• среда, 23 октомври 2024
MIA Flesh

15:00/22 tetor/2024

Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim Akim Ali, shef i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe përfaqësues special në Shkup. Në takim, siç bënë të ditur nga kabineti i saj, presidentja Siljanovska Davkova është informuar me aktivitetet aktuale, rolin e OBSH-së në vend dhe rajon dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet shëndetësore vendore me qëllim të përmirësimit të qëndrueshmërisë së sistemeve shëndetësore për përballje me pandemitë apo krizat shëndetësore.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pë rastin me foshnjën e vdekur 14-muajshe në Shkup, deklaroi se është mirë që Klinika për pediatri ndërmori hap të caktuar dhe shfaqi "shpresë se "do të zgjihet ndërgjegjja emenaxhmentit në spitalin në Kozle". "Ne i shqyrtuam me ekipin juridik në Ministri, të gjitha mundësitë tona. Është mirë që Klinika për pediatri ndërmori hapa të caktuar dhe shpresoj se do të zgjihet ndërgjegjja e menaxhmentit të spitalit në Kozle. Do tël udhëzojmë zyrtarisht tek Oda e mjekëve, atje ka komision etik që duhet të vendosë. Rekomandime tona do të ketë, raporti është këtu. Nëse nuk e besojnë raportin, le ta bëjnë vetë, megjithatë, se ka lëshime të caktuara, mjekësore, ka", u përgjigj Taravari pas deklaratave për mediumet sot para Klinikës për onkologji.

Shkup - Do të kemi dy stacione të kompresorëve, të re dhe të servisuar. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili u përgjigj në pyetjen e gazetarëve para Klinikës së Onkologjisë. "Deri në fund të janarit duhet të përfundojë kompania. Bëhet fjalë për kompaninë që është e obliguar. Ashtu që, të shpresojmë se do të kemi jo një, por dy stacione të kompresorëve. Një të re dhe një të servisuar, që do të na shërbejë si "bekap", eventualisht nëse njëri nuk funksionon, menjëherë të aktivizohet tjetri", nënvizoi Taravari.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili është pjesë e koalicionit "Vlen", duke e komentuar vendimin e Kryesisë qendrore të BDI-së të mbajnë mbledhje nga karakteri i hapur me praninë e qytetarëve, tha se atë që duhet ta bëjë BDI është të reformohet sepse, siç theksoi, ka shumë njerëz jokredibil ndërmjet tyre. "BDI nuk shkon në protesta, por në takime me qytetarët. Unë u thashë, por i rekomandoj BDI-së që fillimisht të fillojnë reformat në parti. Mes tyre kanë mjaft njerëz jo të besueshëm. Ata kanë nevojë për përshtatje në opozitë. Pra, fillimisht ishin protestat, tani më duket për shkak të temperaturave të ulëta vendosën të takojnë qytetarët. Le të takohen. Madje mendoj se nuk është dashur të bëjnë një abstinencë kaq të gjatë prej katër muajsh, që të mos i shohin fare qytetarët", tha Taravari.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njoftoi se kanë filluar me decentralizimin e Klinikës së Onkologjisë dhe qëllimi është të funksionojë si Institut i Transfuziologjisë, i pyetur se ç'farë ka ndryshuar në interes të pacientëve, pas një viti pasi shpërtheu skandali në lidhje me Onkologjinë. "Ne filluam me decentralizimin e Onkologjisë. Bëhet fjalë për spitalin "8 Shtatori". Një kuadër i caktuar tashmë trajnohen këtu në Onkologji dhe qëllimi është të bëjmë rrjet që do të kontrollohet nga Klinika e Onkologjisë. Pra "8 Shtatori" tashmë shpresoj për një muaj e gjysmë të fillojë edhe atje të jepen terapi, atë do ta promovojmë. Në Tetovë, Manastir dhe Shtip tashmë jepet terapi onkologjike. Dalëngadalë të fillojmë me decentralizimin, megjithatë sërish do të ketë ndonjë kontroll nga Klinika për Onkologji. Praktikisht të funksionojë si Instituti për Transfuziologji. Qendra është në Shkup, megjithatë ka filiale gjithkund", sqaroi ministri.

