• петок, 05 декември 2025
MIA Flesh

15:00/ 1 dhjetor/ 2025

Shkup - Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) i përbërë nga: Monika Zajkova, shefe, dhe Mimoza Musa, Anëtare e Delegacionit, morrën pjesë në Misionin e AP të OSBE-së për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kirgistan, të cilat u zhvilluan më 30 nëntor 2025. Siç informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, si shefe e Misionit, Monika Zajkova i hapi brifingjet para mbajtjes së zgjedhjeve. Para se të nisen në disa rajone të Kirgistanit për të vëzhguar zgjedhjet, ato u informuan plotësisht mbi situatën në Kirgistan para zgjedhjeve nga përfaqësuesit e misionit të vëzhgimit afatgjatë të ODIHR-it, administrata zgjedhore, shoqëria civile, kandidatët dhe ekspertët.

Shkup - Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, nga foltorja e Kuvendit i ka drejtuar një sërë pyetjesh kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me emërimin e të ashtuquajturve “poverenikë” në disa komumunën e Gostivarit dhe Vrapçishtit. Snopçe kërkoi nga kryeministri që të sqarojë se në bazë të cilit ligj është bërë emërimi i të besuarve të qeverisë në Gostivar dhe Vrapçisht. Ai theksoi se Mickoski ka përdorur “qasje të dyfishtë”, pasi në komunat Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë janë emëruar të njëjtët kandidatë që kanë qenë në garë dhe aktualisht kryejnë detyrën, duke u respektuar vullneti i qytetarëve. Ndërsa në Gostivar dhe Vrapçisht, sipas deputetit, ky vullnet është injoruar. “Së bashku me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve, kryeministri ka shkelur edhe nenin 9 të Kushtetutës,” deklaroi Snopçe.

Shkup - Pensionistë nga i mbarë vendi të cilët janë për rritje lineare të pensioneve sot u tubuan para Gjykatës kushtetuese në Shkup, me qëllim, siç thonë, të vazhdojë përllogaritja lineare e pensioneve. Prej para Gjykatës kushtetuese, Zoran Trajkov, kryetar i këshillit inicues të grupit të pensionistëve të cilët angazhohen për rritje lineare të pensioneve, i porositi të pyeten "se ku e kanë ndërgjegjen për pensionistët me pensione të vogla" dhe se për atë duhet dikush të mbajë llogari. "Lufta jonë është përtë gjithë pensionistët, për bukë dhe ilaçe. Nuk e themi këtë kundër pushtetit. E themi këtë që maqedonia njëherë të jetë e bashkuar. Mjaft me ndarje. Jo për kot thonë i ngopuri nuk i beson të uriturit. Zëri ynë fillimisht do të dëgjihet", tha Trajkov.

Shkup - Eurointegrimet për ne nënkuptojnë përparim, jetë më të mirë, vlera evropiane. Prandaj flasim çdo ditë, pavarësisht se nga cili entitet politik vijmë, në fund të fundit të gjithë kemi një qëllim të përbashkët - përcaktimi i dytë strategjik i këtij vendi duhet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian për të cilin duhet të punojmë së bashku, tha sot zëvendësministrja për Çështje evropiane, Viktorija Trajkov, në ngjarjen e sotme të organizuar nga Grupi parlamentar ndërpartiak për monitorimin e implementimit të detyrimeve të Procesit të Berlinit dhe Agjendës reformuese të Planit të rritjes me temën "Agjenda reformuese dhe Procesi i Berlinit përmes prizmit të integrimit evropian: Roli i Parlamentit në zbatimin e prioriteteve rajonale". Trajkov në fjalimin e saj theksoi se Procesi i Berlinit dhe Agjenda reformuese janë urat për unitet dhe kohezion të vendeve të rajonit të cilat do të na ndihmojnë të bëhemi më të mirë, më konkurrues dhe më të fortë si shtete.

Shkup - Në Fakultetin e Filozofisë - Shkup pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" sot është lëshuar zona Wi-Fi falas, e para në kuadër të projektit për internet falas të Ministrisë për Transformim Digjital (MTD). Me këtë internet janë përfshirë hapësirat administrative, auditoriumi i fakultetit dhe të gjitha amfiteatret, ndërsa në të ardhmen do të përfshihen dhe sallat e leksioneve dhe kabinetet.  Ministri, Stefan Andonovski dhe dekani i këtij Fakulteti, Oliver Bakrevski definoi projektet e bashkëpunit me nënshkrimin e një Memorandumi. Presin që internet falas ta bëjë më të lehtë për studentët qasjen deri te informacioni. Andonovski paralajmëroi se me mjetet e MTD-së zona interneti falas do të vendosen dhe në lokacione tjera në konviktet studentore dhe në fakultetet ku ka frekuencë më të lartë të mësimdhënësve dhe studentëve. 

Shkup - Përmes Ministrisë së Transformimit Digjital (MTD) seri më tani studentëve u janë dhënë përafërsisht 40.000 vauçer[ për furnizim të pajisjeve elektronike, ndërsa më shumë se gjysma e tyre, 21.000 tashmë janë shfrytëzuar. Afati për aplikim është deri më 20 dhjetor, kumtoi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski. Në pyetjen e gazetarëve Andonovski vlerësoi se projekti me vauçerët është i suksesshëm dhe se për atë dëshmon tollovia dhe kërkesa nëpër shitore. Pret që deri në fund të thirrjes publike, 20 dhjetor, pjesa më e madhe e studentëve t'i marrin vauçerët, ndërsa deri në fund të afatit për projektin, 1 janar, t'i marrin pajisjet.

