• вторник, 22 октомври 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 21 tetor/ 2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot kishte panel dhe fjalim të vetin në Samitin evropian në Salcburg dedikuar të ardhmes dhe reformave në Bashkimin Evropian. Ngjarja në organizimin e Intsitutit të rajoneve të Evropës (IRE), Kongresit Evropian, me rreth 700 të ftuar dhe mbi 600 folës nga e gjithë Evropa, këtë vit mbahet për të 20-n herë me moton "BE: nuk ka të ardhme pa reforma". Mickoski në Fejsbuk publikoi se në fjalim ka thksuar se e ardhmja e Maqedonis është në Bashkimin Evropian dhe në këtë rrugë shteti ka bërë shumë lëshime dhe hapa, që e tregojnë përkushtimin e saj drejt të ardhmes evropiane.

Shkup - Grupi i deputetëve të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë propozon ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagën minimale, me të cilin parashikohet rritja e pagës minimale në 27.700 denarë, informoi sot në Kuvend deputeti dhe lider i LSDM-së Venko Filipçe. Ai theksoi se rritja e tillë jo vetëm që do të sigurojë stabilitet financiar të punëtorëve, por edhe do të ndikojë në rritjen e pagës mesatare.

Shkup - Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot konfirmoi listën e kandidatëve pas Vendimit për shpalljen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Lista me tetë kandidatë duhet të dorëzohet te kryetari i Kuvendit. Pas shpalljes së publikuar janë paraqitur Ivana Kostadinovska nga Shkupi, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, Angelço Ristov nga Dellçeva, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe magjistër i të drejtës administrative dhe administratës publike, Atanas Urumov nga Gjevgjelia, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, Gjorgji Korobashiev nga Velesi, ekonomist i diplomuar, Svetllana Karapetrova nga Tetova, magjistër ekonomike e diplomuar për ekonomi financiare, kontabilitet dhe revizion, Emilia Andovska nga Velesi, juriste e diplomuar, Beti Gorgjievska nga Shkupi, inxhiniere e diplomuar për elektroteknikë dhe Jana Ilieva nga Shkupi, juriste e diplomuar dhe doktor i shkencave për të drejtën ndërkombëtare.

Shkup  - Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme (MPJ dhe TJ), Timço Mucunski, deklaroi sot se është gati draft- versioni i Ligjit për punë të jashtme i cili së shpejti do t'i prezantohet publikut në procedurë të rregullt dhe që ka për qëllim të integrojë kompetencat e reja formale që kjo ministri i merr me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.

Shkup - Vaksinimi falas kundër gripit sezonal, për grupet e rrezikuara të qytetarëve filloi nga sot në mbarë vendin. Në poliklinikën "Bit Pazar" ka 600 termine në ditë, ndërsa nga mëngjesi rreth dyqind persona janë vaksinuar, informoi pasdite mjekja Sanja Cilevska Mladenovska. Ajo në një prononcim për mediat sqaroi se rrallë ndodh që dikush të humb terminin. Qytetarët vijnë në kohë, nuk ka pasur vonesa të mëdha. "Pacientët janë me termine të caktuara. Paraprakisht kishte mundësi të aplikojnë në vakcinacija.mk. Marrin SMS mesazh, ku qëndron vendi dhe koha se kur duhet të vijnë", përkujtoi Cilevska Mladenovska.

Shkup - Rritja vjetore e totalit të depozitave në shtator arrin 8,8 për qind, që vjen si pasojë e rritjes së depozitave të të dy sektorëve me një kontribut më të theksuar të sektorit të amvisërisë. Kreditë e përgjithshme, nga ana tjetër, në bazë vjetore janë rritur për 7,5 për qind nën ndikimin e rritjes së kreditimit për të dy sektorët, me një kontribut pak më të theksuar të sektorit të amvisërive, bën të ditur Banka Popullore.  Oferta monetare në shtator të vitit 2024 shënoi një rënie mujore prej 1,2 për qind, në pjesën më të madhe si rezultat i reduktimit të depozitave afatshkurtra dhe parave depozituese, me një kontribut më të vogël në rënien e parave të gatshme, ndërsa në kushte të rritjes së depozitave afatgjata deri në dy vjet. Në bazë vjetore, oferta monetare është rritur me 6,7 për qind si pasojë e rritjes së depozitave, depozitat afatgjata deri në dy vjet dhe para të gatshme në qarkullim, ndërsa depozitat afatshkurtra shënuan rënie.

