MIA Flesh
- Shkup - Takim për qeveri teknike nuk do të ketë, qeveria teknike duhet të mbetet sepse kjo qeveri ka treguar me veprime dhe hapa konkretë se nuk qeveris në mënyrë demokratike, deklaroi sot në një konferencë për shtyp lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, duke akuzuar se "ajo që po ndodh është një skenar për zgjedhje të parakohshme". "Qeveria teknike ishte vendosur për qeverinë e atëhershme të VMRO-DPMNE-së nuk i keqpërdor institucionet, ndërsa ne shohim në këto vite e gjysmë se asgjë nuk ka ndryshuar. Vazhduan të uzurpojnë të gjitha institucionet. E pamë këtë gjatë zgjedhjeve lokale... Sepse propozim-ligjet e miratuara në fushën e gjyqësorit nuk i ndjekin fare udhëzimet e Misionit Vlerësues të BE-së, përkundrazi, ato lejojnë keqpërdorim edhe më të madh të këtij pushteti nga institucionet gjyqësore dhe policore", deklaroi Filipçe.
15:00/7 janar/2026
Shkup - Takim për qeveri teknike nuk do të ketë, qeveria teknike duhet të mbetet sepse kjo qeveri ka treguar me veprime dhe hapa konkretë se nuk qeveris në mënyrë demokratike, deklaroi sot në një konferencë për shtyp lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, duke akuzuar se "ajo që po ndodh është një skenar për zgjedhje të parakohshme". "Qeveria teknike ishte vendosur për qeverinë e atëhershme të VMRO-DPMNE-së nuk i keqpërdor institucionet, ndërsa ne shohim në këto vite e gjysmë se asgjë nuk ka ndryshuar. Vazhduan të uzurpojnë të gjitha institucionet. E pamë këtë gjatë zgjedhjeve lokale... Sepse propozim-ligjet e miratuara në fushën e gjyqësorit nuk i ndjekin fare udhëzimet e Misionit Vlerësues të BE-së, përkundrazi, ato lejojnë keqpërdorim edhe më të madh të këtij pushteti nga institucionet gjyqësore dhe policore", deklaroi Filipçe.
Shkup - Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani, sot në konferencë për media prezantoi projektet kryesore zhvillimore që, sipas tij, synojnë transformimin e Gostivarit në një qytet modern, funksional dhe të gjelbër. “Gostivari meriton një zhvillim që reflekton energjinë, potencialin dhe dinamikën e tij urbane. Vizioni ynë është i ndërtuar mbi planifikim afatgjatë, zgjidhje moderne dhe respekt për hapësirën publike, duke e vendosur qytetarin në qendër të çdo projekti", deklaroi Limani. Ai theksoi se një nga problemet kryesore të qytetit është kaosi në qarkullim dhe mungesa e hapësirave për parkim, për çka parashikohet ndërtimi i një parkingu nëntokësor pranë Komunës së Gostivarit.
Shkup - Në periudhën nga 29 dhjetori deri më 4 janar janë regjistruar 1.725 raste të gripit ose sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 2,2 herë më shumë në krahasim me javën e kaluar kur numri i rasteve të raportuara ishte 771. Numri i rasteve të raportuara këtë javë në krahasim me të njëjtën javë të sezonit të kaluar, kur numri ishte 331, është rritur për 5,2 herë, ndërsa në krahasim me të njëjtën javë në 15 sezonet e fundit, rritja është 38,7 për qind, tregojnë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik. Drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska, deklaroi sot se në përputhje me të dhënat në Maqedoni ka intensitet të lartë të virusit të gripit me pritje për rritje të mëtutjeshme në periudhën e ardhshme. Sipas saj, kjo nuk është asgjë e re duke pasur parasysh periudhën e festave dhe tubimeve dhe është diçka që është pritur.
Shkup - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar - nëntor 2025, është 7.395.600 euro dhe shënon rritje për 2,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, megjithatë, është 10.509.900 euro, që është për 3,8 për qind më shumë se në krahasim me vitin 2024, njoftoi Enti shtetëror për statistikë. Këmbimi tregtar sipas prodhimeve, sipas Klasifikimit standard tregtar ndërkombëtar, tregon se në eksportin pjesëmarrje më të madhe ka te: katalizatorët e bartësve me metale fisnike ose komponimet e tyre, instalimet e transmetuesve për djegie e ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorët tjerë të bartësve.