Shkup - Derivatet e naftës nga sonte në mesnatë lirohen për një denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Me vendimin zbatohet ulja e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht për 1,1 për qind.  Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS (D-E-V) do të jetë 69,5 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie 1 (EL-1) për 66,5 denarë. EUROSUPER BS-95 dhe mëtutje do të vazhdojë të shitet për 75, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 77 denarë për litër Me vendimin e KRRE-së për 0,902 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 44,213 denarë.

Shkup - Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot prezantoi asistenten virtuale “Nënë Tereza”, një platformë inovative e inteligjencës artificiale që do të ofrojë ndihmë dhe orientim për studentët, stafin akademik dhe vizitorët në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht. Asistentja virtuale u prezantua në një eveniment solemn të mbajtur në UNT, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, profesorë, studentë dhe media. Të pranishme ishin edhe zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, si dhe zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki-Shahini. Ngjarja u moderua nga doc. dr. Genta Spahiu Mirzo e cila theksoi rëndësinë e këtij projekti si hap drejt digjitalizimit të shërbimeve universitare dhe lehtësimit të qasjes në informacione dhe procedura akademike.

Shkup – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj ku prezantoi planet e investimeve të Qeverisë për ndërtimin dhe modernizimin e Korridoreve rrugore dhe hekurudhore 8 dhe 10, si pjesë e rrjeteve evropiane të transportit. Siç informojnë nga Ministria e Transportit, në takim, Nikolloski theksoi mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë në interes të të dy vendeve.

Shkup – Prej orës 13:00 në tërësi është normalizuar komunikacioni në VK Dojran, njoftoi LAMM. Komunikacioni në VK Dojran nga ana greke sot prej orës 10:30 deri në orën 12:30 ishte ndërprerë për të gjitha automjetet. Ndërprerja e komunikacionit ishte për shkak të grevës së bujqve.

Tetovë - Në Universitetin e Tetovës, më 29 dhe 30 nëntor 2025, u mbajt takimi hyrës i projektit të ri të Erasmus+, i cili synon përmirësimin e mësimdhënies, të nxënit dhe kërkimin shkencor në fushën e fizikës mjekësore në vendet e Evropës Juglindore, duke integruar teknologji moderne, pedagogji inovative dhe përvojë klinike bashkëkohore. Projekti i cili zhvillohet në kuadër të programit Erasmus+, do të zbatohet nga data 1 nëntor 2025 deri më 31 tetor 2028, ndërsa përfshin partnerë të rëndësishëm akademikë dhe klinikë nga rajoni, si: Universiteti i Kraiovës – Rumani si bartës i projektit, Universiteti “Aristotel” i Selanikut - Greqi, Universiteti i Plovdivit – Bullgari, Spitali Papageorgiou Selanik – Greqi si dhe Universiteti i Tetovës si partner aktiv në realizimin e aktiviteteve.

Ohër - Me nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëfinancim mes bartësve të projekteve dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal sot në Ohër në mënyrë solemne është shënuar fillimi i realizimit të dy projekteve - "Vullnetarë në aksion për sigurinë e qytetatarëve dhe mbrojtjen e nbatyrës" dhe "Krusheva dhe Elbasani" - udhëtim në natyrë dhe avanturë", projekte të financuara përmes prrogramit IPARD 3 për bashkëpunim mbarëkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës s Shqipërisë. Fjalime para të pranishmëve në solemnitet kishte ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski, i cil tha se krahas dy projekteve, me nënshkrimin e Marrëveshjes për partneritet për ndihmë teknike të Programit për bashkëpunim mbarëkufitar me Shqipërinë kontribuohet për bashkëpunim të drejtpëdrejtë mes dy vendeve.

Moskë - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot nënshkroi dekret me të cilin u lejohet qytetarëve kinezë të udhëtojnë në Rusi pa viza. Siç është cekur, në bazë të këtij vendimi, qytetarët kinezë do të kenë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Rusi jo më gjatë se 30 ditë si turistë, për vizitë apo për shkaqe afariste, si dhe të marrin pjesë në ngjarje arsimore, kulturore, ekonomike dhe sportive, deri më 14 shtator 2026, duke e marrë parasysh parimin e reciprocitetit, kumtuan mediumet ruse. Qytetarët kinezë do të mund të udhëtojnë edhe në mënyrë tranzitore ose ta braktisin Rusinë pa vizë, nën kushtin të kenë pasaportë të rregullt kineze.

Budapest - Ditët kur kryeministrit hungarez, Vikor Orban i nevojitej leje nga Berlini për të ndërmarrë aksion, kanë kaluar që moti, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze dhe tregtisë, Peter Sijarto, duke shtuar se Hungaria zhvillon politikë të bazuar në interesa kombëtare "e cila përfshin kontakte me Rusinë". "Kohët kur Budapesti duhej të kërkonte leje nga Berlini janë prapa nesh. Kryeministrit të Hungarisë nuk i nevojitet leja e askujt, as nga Berlini, as nga Brukseli", tha Sijarto, duke iu referuar deklaratës së kancelarit gjerman, Fridrih Merc se vizita e Orbanit në Moskë ishte "pa mandat evropian".

Uashington - Amerikanët shpenzuan 11.8 milionë dollarë në e-tregtinë e "Black Friday", llogarit Adobe Analytics, që është një rritje prej 9,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar.  Prej 1 deri më 28 nëntor, shitjet e e-tregtisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën në total 111.4 miliardë dollarë, që është një rritje prej 7,1 për qind krahasuar me vitin 2024. Adobe parashikon që totali gjithsej për sezonin e festave do të kalojë 253.4 miliardë dollarë. Pajisjet mobile e përforcuan pozicionin e tyre si kanali dominues i blerjeve me 58.7 miliardë dollarë shpenzime, që është një rritje prej 6.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Остани поврзан