8 janar/2026/

Gjevgjeli - Ky do të jetë një vit i reformave ku do të përfundojnë projektet dhe do të vihen në funksion objektet, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vënies në funksion të kopshtit të ri "Luledielli" në Komunën e Gjevgjelisë.

Gjevgjeli - Ligjet nga axhenda e reformave, zgjedhja e Avokatit të Popullit, shfuqizimi i qeverisë teknike janë ndër çështjet që kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, do t'i propozojë për takimin e liderëve me njerëzit e parë të partive parlamentare më 14 janar në mesditë në Klubin e deputetëve, për të cilin do të dërgohet ftesë zyrtare sot ose nesër. Mickoski paradite në një deklaratë për media theksoi se prioriteti i tyre nuk janë zgjedhjet, por reformat dhe projektet.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot, së bashku me zëvendësministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski dhe kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov, morën pjesë në hapjen e kopshtit të ri "Luledielli" në Gjevgjeli.

Shkup - Në Klinikën Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët në Kozle çdo ditë kontrollohen deri në 250 pacientë, ndërsa në sptal janë shtruar rreth 90 fëmijë, që do të thotë se kapaciteti i spitalit është pothuajse plotësisht i mbushur. Janë shtruar në spital pacientët me komplikime nga gripi - dehidratim, pneumoni dhe bronkoobstruksione. Disa fëmijë janë gjithashtu në mbështetje me oksigjen me maskë, ndërsa pjesa tjetër është në gjendje stabile. Ka edhe foshnja të shtruar në spital me bronkiolit me RSV, deklaroi për MIA-n drejtoresha e Klinikës, Prof. Dr. Katerina Boshkovska. 

Berlin - Gjermania po përgatitet për reshje të rrëmbyeshme të borës, shi të ngrirë dhe stuhi të fuqishme, ndërsa disa pjesë të vendit tashmë janë goditur nga bora dhe ngricat.

Bejrut - Armata libaneze sot kumtoi se janë arritur qëllimet e fazës së parë të planit për çarmatim të pjesës jugore të vendit dhe premtoi se do të vazhdojëtë punojë drejt marrjes së përgjegjësisë së plotë për sigurinë dhe stabilitetin e mbarë vendit.

Остани поврзан