Shkup – Në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar, në vend janë importuar 566,6 ton kafe në vlerë totale prej 2,463,677,171 denarë ose 39,993,684 euro. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS), në vend më shumë kafe - të pjekur ose të papjekur ose pa kafeinë; lëvore dhe lëkurë kafeje dhe zëvendësues të kafesë që përmbajnë kafe në çdo proporcion - është importuar nga Brazili (46%), Italia (18,7%) dhe Kosova (8,8%). Në Brazil, në dhjetë muajt e parë të këtij viti u importuan 261,5 ton kafe, me një çmim mesatar prej 330 den/kg, vijon pastaj Italia - 1,05 ton kafe me një çmim mesatar prej 764 den/kg dhe Kosova - 50 ton kafe, me një çmim mesatar prej 287 den/kg.
Shkup - Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2025, është 0.4%, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Indeksit të kostos për jetesë në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shënoi rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 3.6%. Lëvizja e indeksit të çmimeve të konsumit në vitin 2025 ka qenë e ndryshme midis grupeve të veçanta të konsumit.
Shkup - Në Ohër dhe rrethinën e tij, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka bodrume, oborre dhe disa ndërtesa të përmbytura në qytet. Disa përrenj janë dalë nga shtrati, ndërsa autoritetet lokale dhe stafi i krizës janë në terren, ndërsa ekipet e ndërmarrjeve publike „Vodoshted“ (Ujësjellësi), „Ndërtim të Ulët“ dhe „Komunalec“ ndërhyjnë dhe largojnë ujin, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Në Kërçovë dhe fshatrat përreth, ujë ka hyrë në bodrume dhe në disa pjesë të tokave. Disa banorë janë evakuuar dhe janë vendosur në objekte të përkohshme me ushqim dhe mbrojtje shëndetësore të siguruar. Ka përmbytje në disa përrenj dhe tokë bujqësore. Komuna dhe Kryqi i Kuq i Kërçovës sigurojnë strehim, ushqim dhe ilaçe, ndërsa „Komunalec“ ndërhyn në vendet e përmbytura dhe ekipet e ndihmës së shpejtë ofrojnë kujdes shëndetësor për personat e evakuuar.
Shkup – Aksi rrugor Strugë – Qafë Thanë prej orës 11 është lëshuar për të gjitha llojet e automjeteve, informon LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Reshje bore me intensitet të ndryshëm janë regjistruar në Kumanovë, Stracin, Krushevë, Zheleznec, si dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë dhe Presekë, por aktualisht nuk paraqesin pengesë për komunikacionin. LAMM përkujton se vendkalimi kufitar Bogorodicë (VK Evzoni) prej orës 17 do të jetë i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.
Shkup - Të premten në mbrëmje, gjatë natës dhe të shtunën do të ketë të reshura lokale të shiut, në male dhe në vendet më të larta të borës, ndërsa në vendet më të ulëta shi dhe borë. Të reshurat do të jenë më të mëdha në pjesët perëndimore, ndërsa shtresa e borës në mënyrë shtesë do të rritet, kumtoi DPHM. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore (mbi 60 km/h) dhe do të ketë të reshura të përkohshme lokale të borës. Temperatura do të jetë në rënie, ndërsa në disa vende ajo ditore do të mbetet nën zero gradë Celsius.
Tiranë - Shumë zona në Shqipëri tashmë disa ditë janë nën ujë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, bora e sotme e përkeqëson akoma më shumë situatën dhe është regjistruar viktima e parë nga përmbytjet. "Sot është regjistruar viktima e parë nga moti i keq. Bëhet fjalë për një burrë 54-vjeçar i cili u gjet pa shenja jete në një kanal kullues pranë ish-repartit ushtarak, në Durres. Konstatimet fillestare janë se personi A. H. është marrë nga rryma e ujit ndërsa ishte i angazhuar në pastrimin e kanalit, si pjesë e ekipit të kompanisë komunale", raportuan mediat.
Budapest – Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi sot se burimet të cilat i kërkon Ukraina për 10 vitet e ardhshme do të mund të mbulojnë pagesë të të gjitha pensioneve në Hungari për 40 vitet e ardhshme ose të gjitha subvencionet për mbështetje familjare për 60 vitet e ardhshme. Orbani tha se ministri i Çështjeve Evropiane, Janosh Boka e prezantoi planin e Brukselit për shpërndarje të 800 miliardë dollarëve dhe mënyrën e financimit të ndihmës për Ukrainës në mbledhje të qeverisë.
