• среда, 23 октомври 2024
MIA FLESH

18:00/22 tetor/2024

Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Selanik, ku do të realizojë takim dypalësh me Hristos Stilinidis, ministër i Çështjeve Detare dhe Politikë Ishullore të Greqisë. Në takim, e cila është e para mes dy ministrave, siç njoftoi Ministria e Transportit, u bisedua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Shkup - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska prej sot e deri më 26 tetor do të qëndrojë në Uashington, ku do të marrë pjesë në Takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ndërsa do të realizojë takime edhe me përfaqësues të lartë të këtyre dy institucioneve financiare ndërkombëtare, me përfaqësues të Thesarit të SHBA-së, si dhe takime dypalëshe me kolegët e tyre, kumtoi Ministria e Financave.

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në seancë ka votuar raportin, me të cilin konstatohet se deputete në Kuvend për pjesën e mbetur të mandatit, në pajtim me Kodin Zgjedhor, bëhet Katerina Dimitrovska, në vend të Marija Mitevës nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni. 

Shkup - NQP Shkup kumtoi se nesër, për shkak të festës shtetërore 23 Tetori - Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë me orar të së dielës. Kujdestare do të jenë biletaritë dhe qendrat për personalizim (të cilat do të punojnë nga ora 08:00 deri në 14:00) në Qendrën e Transportit, Gjorçe Petrov dhe Tregu i Gjelbërt.

Shkup – Para fillimit të mbledhjes së sotme të 17-të , Kuvendi e konstatoi dorëheqjen nga deputetja Maria Miteva e cila ishte emëruar zëdhënëse e Qeverisë. Deputetët votuan disa ligje të cilat ishin në rend dite të mbledhjes së 17-të dhe 16-të.

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka mbajtur takim protokollar me anëtarët e rinj të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinor për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. 

Shkup - Në Tetovë, sot në ora 08:50 minuta nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.B. (41) nga Tetova. MPB-ja kumtoi se ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej tetë vjetëve për vepër penale të kryer “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal, kurse ka qenë i kërkuar me urdhëresë gjyqësore për shkak të arratisjes nga Institucioni Ndëshkues-Korrektues Burgu Idrizovë në Shkup, ku ka pasur të vuajë dënim me burg edhe një vit e gjashtë muaj.

Shkup - Së shpejti Qeveria do të dalë me zgjidhje për rritjen e pagave në shëndetësi, tha sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski pas Këshillit ekzekutiv të Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL). Ai paralajmëroi edhe intensifikimin e dialogjeve sociale, si dhe të mbledhjeve me të gjitha sindikatat dhe organizatat joqeveritare nga sfera e punës, në të cilat, i pranishëm do të jetë edhe sektori i biznesit. 

Shkup - Mbështetja prej 750 deri në 2.000 denarë për një nxënës nga një familje mundësoi të a.sh. "shportë shkollore", e cila ka përfunduar me datë 20 të këtij muaji. Siç tha sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, pas përfundimit të shportës së vjeshtës, Qeveria do të dalë me të dhëna zyrtare edhe për mbështetjet sipas kësaj baze.

Shkup – Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot si prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut i zgjodhi prokurorët publikë Valentina Stojanovska dhe Zllatko Bikovski, ndërsa prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë prokurorët e zgjedhur publikë Iskra Haxhi Vasileva dhe Faton Azizi. 

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, gjatë qëndrimit të tij të punës në Gjenevë, u takua me Drejtoreshën  Rajonale të UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, Belen Sanz Luke, informojnë nga Ministria. Në takim u diskutuan tema specifike, si thellimi i bashkëpunimit dhe forcimi i mbështetjes për gratë viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre, përmes ofrimit të strehimoreve (Qendrat e strehimit) në të gjithë shtetin.

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi se po vazhdon takimet me diasporën shqiptare, të cilat i ka nisur në maj të këtij viti. Takimi i parë ishte në Athinë me 12 maj, pas çka me 26 të po këtij muaji në Milano. Takimi i radhës do të jetë në Nju-Jork më 26 të këtij muaji me moton "Krenar për Shqipërinë". Përsëri takim me diasporën shqiptare në Greqi, por këtë herë në Selanik më 3 nëntor në hotelin "Porto Palas".

Selanik - Kemi nisur reformat strukturore në të gjitha sektorët. Kemi program ambicioz, me të cilin filluam të ndryshojmë imazhin e Maqedonisë. Po realizojmë aktivitetin më të madh investues në rrjetin rrugor, ku po nisim procedurat për ndërtimin e disa autostradave. Po përfundojmë ndërtimin e disa rrugëve të shpejta. Projekti ynë më ambicioz është ndërtimi i një hekurudhe me shpejtësi të lartë pikërisht në Korridorin 10, e cila do të mundësojë lidhje të shpejtë me portin e Selanikut dhe me Evropën Qendrore. Filluam edhe me ndryshimin e perceptimit për investitorët, për të ofruar kushte që do të jenë konkurruese për investitorët dhe për t'u njohur si vend i përshtatshëm për investime, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në Forumin për Lidhje me Evropën Juglindore që po zhvillohet në Selanik.

Vjenë – Presidenti austriak Aleksander van der Belen, disa javë pas zgjedhjeve parlamentare në Austri, ia besoi mandatin për formimin e qeverisë së re kancelarit aktual dhe liderit të Partisë Austriake të Lirisë e renditur e dyta, Karl Nehamer. Presidenti Van der Belen e sqaroi vendimin e tij, duke theksuar se pas bisedimeve gjatë javëve të kaluara u bë e qartë se Partia e Lirisë e Austrisë dhe kryetari i saj Herbert Kikl nuk mund të gjejnë partner koalicioni. 

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski deklaroi se vendi i tij nuk kërkon nga aleatët perëndimorë "armë bërthamore" për të luftuar kundër invazionit rus. "Ne nuk kërkojmë që të na jepen armë bërthamore", u tha ai gazetarëve të hënën, deklaratë me embargo deri sot. Në fjalimin në Bruksel javën e kaluar, Zelenski tha se Ukraina duhet të ketë "armë bërthamore" nëse nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s.

Kiev - Dy të moshuar dhe një fëmijë u vranë në një sulm gjatë natës në qytetin Sumi, në Ukrainën verilindore, ndërsa dy civilë tjerë u vranë në një sulm tjetër në rajonin e Donjeckut, njoftuan autoritetet ukrainase.  Në Sumi, një sulm me dronë dëmtoi ndërtesat në qytet, i cili para pushtimit rus kishte mbi 250,000 banorë, njoftoi administrata rajonale.

Остани поврзан