• вторник, 22 октомври 2024
MIA Flesh

09:00/22 tetor/2024

Shkup - Kuvendi sot do të mbajë tre mbledhje të njëpasnjëshme. Deputetët në kuadër të mbledhjes së 17-të plenare do të diskutojnë rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për komunikime elektronike, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për caktim të emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për gjelbërim urban, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për rrugët publike, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për oratin e punës të punonjësve mobil në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim të komunikacionit rrugor, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për shërbimet postare, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për ski qendrat, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për banim, Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për auto-kampe, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Athinë - Planet invstuese të Qeveerisë për zhvillim të infrastrukturës dhe sistemeve moderne infrastrukturore, pritet që t'i prezantjë zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski gjatë pjesëmarrjes së tij në "Forumin e dytë të Evropës Juglindore"  (Southeast Europe Connectivity Forum) që sot dhe nesër mbahet në Selanik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Siç njoftuan nga Kabineti i tij, Nikolloski gjatë pjesëmarrjes, theks të veçantë do t'i vendos ndërtimit të rrjetit infrastrukturor dhe hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10 si parakusht për ndërlidhje më cilësore me portin e Selanikut dhe transportin e shpejtë të mallrave dhe shërbimeve.

Shkup - Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup do të mbajë sot Forum participues me temë "Analiza për funksionalitetin, efektivitetin dhe arritjet e Forumit paqësor". Në hapje do të mbajnë fjalim drejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve Dalibor Kitanoviq, sekretari shtetëror në Ministrinë për marrëdhënie mes komuniteteve, Vladimir Stojanoviq dhe Katarina Zhivkoviq, oficere nacionale programere nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

Shkup  - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM.

Tiranë  - Ish presidenti shqiptar dhe lider i Partisë së lirisë, Ilir Meta, në reagimin e parë pas arrestimit, tha se është "më i fortë se kurrë". "Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht", shkruajti ai në rrjetet sociale.

Tiranë - Pas arrestimit të Ilir Metës reagoi edhe lideri i demokratëve euroatlantik shqiptarë, Lulzim Basha i cili në Fejsbuk shënoi se "kambanat bien për Edi Ramën, pasi Trekëndëshi i Bermudës po shembet" (Berisha-Meta-Rama). Ai shton se "fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit".  "Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin. Fundi i pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë", shënoi ai.

Athinë - Anijet dhe tragetet në mbarë Greqinë sot dhe nesër do të mbesin të bllokuara në porte për shkak të grevës 48-të orëshe të federatës detare greke që nisi në mëngjes, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Trafiku i anijeve në vend do të jetë në ndërprerje, ndërsa kërkesa kryesore e federatës është nënshkrimi i marrëveshjeve të reja kolektive për punë për vitin 2025, të rritura për 12 për qind. 

Bruksel - Të gjitha fluturimet e sotme nga aeroporti "Bruksel Jug-Sharleroa" janë anuluar për shkak të grevës së personelit të sigurisë, kumtoi administrata e aeroportit. "Siguria e udhëtarëve dhe të punësuarve nuk mund të garantohet për shkak të mungesës së personelit. Udhëtarët, flututimet e të cilëve janë anuluar, do të kontaktohen nga kompania e tyre ajrore për kthim të parave apo rezervim të ri", shtohet në kumteësn e administratës së aeroportit, nga i cili fluturojnë edhe aeroplanët në relacionin Bruksel-Shkup.

 Bejrut  - Lëvizja islamike libaneze Hezbollah mbrëmë bëri të ditur se ka gjuajtur me "raketa" në një bazë të inteligjencës izraelite në periferi të Tel Avivit. Luftëtarët e lëvizjes së mbështetur nga Irani qëlluan mbi "bazën Gliot të njësisë së inteligjencës ushtarake 8200". Sulmi iu kushtua liderit të tyre Hasan Nasrallah, i cili u vra nga Izraeli në fund të shtatorit.

