• среда, 23 октомври 2024
MIA Flesh

12:00/22 tetor/2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi nesër dhe pasnesër  do të marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, që do të mbahet në Rigë, Republika e Letonisë. Gashi njëherazi është edhe kryetar i Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Mbështetjen e Platformës së Krimesë të Kuvendit, ndërsa pjesë e Delegacionit është edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, bëri të ditur pres shërbimi kuvendor.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljasko Radukov. Ministri Murtezani, siç bëri të ditur Ministria për Çështje Evropiane,  shprehu optimizëm për zgjedhje të suksesshme parlamentare në Bullgari, duke i shikuar ato si hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale përmes thellimit të besimit të ndërsjellë.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski, sot dhe nesër do ta udhëheqin delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Panairin e 4-të Ndërkombëtar të Mbrojtjes - Saha Expo 2024, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë. Siç njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes, gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, Misajllovski do të ketë takim me kolegun dhe nikoqirin e tij - ministrin e Mbrojtjes kombëtare Jashar Gyler.

Shkup - Punonjësit shëndetësorë kanë dhjetëfiush rretik më të madh nga infektimi me grip në krahasim me popullatën e përgjithshme, për shkak të natyrës së pounës së tyre. Punonjësi shëndetësor mund të infektohet me grip nga pacientët ose kolegët e tyre. Ekzistojnë studime që tregojnë se gjatë epidemisë, në institucionin shëndetësor më shumë se gjysma e punonjësve shëndetësore që kujdesen për pacientët me grip, edhe vetë janë të infektuar me virusin, theksojnë këtë mëngjes nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). "Gripi është sëmundje serioze, mund të shkaktojë pneumoni, bronshit ose t'i përkeqësojë gjendjet kronike shëndetësore. Vaksinimi kundër gripit, çdo vit, është mënyra më e mirë që të mbrohesh nga kjo sëmjndje", nënvizojnë nga ISHP.

Shkup - Organi Nacional Studentor dhe avokati i studentëve të Universitetit "Shën Cirili e Metodi" dorëzoi kërkesë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për rishqyrtimin e numrit të bursave për studentët e shkencave shoqërore në Konkursin për vitin akademik 2024/2025. Siç informojnë, në kërkesë theksohet ulja e numrit të bursave për këtë fushë shkencore, e cila është reduktuar vetëm në katër bursa, kundrejt dhjetë të vitit të kaluar.

Shkup - Vlera e Shportës minimlae sindikale për muajin tetor 2024 paraqet 61.249,00 denarë, informojnë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Me banesë me qira prej 60 m2 për tetorin shporta paraqet 76.624,00 denarë. Krahasuar me vlerën e shportës minimlae sindiklae për shtatorin 2024 e cila parqiste 61.306,00 denarë është pakësuar për 57,00 denarë.

Shkup - Për shkak të lidhjes së ujësjellësit f-80 mm në rr. "Ivan Cankar" 8, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës së njejtë. Siç informojnë nga NP "Ujësjellës dhe kanalizim" furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:20 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. 

Shkup - Kushtet e motit me diell dhe relativisht të ngrohtë ditët e fundit, e në disa vende me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë të lehtë deri mesatare, janë optimale për mbjelljen vjeshtore të kulturave gjysmë të thata, thonë agrometeorologët nga DPHM. Sipas tyre, rëndësi të madhe është respektimi i afatit të mbjelljes.

Shkup - Tre gradë nën zero mëngjesin e sotëm janë matur në Berovë, 0 në Manastir, 1 në Lazaropole, 2 në Shkup - Petrovec, Tetovë, Strumicë, Hanet e Mavrovës, 3 në Kriva Pallankë, Veles, Kumanovë, Demir Kapi, 4 në Shtip, Prilep, Gjevgjeli, 5 në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Pretor, si dhe 6 në Kodrën e Diellit, në Krushevë, Vinicë dhe në Ohër, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë ka paraqitje të mjegullës. Vende-vende frynë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.

Athinë - Partia greke në pushtet Demokracia e Re me 25 për qind është e qëndrueshme në pozitën e parë, PASOK-u është e dyta me 9,7 për qind më pak, e ndjekur nga zgjidhja e djathtë nacionaliste greke dhe Partia Komuniste, ndërsa SYRIZA është forca e pestë politike në vend, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i opinionit publik në Greqi të kryer nga agjencia "Alko" për televizionin grek "Alfa", njoftoi korrespondentja e MIA-s tha Athina. 

Moskë - Hetuesi francez Loran Vinatier apeloi dënimin e tij prej tre vitesh burg për shkelje të ligjit për "agjentë të huaj" në Moskë, një rast i dënuar nga Parisi. Për kërkesën e tij njoftoi gjykata ruse. Vinatier (48), i cili punon për organizatën joqeveritare zvicerane për ndërmjetësim në konflikte, është një nga disa persona të Perëndimit të cilët u arrestuan në Rusi pasi Moska e filloi ofensivën e saj për Ukrainën në vitin 2022. "Apeli kundër vendimit u regjistrua më 21 tetor," njoftoi gjykata në faqen e saj të internetit, një javë pasi dënoi Vinatierin, i cili u deklarua fajtor dhe tha se nuk e dinte se duhej të ishte regjistruar si "agjent i huaj" - një përcaktim që pothuajse përdoret ekskluzivisht kundër kritikëve vendas rusë të Kremlinit.