Gjenevë - Familjet e personave, të cilët e kanë humbur jetën ose janë lënduar në zjarrin që gjatë natës së Vitit të Ri shpërtheu në barin "Konstelejshën" në qendrën zvicerane për skiim, Kran Montana, kanë ngritur padi penale deri te prokuroria zvicerane, deklaroi avokati që e përfaqëson grupin e viktimave. "Familjet kanë ngritur kërkesa dhe i janë bashkangjitur procedurës si prokurorë. Këto kërkesa janë pranuar (nga prokuroria)", konfirmoi avokati Romen Zhordan, njoftuan mediumet britanike. Ai nuk saktësoi kundër kujt është ngritur padia, duke informuar se është e orientuar "kundër të gjithë përgjegjësve, pa përjashtim".
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sapo deklaroi se dokumenti që i definon garancitë e sigurisë amerikane për Ukrainën "tani është në thelb gati për finalizim në nivelin më të lartë me presidentin e SHBA-së". "Është e rëndësishme që Ukraina të bashkojë me sukses përpjekjet e ekipeve evropiane dhe amerikane dhe që së bashku të diskutojmë, ndër të tjera, dokumente mbi rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik", tha Zelenski. Ai shtoi se u morën në konsideratë edhe çështje komplekse të kornizës bazë për përfundimin e luftës, ndërsa pala ukrainase paraqiti opsione të mundshme për finalizimin e këtij dokumenti.
Nuk - Grenlanda duhet të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë amerikane pa ndërmjetësimin e Danimarkës, tha Pele Broberg, lider i partisë më të madhe opozitare të Grenlandës, Nalerak. "I bëjmë thirrje qeverisë sonë të fillojë dialog me qeverinë amerikane pa Danimarkën", tha Broberg, lider i partisë opozitare Nalerak e cila angazhohet për pavarësinë e Grenlandës. Ai tha se Danimarka me ndërmjetësimin e saj po i armiqëson si Grenlandën ashtu edhe SHBA-në. Nalerak dyfishoi numrin e vendeve në tetë në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke fituar 25 për qind të votave në vend me vetëm 57,000 banorë.
Londër – Britania e Madhe dhe Franca do të dërgojnë deri 15.000 ushtarë që të ndihmojnë në mbrojtjen e Ukrainës në rast të marrëveshjes paqësore, shumë pak se sa pritej, njoftoi Tajms. Shefat e forcave ushtarake britanike fillimisht kinse propozuan dërgimin e 10.000 ushtarëve si pjesë e “Koalicionit të të përgatiturve” nga 64.000 ushtarë, por kjo u vlerësua si e paqëndrueshme në Ministrinë e Mbrojtjes duke pasur parasysh madhësinë momentale të armatës britanike.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se "vetëm koha do të tregojë" sa gatë SHBA-ja do ta mban kontrollin ndaj Venezuelës. Në pyetjen e "Nju-Jork Tajms" nëse kjo do të zgjat tre muaj, gashtë muaj, një vit apo më gjatë, Tramp u përgjigj: "Do të thoja shumë më gjatë". Trampi shtoi se SHBA-ja do ta "rindërtojë Venezuelën në mënyrë shumë më profitabile", duke theksuar se do të shfrytëzojnë dhe shesin naftën për t'i zvogëluar çmimet dhe të sigurojnë para që Venezuelës "i nevojiten urgjentisht".
Uashington – Presidenti amerikan, Donald Tramp ka miratuar propozim- ligjin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë e cila përfshin taksë prej 500 për qind për importet e mallrave nga vendet që blejnë naftë, derivate të naftës ose uranium nga Moska dhe ajo tani do të shkojë në procedurë të mëtejme, njoftoi senatori amerikan Lindzi Gream. Ligji i publikuar do t'i lejonte presidentit Tramp të ndëshkojë blerësit e naftës së lirë ruse, të cilën senatori Gream thotë se "ushqen makinën e luftës së Putinit". Masa synon të zvogëlojë të ardhurat nga eksporti i energjisë ruse dhe të pengojë vende si Kina, India dhe Brazili nga anashkalimi i sanksioneve të SHBA-së, raporton Foks njuz.
Tel Aviv - Përpjekjet e Libanit për të çarmatosur Hezbollahun janë një fillim inkurajues, por "ende të pamjaftueshme", bëri të ditur sot zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, citohet nga media franceze. Në komunikatë dënohet strategjia e lëvizjes islamiste libaneze "për të armatosur dhe rindërtuar infrastrukturën e saj terroriste me mbështetjen e Iranit". Armata libaneze tha më herët sot se kishte përfunduar fazën e parë të planit të saj për të çarmatosur Hezbollahun i cili përfshin zonën midis Izraelit dhe lumit Litani, rreth 30 kilometra në veri të kufirit.