• понеделник, 21 октомври 2024
MIA Flesh

12:00/21 tetor/2024

Shkup - Prokurori Publik i Shtetit, Lupço Kocevski, i hedh poshtë, siç thotë ai, pretendimet e pabazuara për gjoja ndërhyrje në një rast në të cilin Prokuroria e Lartë Publike Shkup ka vepruar më shumë se një muaj. "Nga pozita e Prokurorit Publik të Shtetit, për herë të parë pas më shumë se katër vitesh kam pasur obligim që të mbikëqyr punën e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, sepse kam marrë informacione dhe aktgjykime nga Gjykata Supreme, të cilat tregojnë se është e mundur puna joprofesionale e disa prokurorëve publikë, si dhe raportimet për kërcënime, presione dhe sjellje të pahijshme ndaj punonjësve të prokurorisë. Këto raporte janë dorëzuar edhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë, pretendimet janë të dokumentuara dhe kam detyrimin t'i kontrolloj. Pretendimet e rreme për presione të supozuara nisën menjëherë pas fillimit të kontrollit, gjë që vetëm më konfirmon se po bëj gjënë e duhur dhe nuk kam ndërmend të heq dorë prej saj. Tema e caktuar që përmendet nuk i nënshtrohet fare shqyrtimit dhe përmendet vetëm për të ushtruar presion politik dhe për të më detyruar të tërhiqem. Por kjo nuk do të ndodhë në asnjë moment!”, thotë Kocevski në reagim.

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nga sot ndodhet në një vizitë dyditore në Gjenevë, për të marrë pjesë në Takimin Rajonal për monitorimin e progresit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për Barazinë Gjinore (Pekin +30). Limani, siç kumtoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në fjalën e tij, do të flasë për zbatimin aktual të Deklaratës së Pekinit për Barazinë Gjinore dhe angazhimet e vendit për pesëvjeçarin e ardhshëm.

Shkup - Në sallën ceremoniale të qeverisë sot do të mbahet Platforma: 100% dedikuar për ju në temë “Avancimi i diplomacisë dhe tregtisë së jashtme, integrimi në BE dhe transformimi digjital”. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ministrat për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, ai për Çështje evropiane, Orhan Murtezani dhe ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, kumton Pres shërbimi qeveritar.

Shkup - Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, informon se 23 tetori 2024 (e mërkurë), Dita e luftës revolucionare maqedonase është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt, rezultatet nga egzaminimet i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, njoftoi NP Ujësjellës dhe kanalizim - Shkup, duke e publikuar rapotin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujir të pijshëm në kryeqytet. Siç informoi ndërmarrja, analizat janë zbatuar nga Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 14 deri më 18 tetor të vitit 2024.

Shkup - Në 24 orët e fundit në numrin e vetëm për raste emergjente 112, janë regjistruar gjithsej 1.568 thirrje. Prej tyre, si reale janë kategorizuar 961 ose 61,29 për qind, ndërsa 607 përkatësisht 38,71 për qind - për nevoja tjera të qytetarëve që nuk ishin emergjente, kumtuan sot nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK). Për policinë ishin 213 thirrje, përkatësisht 69,84 për qind, për Ndihmën e shpejtë mjekësore - 63 ose 20,66 për qind, për zjarrfikësit - 21 ose 6,89 për qind dhe për QMK-në tetë thirrje ose 2,62 për qind.

Tetovë - Samka Ibraimovski, kryetar i Partisë për emancipim të plotë të romëve (PEPR), informon se në klubin e partisë së tyre në Tetovë është hedhur një mjet shpërthyes. Në komunikatën e PEPR (PCER), nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa thuhet se ka dëme të mëdha materiale. "Duam të njoftojmë opinionin se me datë 21.10.2024 është hedhur një mjet shpërthyes në klubin e PEPR (PCER). Janë thyer xhamat dhe ka dëme të konsiderueshme. E dënojmë ashpër këtë akt të intolerancës dhe mosrespektimit ndaj nesh dhe romëve nga ky qytet dhe nga i gjithë vendi. Ftojmë institucionet kompetente nga Republika e Maqedonisë së Veriut që ta hetojnë rastin dhe të veprojnë me kohë", shkruan Ibraimovski në komunikatën deri te mediat.