Kazan - Presidenti rus Vladimir Putin është nikoqir i samitit të BRIKS-it i cili fillon sot në qytetin Kazan. Forumin, në të cilin do të marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive, Putini e konsideron si një pjesë të nismës për krijimin e rendit të ri botëror për t'i dhënë fund dominimit të SHBA-së. Takimi do të vazhdojë deri të enjten. Ndër mysafirët më të rëndësishëm veçohet presidenti kinez Si Xhinping. Do të marrin pjesë përfaqësues nga gjithsej 32 vende. Anëtarët e përhershëm të BRIKS-it janë - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut - së fundmi iu bashkuan vendet siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Etiopia dhe Irani. Statusi i Arabisë Saudite ende është i paqartë.

Kartum - Forcat paraushtarake sudaneze për mbështetje të shpejtë (RSF) kumtuan se kanë rrëzuar një aeroplan transportues në Darfur, në perëndim të vendit. Në xhirimet që u paraqitën në meidumet sociale shihen luftëtarët e këtij formacioni paraushtarak se si qëndrojnë në fushën përplot me mbetje të aeroplanit dhe se si tregojnë dokumente për indentifikim të gjetura në vendin e fatkeqësisë. Ambasada ruse në kartum konfirmoi se diplomatë rusë po e hetojnë incidentin që ndodhi në afërsi të kufirit me Çadin. Në porosinë nga ambasada ceket se është e mundur në aeroplan, në çastin e fatkeqësisë të ketë pasur rusë.

Bejrut - Të paktën 13 persona humbën jetën dhe 57 janë plagosur në një sulm izraelit në Bejrut, afër spitalit më të madh shtetëror të Libanit, është numri i ri zyrtar nga sulmi i djeshëm. Mes të vdekurve, siç raportohet, është edhe një fëmijë. Spitali Rafik Hariri, i cili u dëmtua nga sulmi, ndodhet në periferi të periferisë jugore të Bejrutit, i cili është gjithashtu një bastion i lëvizjes pro-iraniane Hezbollah.

Tel Aviv - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni, sot ka mbërritur në Izrael në takime me liderët izraelitë, që është stacioni i parë i turneut të tij në Lindjen e Mesme që përfshin vizita në Jordani dhe Katar. Gjatë ditës, Blinkeni do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Mbrojtjes Joav Galant. Siç paraprakisht u paralajmërua nga Departamenti i Shtetit, Blinkeni udhëton për në Lindjen e Mesme për të konfirmuar përkushtimin e SHBA për sigurinë e shtetit hebre dhe të bisedojë  për mënyrat për arritjen e paqes.

Tel Aviv - Të paktën pesë persona humbën jetën në sulmet izraelite në veri të Rripit të Gazës, njoftoi DPA duke cituar persona mjekësorë të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze publikoi "skena të tmerrshme" gjatë transportit të kufomave, mes të cilëve ka psur edhe fëmijë. Të paktën 27 persona të tjerë janë plagosur nga zjarri i artilerisë në kampin e refugjatëve Xhabalia. Armata izraelite nuk ka njoftuar ende për sulmet.

Phenian - Koreja e Veriut mbrëmë i ka mohuar raportimet se po i siguron Rusisë ushtarë që mund të përdoren në konfliktin në Ukrainë. Përfaqësuesi i përhershëm i Phenianit në Kombet e Bashkuara e përshkroi pretendimin e Seulit si një "thashethem të pabazë". "Sa i përket të ashtuquajturit bashkëpunim ushtarak me Rusinë, delegacioni im nuk e konsideron të nevojshme të komentojë këto thashetheme tendencioze të pabaza", tha përfaqësuesi i Koresë së Veriut në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mbajtur mbrëmë vonë në Nju-Jork.

Buenos Aires - Shërbimi Federal i të Ardhurave Shtetërore të Argjentinës do të zëvendësohet me Agjencinë e ardhshme për Pagesë të Borxheve dhe Kontrollit Doganor, ndryshim me të cilin do të shfuqizohen 3.155 vende pune, kumtoi presidenca. Ky është "një hap thelbësor drejt eliminimit të burokracisë që e pengon ekonominë dhe lirinë komerciale të argjentinasve", thuhet në kumtesë në "X". "Kjo do të mundësojë uljen e shpenzimeve për 15 për qind për këtë pushtet".

Milluoki - Kris Midëllton ende nuk është i gatshëm për lojë. Një prej basketbollistëve më të mirë të Milluoki baks do të mungojë në fillimin e sezonit të ri në ligën NBA. Sulmuesi 33-vjeçar vazhdon të rikuperohet nga operacioni në kyçin e këmbës. Midëllton fillimisht duhet t'i fillojë trajnimet ekipore.

 

Остани поврзан