Nju-Jork - Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Amir Said Iravani, në letrën drejtuar sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh dhe Këshillit të Sigurimit, shkroi se deklaratat provokuese të presidentit amerikan, Xho Bajden janë thellësisht shqetësuese, sepse tregojnë miratim të heshtur dhe mbështetje të hapur të SHBA-së për agresionin ilegal ushtarak të regjimit izraelit ndaj Iranit. Në deklaratat e veta, presidenti amerikan zbuloi se ka informata për atë se si dhe kur Izraeli ka ndër mend ta sulmojë Iranin, theksoi Iravani në letër, transmetoi IRNA.

Sietëll  - Pesë persona janë vrarë në një shtëpi në afërsi të Sietllit, ndërsa për vrasjen i dyshuar është një 15-vjeçar, kumtuan sot autoritetet e shtetit federal të Uashingtonit. Dy të rritur dhe tre fëmijë janë vrarë, ndërsa një vajzë është plagosur në këmbimin e zjarrit në qarkun King, kumtoi policia. Zëdhënësi i Sektorit të Sherifit, Majk Melis, në vendin e ngjarjes deklaroi se i dyshuari është arrestuar pa incidente.

 Meksikë  - Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pasi cikloni tropikal "Oskar" goditi Kubën lindore, deklaroi mbrëmë presidenti Migel Diaz-Kanel, pasi pjesa më e madhe e ishullit ishte kryesisht në errësirë ​​për të katërtën natë me radhë.  Në provincën e Guantanamos, zona të tëra janë përmbytur, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk mundën të arrinin në zonat e prekura, tha Diaz-Kaneli. Autoritetet thanë se të paktën 1.000 shtëpi janë dëmtuar, raporton DPA. 

 Rio de Zhanejro - Ish-presidenti peruan, Alehandro Toledo dje është dënuar me 20 vjet e gjashtë muaj burg për marrje ryshfeti në lidhje me skandalin korruptiv në të cilin është përzier gjigantit brazilian të ndërtimit "Odebreht". Gjykata në Lima konfirmoi se Toledo, i cili qeveriste me Perunë nga viti 2001 deri në 2006, ka pranuar ryshfet prej 35 milionë dollarë në këmbim të një marrëveshje për ndërtimin  e një pjesë të autostradës ndërokeanike që lidh Rio de Zhanejron me Limën.

Jaunde  - Presidenti i Kamerunit, nëntëdhjetë e njëvjeçari Pol Bia është parë për herë të parë në publik pas një muaji e gjysmë pas spekulimeve për shëndetin e tij dhe nëse është gjallë, njofton BBC. Të hënën televizioni shtetëror shfaqi pamje filmike të presidentit se si arrin me aeroplan në aeroportin në kryqyetin Jaunde me fluturim nga Zvicra. Ai është pritur nga funksionarë shtetërorë dhe anltarë të partisë qeveritare.

Bejrut  - Gjatë natës dhe sot në mëngjes armata izraelite kreu mbi dhjetë sulme ndaj paralagjeve të Bejrutit, duke e akuzuar Hezbollahun se ka fshehur miliona dollarë në një bunker nën spitalin më të madh në Liban.  Sulmet ndodhën pasi që zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, koloneli Aviçaj Adre, urhdëroi evakuim të disa ndërtesave në paralagjet jugore të Bejrutit, duke i paralajmëruar qytetarët se janë në "afërsi të objekteve të Hezbollahut", shkruan "Tajms of Izrael".

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Zhozep Borrell dhe Komisioni Evropian sot i kanë përshëndetur rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Moldavi, si dhe referendumin kushtetues për vazhdimin e rrugës së republikës së mëparshme sovjetike drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në komunikatën e shërbimit diplomatik të BE (EEAS) theksohet se "Rusia dhe autoritetet e saj janë përpjekur në mënyrë aktive që ta minojnë procesin demokratik dhe zgjedhor në Moldavi".

Остани поврзан