Shkup - Komunitetet më të vogla etnike në vend janë diku mbi 10 për qind dhe po përballen me spektër të gjërë të sfidave, mes të cilave edhe përfaqësimin e drejtë. Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve do të tentojë të rrisë dukshmërinë dhe rëndësinë e komuniteteve, të cilat janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thotë drejtori i ri i Agjencisë, Dalibor Kitanoviq. "Komunitetet më të vogla etnike në vend janë diku mbi 10 për qind, ndërsa problemet me të cilat përballen janë shumë, si në lidhje me përfaqësimin e drejtë në arsim, kulturë, media dhe trashëgimi kulturore, në pjesën e mediave dhe në pjesën e trashëgimisë kulturore. Kështu që është i gjërë spektri i sfidave të komuniteteve më të vogla dhe dukshmëria e tyre. Ne si Agjenci së bashku me Qeverinë do të mundohemi ta arrijmë edhe dukshmërinë edhe rëndësinë e komuniteteve, të cilët janë pjesë e rëndësishme në shoqërinë e Republikës së Maqedonisë, për ndërtimin e një shteti multikulturor, ku përveç komunitetit maqedonas dhe shqiptar, janë edhe komunitetet për të cilat do të luftojmë", tha Kitanoviq në deklaratën për mediat me rastin e mbajtjes së forumit. 

Shkup - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot në konferencë për media, e prezantoi publikisht vendimin e Këshillit Gjyqësor, gjë që përfaqëson një hap të rëndësishëm për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Maqedoninë e Veriut. Siç njofti SHGM-ja, më 10 tetor të këtij viti, Këshilli Gjyqësor mori një masë disiplinore – qortim publik për gjykatësen Jovanka Spiroska Paneva, me të cilën u konfirmua se ajo në mënyrë të paligjshme i kishte ndaluar publikut të ndiqte ballafaqimin gjyqësor ndërmjet biznesmenit Koço Angjushev dhe koleges së tij Cvetkovska për rastin “Feroinvest kundër medias IRL”, një proces në të cilin gazetarët u penguan të informonin qytetarët për këtë proces të rëndësishëm gjyqësor.

Shkup - Një vizitore në Kopshtin zoologjik të Shkupit ka kërkuar të testohej për gripin e shpendëve. Informacionin për MIA-n pasdite e ka konfirmuar drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska. Gruaja fillimisht ka shkuar në Klinikën Infektive, prej ku është dërguar në Institutin për Shëndet Publik. Ajo u testua dhe priten rezultatet nga testi. Drejtoresha Andonovska për MIA-n theksoi se nuk ka vend për panik tek qytetarët. Sapo punonjësit, të cilët ishin në kontakt të përditshëm me kafshët në Kopshtin zoologjik rezultojnë negativë për gripin e shpendëve, gjasat janë shumë të vogla që ndonjë nga vizitorët të ketë virus.

Shkup - Delegacioni i udhëhequr nga guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, do të marrë pjesë në Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupacionit të Bankës botërore (BB), të cilat do të mbahen gjatë kësaj jave në Uashington, SHBA. Në përbërjem e delegacionit të Bankës Popullore është edhe zëvendësguvernatorja, Emilia Nacevska. Në kuadër të Takimeve vjetore, guvernatorja Angelovska-Bezhoska dhe zëvendësguvernatorja Nacevska do të mbajnë takime me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

Shkup - Gjykimi për rastin "Organizatorët e 27 prillit" është ricaktuar për më 14 nëntor të këtij viti, pasi që këtë mëngjes të pandehurit Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski dhe Mile Janakieski, përmes avokatit Elenko Milanov kanë parashtruar kërkesë deri te Gjykata Themelore Publike që në seancën e sotme të vendos rreth parashtresës për amnisti pa u deponuar dëshmi materiale dhe verbale. Kryetari i Këshillit gjyqësor, gjyqtatri Ilija Tërpkov, informoi se në parashtresë të pandehurit kanë theksuar se nevojitet që Gjykata të marrë vendim për zbatim të Ligjit për amnisti, sepse tashmë ka vendosur një praktikë të këtillë, gjegjësisht Këshill Penal në vitin 2018 ka marër vendim për amnisti gjatë debatit kryesor, në fazë të procedurës dëshmuese, ku nuk është pritur përfundimi i procedurës dëshmuese.

