• вторник, 22 октомври 2024
MIA FLESH

12:00 / 14 qershor / 2024

Shkup - Një grua tridhjetë e gjashtë vjeçare nga Kratova mbrëmë ka vrarë bashkëshortin dhe vjehrrin. MBP-ja kumtoi se gruaja me iniciale V.I. është arrestuar dhe mbajtur në stacion policor ku pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të iniciohet kallëzim përkatës.

Shkup - Në 24 orët e fundit në numrin e urgjencës 112 - janë regjistruar gjithsej 2.122 thirrje, prej të cilave 63.29 për qind janë klasifikuar si reale. Janë regjistruar 11 zjarre në ambiente të hapura si dhe disa ndërhyrje më të vogla. Nga era e fuqishme janë djegur objekte dhe një shtëpi gjatë 24 orëve të kaluara, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Shkup - Pa ujë sot nga ora 9:40 është një pjesë e Studeniçanit. Siç kumtuan nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit të rrugës në rrugën “5” në Studeniçan. Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e punimeve.

Shkup - Është liruar një ari i cili kishte ngecur në degët e një peme në oborrin e një shtëpie verore në Hanet e Mavrovës. Rasti është raportuar mëngjesin e sotëm në orën 07:35 në numrin e vetëm të emergjencës 112, kumtoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).  Sektori për Operacione dhe Koordinim i QMK-së ka njoftuar menjëherë Parkun Kombëtar “Mavrovë” dhe MPB-në.

Athinë – Zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis paradite do ta shpallë përbërjen e re të qeverisë, siç informojnë nga Pallati i kryeministrit, ndërsa seanca e Qeverisë e caktuar për sot në orën 11 është shtyrë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Në margjinat e Samitit të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore ( PBEJL), që u mbajt dje në Shkup, takim realizuan ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Turqisë, Jorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Në Samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Uashington nga 9 deri më 11 korrik do të promovojmë politika të reja lidhur me sigurinë kibernetike e cila që nga viti 2016 llogaritet si domen i ri dhe gjatë çdo lloj sulmi kibernetik mund të zbatohet neni 5 i Marrëveshjes bazë të Paktit i cili parasheh mbrojtje kolektive, thotë përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në Aleancë, Xhulian Smit në intervistën për MIA-n.

Mynih - Sonte në orën 21:00 me kohën e Maqedonisë fillon UEFA EURO 2024 e shumëpritur! Ndeshjen e hapin Gjermania dhe Skocia në një ndeshje të Grupit A të garës e cila zhvillohet në "Alianc Arena" në Mynih. Para ndeshjes do të ketë hapje tradicionale, ku do të nderohet futbollisti legjendar Franc Bekenbauer i cili vdiq më 7 janar të këtij viti.

Tel Aviv - Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Beni Ganc do të mundte kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, tregon anketa e publikuar disa ditë pasi partia e Ganc u largua nga qeveria. Sipas asaj ankete, Ganc do të fitonte 41 për qind të votave, ndërsa 35 për qind të votave do të shkonte për Netanjahun, transmeton Tajms of Israel.

Uashington - Nëndetësja e marinës amerikane ka lundruar në Gjirin e Guantanamos, një ditë pasi një flotë luftanijesh ruse arriti në Kubë dhe duhet të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në Karaibet. Komanda Jugore e SHBA-së kumtoi se nëndetësja me energji bërthamore USS Helena është futur mbrëmë në ujërat pranë bazës amerikane në Kubë, vetëm një ditë pasi një anije ruse, një nëndetëse me energji bërthamore, një cisternë nafte dhe anije shpëtimi u futën në Gjirin e Havanës pas stërvitjeve në Oqeanin Atlantik.

Paderborn - Franca ka mbajtur stërvitje të hapur para 4000 shikuesve në Paderborn. “Gjelat” përgatiten për ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Evropian që sipas orarit është të hënën kundër Austrisë. Në terren nuk janë paraqitur yjet e mëdhenj si Kilian Mbape dhe Kingsli Koman. Më herët sot u përhap lajmi se në kampin francez ka grip. Pikërisht kjo është arsyeja e mungesës së Komanit i cili nuk ndihet mirë

Остани поврзан