Stamboll - Predikuesi mysliman turk, Fetullah Gylen, për të cilin Ankaraja zyrtare pohon se qëndron prapa puçit të pasuksesshëm në vitin 2016, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare në SHBA, ku ka jetuar në azil vullnetar, publikuan sot mediat turke. Gylen ka ndërtuar një lëvizje të fuqishme islamike edhe jashtë Turqisë, por vitet e fundit i ka kaluar në egzil i pandehur për organizim të tentativës për grusht-shtet kundër liderit turk Rexhep Taip Erdogan, edhe pse ai i mohonte akuzat. Herkul, sajti i cili i publikon predikimet e Gylenit, në profilin e tij në X bëri të ditur se Gyleni ka vdeikur të dielën në mbrëmje në spitalin ku po mjekohej.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute i ka patalajmëruar Phenianin dhe Moskën për dërgimin e ushtarëve koreanoveriorë që të luftojnë në Ukrainë. "Sistemi i ushtarëve të Koresë Veriore për luftën me Rusinë "do të ishte përshkallëzim i theksuar", shkroi Rute në X pas bisedimeve me presidentin koreanojugor Jun Suk Jeol. Ai informoi se me presidentin koreanojugor ka biseduar për "partneritetin e ngushtë të NATO-s me Seulin, bashkëpunimin industrial të mbrojtjes dhe sigurinë e ndërlidhur të Euro-Atlantikut dhe Indo-Paqësorit".

Bruksel - Sigurimi i ndihmës financiare për Ukrainën, situata në Liban dhe ndryshimet e mundshme në legjislacionin e BE-së për migracionin do të jenë temat kryesore të seancës së Parlamentit Evropian që do të mbahet nga sot deri të enjten në Strasburg. Sesioni fillon pasditen e sotme me një fjalim të ish kryeministrit të Italisë, Enriko Leta i cili para eurodeputetëve do të prezantojë raportin e tij "Më shumë se një treg" kushtuar nevojës për të forcuar tregun e përbashkët evropian me qëllim për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e BE-së, pas çka do të vijojë debat në PE.

Kiev - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin sot ka arrit në Kiev, transmetojnë agjencitë e huaja, duke theksuar se kjo është një shprehje e mbështetjes amerikane për Ukrainën pak më shumë se dy javë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. Pritet që ministri detajisht të bisedoj për ndihmën amerikane për Kievin në mbrojtje kundër forcave ruse të cilat po përparojnë në Ukrainën lindore.

Kiev - Autoritetet ruse kanë kapur 18 ushtarë të Koresë së Veriut të cilët lëshuan pozicionet e tyre në rajonin e Kurskut të Rusisë, deklaroi sot për "Kiev indipendent" një burim nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase. Kievi zyrtar javën e kaluar doli me konstatimin se Koreja e Veriut po përgatitet që në fillim të nëntorit të pozicionoj rreth 11.000 ushtarë për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke shtuar se disa prej tyre tashmë kanë arritur.

Moskë - Julija Navalna, e veja e liderit të opozitës ruse Aleksej Navalni, deklaroi për Bi-Bi-Si se ka për qëllim të jetë presidente e Rusisë. Ajo tha se këtë vendim si edhe shumë të tjera i ka marrë me bashkëshortin. Navalna e di se do të ballafaqohet me burgim deri sa do të kthehet pasi Putini ende është në pushtet. Administrata e tij e akuzon për përfshirje në ekstremizëm. Bashkëshorti i saj, kritiku më i zëshëm i presidentit Putin, ishte dënuar me 19 vite për ekstremizëm, akuza të cilat konsideroheshin të motivuara politikisht. Ai ndërrojë jetë në shkurt në një koloni brutale penale në rrethin Arktik. Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se nuk ka dyshim se Putini është fajtor. Rusia e ka mohuar se e ka vrarë Navalnin.

Kishinjev - Gjysma e banorëve të Moldavisë votuan "pro" referendumit dje për aspiratat për anëtarësimin e vendit në BE, treguan rezultatete e përkohshme, duke e vënë vendin e vogël në rrugën e duhur për t'u bashkuar me tregun e vetëm, pavarësisht presionit nga Rusia. Me 97,66 për qind të votave të numëruara deri në orën 3 sipas Griniçit, 50 për qind e moldavëve votuan "pro", tregojnë rezultatet e publikuara në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Moldavisë.

Tel Aviv - Sulmet izraelite e kanë lënë "Bejrutin në flakë", tha sot ministri i Punëve të Jashtme, pas ofensivës së madhe drejtuar aseteve financiare të Hezbollahut. Ministri i Punëve të Jashtme, Izrael Kac ka shkruar në "X" se mbi 15 ndërtesa janë goditur dhe publikoi fotografi nga zjarri mbi horizontin e kryeqytetit të Libanit. Ai tha se banorëve u është thënë të evakuohen para se të goditen lokacionet.