Shkup - LSDM-ja në ditët në vijim do të dalë me informata që do të ndërmarrë për ligjin e mbrojtësve i cili është dorëzuar nga deputetja dhe ish ministre e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Nga LSDM thonë se nuk heqin dorë nga miratimi i këtij ligji. "Dje patëm koordinimin e grupit të Kuvendit, diskutuam për hapat e ardhshëm për ligjin e mbrojtësve. Në ditët në vijim do të dalim publikisht me të gjitha ato që do të ndërmarrim në lidhje me këtë ligj. Nuk heqim dorë nga miratimi i ligjit për mbrojtësit", tha sot Jovana Trençevska në konferencën për shtyp në Kuvend. Paraprakisht, partia politike "E Majta" kumtoi se sot ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi për shkak të ligjit të mbrojtësve.

Shkup - Partia politike "E Majta" sot parashtroi padi penale kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për shkak se nuk e ka përmbushur obligimin e vet sipas Rregullores lidhur me ligjin për mbrojtësit. Deputeti Sashko Jançev në konferencën për shtyp në Kuvend tha se padia penale është parashtruar për shkak se Gashi në mënyrë të pandërgjegjshme ka vepruar lidhur me autorizimet e veta dhe ka kryer vepr penale kundër detyrës zyrtare.

Shkup - Partia politike "E Majta" sot ka parashtruar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për ligjin për mbrojtësit. Nga VMRO-DPMNE derisa nuk e presin, nuk do ta komentojnë kallëzimin penale, ndërsa nga LSDM-ja thonë se nuk heqin dorë nga miratimi i këtij ligji dhe se ditët në vijim do t'i ndriçojnë hapat që do t'i ndërmarrin. Sipas "Të Majtës", kryetari i Kuvendit nuk e ka plotësuar dertyrimin e tij të rregullores lidhur me ligjin për mbrojtësit, që është bllokuar në procedurë kuvendore.  

Shkup - Për shkak të defektit të një gypi kyçës, pa ujë prej orës 12:30 do të jenë konsumatorët e Studeniçanit, bëri të ditur NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup. Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në riparimin e defektit.

Kumanovë - Policia ka arrestuar dy persona nga Kumanova, të cilët dyshohen se në periudhën e kaluar nga automjetet e parkuara kanë vjedhur sende të ndryshme. "Dje, në orën 11:30 në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria S.D.(30) dhe G.N.(36), të dy nga Kumanova, për shkak të dyshimit se në periudhën e kaluar me forcë kanë hyrë në pesë automjete të pasagjerëve dhe kanë vjedhur sende të ndryshme", njoftoi MPB-ja.  

Shkup - Vazhdon periudha e motit të q[ndrueshëm dhe kryesisht të qetë me mëngjese të ftohta dhe temperaturat e mëngjesit  që do të zbresin nën zero, paralajmërojnë  nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësira të ulëta. Temperaturat ditore do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.

Bruksel - Referendumi për anëtarësim në BE dhe zgjedhjet presidenciale në Moldavi të mbajtura të dielën dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjeorgji të shtunën e kanë kyçur alarmin në Union, për shkak të pafuqisë së saj që të përballet me propagandën e përforcuar, përhapjen e lajmeve të rreme dhe tentativat për implikime nga ana e Moldavisë, e cila investon mjete të konsiderueshme në betejën për ndikim në republikat e dikurshme sovjetike. BE-ja ndër vite ka qenë e bindur se axhenda e saj liberale dhe demokratike do t'i largojë Kishinjevin dhe Tbilisin nga orbita e kremlinit dhe do t'i tërheq drejt Perëndimit, por rezultatet nga votimi në Moldavi dhe anketat për zgjedhjet e ardhshme në Gjeorgji i shpërbëjnë vizionet e këtilla optimiste në Bruksel.