Shkup - Nga mesnata do të ulen çmimet e derivateve nga një deri dy denarë. Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 ulen për një denarë, ndërsa dizeli për dy denarë. Për 2,50 denarë ulet edhe çmimi i pakicës së Vajit ekstra të lehtë për amvisëri.  Sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator Energjetik, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 77 den/lit, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 79 den/lit. Çmimi i ri i dizelit do të jetë 68,50 de/lit, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 68,00 den/lit. Ulet edhe çmimi i mazutit për 0,639 den/kg i cili do të shitet me çmim pre 42,573 den/kg.

Shkup - Nga Organizata Sindikaliste e Prokurorive Publike pranë Sindikatës së AOGJSH-së, informojnë se të punësuarit e Prokurorisë Publike nuk kanë marrë ende pagën e shtatorit. Ata theksojnë se për disa muaj pagat në PP janë paguar me vonesë dhe duke shkelur afatin e përcaktuar ligjor deri në datën 15-të të këtij muaji.

Shkup -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim pune takoi drejtorin e përgjithshëm të Birrarisë së Shkupit, Dushan Mitrev. Mitrev informoi Mexhitin se Birraria e Shkupit punon plotësisht dhe në vazhdimësi me standardet më të larta në funksion të ruajtjes së mjedisit, duke filluar nga përzgjedhja e lëndëve të para, përmes kontrollit të procesit të prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes e deri te menaxhimi i paketimit. Birraria e Shkupit është një nga themeluesit e Pakomak i cili është një përpunues kolektiv i mbeturinave që riciklon shumicën e produkteve që kjo kompani nxjerr në treg.

Shkup – Etnizimi i shkencës nuk sjell kurrfarë cilësie, ndërsa disperzimi i institucioneve shkencore do të nënkuptonte edhe më shumë ulje të cilësisë së shkencës. Kështu lideri i LSDM-së opozitare Venko Filipçe e komentoi nismën e Koalicionit “VLEN” për formimin e akademisë shqiptare të shkencave dhe arteve.  Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve sot në konferencën për media në Kuvend ai tha se që të ketë progres në shkencë do të duhej të rriten mjetet kushtuar veprimtarisë shkencore – hulumtuese, përderisa formimi i akademisë shqiptare të shkencave dhe arteve do të nënkuptonte vetëm ulje të cilësisë së shkencës. 

Gjenevë - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot kishte fjalim në Takimin Rajonal për monitorimin e progresit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për Barazinë Gjinore (Pekin +30) që mbahet në Gjenevë. Në fjalën e tij, ministri Limani foli për zbatimin e Deklaratës së Pekinit për Barazinë Gjinore dhe për angazhimet e vendit për pesë vitet e ardhshme, kumtoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të avokojë për përforcimin e pozitës së gruas, si bazë e nevojshme për prosperitet dhe qëndrueshmëri, sepse gratë e forta nënkuptonë një shoqëri e fuqishme", ndërsa në këtë kontekst për realizimin e Deklaratës së Pekinit për Barazinë Gjinore.

Strugë  - Në Gjykatën Themelore në Strugë sot nuk do të mbahen dy seancat e caktuara kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat ​​fillore për shkak të mosdorëzimit të rregullt të dokumentacionit deri te dëshmitarët. Nga gjykata për MIA-n thonë se kanë pasur probleme me dorëzimin deri te dëshmitarët. "Dy dëshmitarët që duhej të merren në pyetje sot, në të dyja lëndët, nuk janë në gjendje të marrin pjesë në seancë", deklaroi avokati i Merkos, Igor Petkovski.

