18:00/9 janar 2026
Shkup - Po punojmë në një rishikim të kritereve për pushim mjekësor, ku është e nevojshme të arrihet një ekuilibër midis nevojës për qasje të lehtë në pushim mjekësor për ata që kanë nevojë, dhe nga ana tjetër, për të parandaluar keqpërdorimet, theksoi sot drejtori i përgjithshëm i Fondit të për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski. Ai theksoi se ka një numër të konsiderueshëm keqpërdorimesh të pushimit mjekësor.
Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në brifingun e sotëm me gazetarë e përsëriti qëndrimin se nuk do të marrin pjesë në takimin e liderëve ku do të diskutohet për heqjen e qeverisë teknike, ajo duhet të qëndrojë sepse, siç theksoi, "ajo është linja e fundit e mbrojtjes së robërimit të plotë dhe keqpërdorimit të më rëndësishmes, ndërkaq ai është vullnet i lirë i qytetarëve gjatë procesit zgjedhor".
Shkup - Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) dhe Fakulteti i Shkencave Natyrore (FSHN) sot nënshkruan marrëveshje me të cilën Laboratori për Biologji Molekulare dhe Gjenomikë në FSHN do të fillojë të kryejë analiza të avancuara diagnostikuese molekulare, kryesisht përmes aplikimit të paneleve të gjeneve për sekuencim të synuar, masivisht paralel (NGS) në gjendje të ndryshme onkologjike. Me këtë, procedurat më moderne diagnostikuese molekulare, duke përfshirë analizat gjenetike për sëmundjet onkologjike, u bëhen të disponueshme personave të siguruar në shpenzime të Fondit.
Strugë - Gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe përmirësimi i kushteve të punës dhe të mësimit në shkollat fillore dhe të mesme, kopshtet dhe konviktet e studentëve në Komunën e Strugës ishte qëllimi i takimit të sotëm të kryetarit të komunës Mendi Qyra me drejtorët e institucioneve.
Tiranë - Duke përsëritur kërkesën e tij drejtuar Qeverisë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas përmbytjeve në vend, kreu i Partisë opozitare Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, bëri një apel të pazakontë për qytetarët. "Kudo që shihni ministra, hidhini vezë ose domate mbi ta, ata janë shkaku kryesor i fatkeqësive tuaja", tha Berisha në tryezën e rrumbullakët të një pjese të opozitës dhe shoqërisë civile.
Sofje - Udhëheqësi i GERB, Bojko Borisov, sot njoftoi se koalicioni i tij do ta pranojë, por menjëherë do ta kthejë mandatin për përbërjen e qeverisë së re të Bullgarisë, duke paralajmëruar se vendi po përballet me kaos ende më të madh dhe padurim politik. "Do ta marrim mandatin dhe do ta kthejmë, por ju paralajmëroj se kaosi do të jetë ende më i madh, ndërsa urrejtja mes partive politike do të rritet, sepse nuk ka klasë politike me të cilën mund të arrihet marrëveshje", deklaroi Borisov gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë në profilin e tij të Fejsbukut, transmeton BTA.
Zagreb - Vala e të ftohtit në Kroaci vazhdon të krijojë rreziqe serioze për trafikun dhe shëndetin e qytetarëve, raportoi Radiotelevizioni kroat (HRT). Enti Hidrometeorlogjik Shtetëror (EHMSH) lëshoi alarm të kuq për paraqitjen e ngricës në zonën e Osiekut dhe alarm portokalli për ngrica në zonën e Zagrebit. Temperaturat më të ulëta të mëngjesit sot janë matur në Kroacinë perëndimore dhe në Sllavoni - në Shtrigovë pothuajse minus 10 gradë Celsius, ndërsa në Osiek, Varazhdin dhe Bjellovar rreth minus nëntë gradë. Pritet një pjesë e konsiderueshme e reshjeve në pjesën veriperëndimore dhe lindore të vendit të jenë në formë të shiut të ngrirë, që plotësisht e rrit rrezikun nga aksidentet dhe dëmtime të infrastrukturës.
Bruksel - Komisioni evropian sot propozoi nga Fondi evropian për adaptim të punëtorëve të larguar nga puna drejt globalizimit (EFG) të ndajnë 7,5 milionë euro në mënyrë që të ndihmohen 3.411 persona, të cilët mbetën pa punë si pasojë e mbylljes së fabrikës së industrisë automobilistike gjermane "Audi" në Bruksel.
Madrid - Policia spanjolle, me mbështetje të Europolit, ka arrestuar 34 persona në një operacion të zhvilluar në mbarë vendin kundër grupit ndërkombëtar kriminal Sëpata e zezë. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Sipas hetuesve, grupi i ka mashtruar viktimat e tij me më shumë se 5,9 milionë euro.
Meksiko Siti - Në qytetin meksikan Posa Rika dje u vra një gazetar nga shteti federal Verakruz, njoftuan sot autoritetet lokale. Komisioni Shtetëror për Mbrojtje dhe Mbështetje të Gazetarëve kumtoi se e dënon vrasjen dhe bëri thirrje për hetim të përgjithshëm. Komisioni, sipas ligjit e publikoi vetëm emrin e gazetarit të vrarë, por mediat lokale raportuan se i vdekuri është Karlos Kastro, drejtor i portalit "Kodigo Norte Verakruz", i cili ka shkruar edhe për mediat tjera rajonale.
Uashington - Presidenti i ShBA-së Donald Trampi deklaroi se ka anuluar një valë të dytë sulmesh ndaj Venezuelës pasi Karakasi pranoi të bashkëpunojë. Sipas tij, ShBA dhe Venezuela po bashkëpunojnë mirë, ndërsa kompanitë e "mëdha të naftës" do të investojnë të paktën 100 miliardë dollarë. Trampi e vlerësoi lirimin e një numri të madh të të burgosurve politikë si një shenjë të "kërkesës për paqe".