Bruksel - Bashkimi Evropian e përshëndeti rezultatin e referendumit për anëtarësimin në BE të Moldavisë, si shprehje e aspiratave të qytetarëve moldavë për një shtet paqësor, të pavarur, të qëndrueshëm dhe demokratikë, vlesëroi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borelli në deklaratën lidhur me votimin e  referendumit dhe zgjedhjeve presidenciale në Moldavi të mbajtura të dielen. "Qytetarët e Republikës së Moldavisë bënë zgjedhje historike për të ankoruar të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian dhe pavarësisht ndërhyrjeve masovike dhe fushatës hibride të Rusisë dhe përfaqësuesit e saj për minimin e votimit demokratik", theksoi Borrelli.

Bruksel - Parlamenti evropian në mbledhjen e sotme në Strasburg me 518 vota "për", 56 "kundër" dhe 61 "të përmbajtur" e miratoi pakon e re për ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, të quajtur Mekanizmi ukrainas për bashkëpunim të ndërsjelltë, i cili parasheh pagesë të kredisë për vendin në shumë prej 35 miliardë eurove. Kredia është pjesë e pakos së dakorduar në nivel të G7-shit në qershor të këtij viti për ndihmë financiare për Ukrainën në shumë të përgjithshme prej rreth 45 miliardë euro (50 mijë dolalrë amerikanë). Shuma që do ta paguajë BE-ja mund të jetë edhe më e vogël varësisht nga vlera e kredisë që do t'i ndajnë partnerët e tjerë të Unionit nga G7.

Peskara - Zëvendëskryeministri italian dhe ministri i Punëve të Jashtëm, Antonio Tajani sot në mbledhjen me ministrat për zhvillim të G7 në Peskara, paraqiti mundësinë për organizimin e konferencës për rindërtimin e Rripit të Gazës.  "Tërë popullatën civile, pa dallim kombësie, duhet ndihmuar dhe besoj se mundemi të dërgojmë sinjal të qartë, pasi me praninë e tre bashkëbiseduesve kryesorë, përfaqësues të Izraelit, Libanit dhe Palestinës, të cilët do të takohen me vendet e G7, shpresoj se mundemi të bëjmë një hap përpara", tha Tajani në margjinat e takimit. 

Kazanj - Kryeministri indian Narendra Modi sot theksoi se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore, ndërsa India është e gatshme ta ofrojë tërë ndihmën e mundshme për këtë. "Besojmë se problemet duhet të zgjidhen në rrugë paqësore dhe ne mbështesim plotësisht vendosjen me kohë të paqes dhe stabilitetit. Në të gjitha përpjekjet tona, prioriteti ynë është humanizmi dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë në të ardhmen", tha Modi në takim me presidentin rus Vlladimir Putin në margjinat e Samitit të BRIKS-it në Kazanj.

Los-Angjelos - Kompania "Meta", pronare e "Fejsbukut" dhe "Instagramit", vendosi ta kthejë teknologjinë për njohjen e personave në aplikacionet e veta, pasi që para tre viteve "e përjashtoi" këtë sistem për shkak të reagimit negativ të opinionit në "Fejsbuk". Hapi i ri është "me qëllim të luftës kundër mashrimeve" dhe "ndihmë për shfratëzuesit të cilët e humbën qasjen në profilet e veta", thuhet në kumtesë. Kështu, testi filelstar do të prëdorë njohje të personave për zbulim të kumtimeve të rrejshme dhe reklamave me fytyrë të personit të johur dhe publik.

Остани поврзан