Bejrut - Bejruti mbrëmë është tronditur nga shpërthime menjëherë pasi që Izraeli u kërcënua me "sulme të drejtpërdrejta" në lokacione të ndërlidhura me financimin e Hezbollahut. Forcat izraelite të mbrojtjes (ID) mbrëmë kanë publikuar se planifikojnë që të sulmojnë "numër të madh" të lokacioneve. Pjesa më e madhe e sulmeve janë orientuar drejt filialeve të Al-Kard Al-Hasan, bankë pa licencë, e cila konsiderohet sei një nga burimet kryesore të parave të gatshme të Hezbollahut. Shpërthimet fillimisht janë dëgjuar në pjesën jugore të kryeqytetit dhe luginës Beka, por një agjent i lartë izraelit theksoi se janë goditur shënjestra "në mbarë Libanin". Një nga sulmet është kryer në afërsi të aeroportit ndërkombëra Rafik Al Hariri.

Teheran - Irani i ka dërguar letër Kombeve të Bashkuara (KB), në ë cilën ankohet për kërcënimet e Izraelit për impiantet bërthamore iraniane, deklaroi sot në konferencën e rregullt për shtyp të së hënës, zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Brendshme, Esmail Begai. Mediat britanike transmetojnë se Izraeli ka premtuar se do ta sulmojë vendin si përgjigje e sulmit raketor iranian më 1 tetor, që ka sjellë deri në spekulime të përhapura gjerë se impiantet bërthamor eiraniane mund të jenë në listën e caqeve të Izraelit.

Hjuston - Disa persona, mes të cilëve edhe një fëmijë kanë humbur jetën mbrëmë kur një helikopter ka goditur një shtyllë në distriktin e dytë të qytetit të Hjustonit në Teksas, duke shkaktuar shpërthim dhe shembje të strukturës, deklaroi sot prefeki i Hjustonit, Xhon Vajtmir. "Fatkeqësia ndodhi në afërsi të udhëkryqit të rrugëve "Engelke" dhe " Nort Enis" rreth 20 orë sipas kohës lokale, duke shkaktuar një shpërthim të madh dhe të zhurmshëm”, tha Uajtimir në konferencën për shtyp, raporton Si-En-En.

Nju Jork - Lideri i Hamasit, Jahja Sinvar i cili u vra javën e kaluar gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite, kishte refuzuar të largohet nga Rripi i Gazës dhe të autorizojë Egjiptin që të negociojë në emër të Hamasit për marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite nga enklava palestineze, thekson Uollstrit zhurnal. Sipas gazetës, Sinvarit kjo i është ofruar gjatë njërës prej fazave të negociatave për armëpushim, menjëherë pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar. "Nuk jam nën rrethim. Unë jam në tokën palestineze", është përgjigjur Sinvar ndaj propozimit të ndërmjetësve arabë.

Uashington - Kandidatja për presidente e SHBA-së nga Partia Demokratike Kamala Haris deklaroi se kundërkandidati i saj Donald Tramp rrezikon funksionin e presidentit të SHBA-së. Vërejtjet erdhën pasi Trampi e quajti "nënpresidente e neveritshme" në tubimin parazgjedhor një ditë më parë. "Presidenti i SHBA-së duhet t'i vendosë standardet, jo vetëm për kombin tonë, por edhe për rolin që e luan kombi ynë në botë. Kur një person përfaqëson SHBA-në, ai hyn në sallat botërore me autoritet dhe legjitimitet të merituar të flasë për vlerën e demokracisë dhe sundimit të ligjit", tha ajo.

Shkup - Toni Simiq është trajneri i parë nga Liga e parë e Maqedonisë në basketboll që largohet nga detyra. Kësisoj Shkupi dhe Simiq ndërpresin bashkëpunimin pas vetëm tre xhirove të luajtura. "KB Shkupi informon se me marrëveshje të dyanshme kryetrajneri i klubit, Toni Simiq ndërpret bashkëpunimin me klubin. Klubi falënderon Simiqin për punën dhe përkushtimin e tij sa ishte trajner i ekipit dhe i urojmë suksese në karrierën e tij. Faleminderit Toni", thuhet në kumtesën e lëshuar nga KB Shkupi.

Madrid - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone është i kënaqur nga loja e ekipit të tij në ndeshjen e xhiros së 10-të të La Ligës me Leganes. Nikoqirët kanë festuar me 3:1 edhe krahas asaj që Leganes ishte në epërsi në pjesën e parë. "Jam i kënaqur që arritëm të rikthehemi nga një situatë e vështirë pasi kundërshtari kaloi në avantazh. Kemi luajtur një pjesë të dytë të shkëlqyer. Duhet të vazhdojmë në të njëjtën frymë. Në pushim u thashë lojtarëve të mi se janë të përgatitur mirë, kemi 15 ditë që po punojmë, që goli i pësuar nuk duhet të na nxjerrë jashtë ritmit", ka thënë Simeone për "As".

 

Остани поврзан