Tiranë – Me urdhër të Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot pasdite është arrestuar Ilir Meta, ish presidenti shqiptar dhe lider aktual i Partisë së Lirisë.  Sipas mediave shqiptare Meta gjendej në afërsi të qendrës tregtare “Kasa Italia” në Tiranë në momentin e kryerjes së urdhrit të SPAK. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdenoncim të pasurisë. Ai disa herë u paraqit në SPAK për tu marrë në pyetje për rastin ÇEZ- DIA. Bëhet fjalë për skandal serioz në të cilin është përfshirë një nga bashkëpunëtorët e tij të afërt dhe mashtrim për pagesë të borxhit të ÇEZ, kompani energjetike çeke e cila ka punuar në Shqipëri gjatë kohës së Qeverisë së Sali Berishës ndërsa e privatizoi Elektrodistibucionin shqiptar, marrëveshje e cila pastaj ishte shfuqizuar. Edhe në vitin 2022, Meta ishte denoncuar në SPAK nga ana e ish deputetit Halit Valteri. 

Beograd - Ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Xhejms O'Brajan sot në Beograd tha se SHBA dëshiron që Kosova dhe Serbia të shkojnë në drejtim të Evropës dhe se besojnë se hapja e një pjese të kufirit të Kosovës për mallrat serb është sukses, por nuk mund të përgjigjej se kur do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe (AKS), njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. "Duam ta shohim Kosovën dhe Serbinë në institucionet evropiane", tha O'Brajan në RTS. O'Brajan tha se sot shkon në Prishtinë për të biseduar për punët praktike dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për mallrat serb, por edhe për ato gjermane si dhe mallrat nga vendet e tjera që të gjitha përballen me pengesa në kufi.

Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov deklaroi sot se presidentja e Moldavisë, Maja Sandu duhet të paraqesë prova për pretendimet e saj se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e atij vendi, “sepse është një akuzë e rëndë”. "Ajo duhet të paraqesë prova", tha Peskovi, duke u përgjigjur në pyetjen në lidhje me reagimin e Kremlinit ndaj akuzave të Maja Sandu për kinse ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e së dielës dhe deklaratën e saj se "grupet kriminale në atë vend po punojnë me shërbimet e huaja".

Uashington/Moskë  - Kremlini sot kumtoi se nuk do të tërhiqet në zbulimin e bisedimeve të nivelit të lartë, pasi Uollstrit zhurnall (WSJ) e citoi kandidatin republikan presidencial Donald Tramp se i është kërcënuar presidentit Vlladimir Putin se do ta sulmojë Moskën në rast të pushtimit të Ukrainës.  Në intervistë për gazetën Trampi tha se e ka paralajmëruar Putinin se nëse shkon në Ukrainë, ai do ta sulmojë. “Vladimir, nëse shkon në Ukrainë, do të të godas aq fort sa as nuk mund ta imagjinosh. Unë do të godas qendrën e Moskës djallëzore, ia tregoi Trampi gazetarit të gazetës bisedën e tij me Putinin.

Gazë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të evakuojë rreth një mijë gra dhe fëmijë nga Rripi i Gazës në objektet shëndetësore në Evropë për t'u ofruar ndihmë mjekësore. "Nuk do të kishte ardhur deri te kjo nëse dialogu do të vazhdonte. Ilaçi më i rëndësishëm është paqja", tha përfaqësuesi i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, transmeton Al Xhezira.

Nablus - Të paktën 18 civil e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin e sotëm të artilerisë izraelite në pjesën qendrore dhe veriore të qytetit Rafah dhe në shkollën në të cilën ndodhen personat e zhvendosur nga kampi i refugjatëve Xhabalia. Sipas burimeve lokale, artileria izraelite goditi edhe zonat Shabur, Kirbet al Adas dhe Urajba në pjesën qendrore dhe veriore të Rafahs, njoftuan mediat palestineze. 

Остани поврзан