15:00/8 dhjetor/2025
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Në Kuvend sot Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” e ndau çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2025. Fitues i çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për realizim në sferën e edukimit dhe arsimit është akademik Vitomir Mitevski, filozof dhe filolog klasik, ndërsa çmimin për arritje në sferën e kulturës dhe artit e marrin Zhivoin Glishiq, kompozitor dhe Bedi Ibrahim, artist figurativ.
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në Fejsbuk publikoi video nga ndërtimi i autostradës Tetovë - Gostivar për përfundimin e zgjidhjes së autostradës të Korridorit 8.
Shkup-, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Para monumentit të Shën Klimentit të Ohrit në oborrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare "Shën Klimenti i Ohrit" do të vendosen kurora me rastin e festës shtetërore kushtuar shenjtorit. Në kremtim do të marrin pjesë delegacione nga Kabineti i Presidentes, Kuvendit, Qeverisë, Shtatmadhorisë, KOM-it, si dhe përfaqësues të institucioneve, korit diplomatik dhe partive politike.
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u dërgoi një mesazh urimi të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks me rastin e festës kombëtare "Shën Klimenti i Ohrit". Në mesazhin e saj të urimit, presidentja thotë se kemi një detyrë të madhe përpara nesh për t'i mësuar virtytet që e mbajnë komunitetin.
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka shpreh urimet e tij me rastin e 8 Dhjetorit - Ditës së Shën Klimentit të Ohrit. "Vepra e Shën Klimentit të Ohrit paraqet themelin e edukimit, arsimit dhe kulturës shpirtërore të popullit maqedonas. Trashëgimia e tij është vlerë universale që i tejkalon kufijtë fetarë dhe etnikë dhe është simboli i dijes dhe progresit. Kjo ditë na kujton se investimi në arsim, kulturë dhe dije është themeli më i fortë mbi të cilin ndërtohet shteti i qëndrueshëm, i drejtë dhe demokratik. Në këto vlera, njohim një qëllim të përbashkët - një shoqëri të fortë, të bashkuar dhe perspektive për të gjithë qytetarët. Uroj që festa të jetë nxitje për një përkushtim edhe më të madh ndaj arsimit, shkencës, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë", shkroi Gashi në urim.
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se një grua 82-vjeçare nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej rreth 170.000 denarësh, nga një person që është paraqitur si nëpunës policor. "Një grua 82-vjeçare nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej rreth 170.000 denarësh. Sipas denoncimit, personi e kishte kontaktuar me telefon, duke u prezantuar si nëpunës policor, dhe i kishte thënë viktimës se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku ku kishte vdekur një fëmijë dhe se duhej të paguante për të mos shkuar në burg", njofton MPB-ja.
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Ku është këtu krimi? Tomovski është donator i VMRO-DPMNE-së si edhe mijëra të tjerë, ndërsa të dhënat janë edhe publikisht në dispozicion, tha Valentin Manasieski, anëtar i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, i pyetur për akuzat e LSDM-së për kinse keqpërdorime të drejtorit të SHPPP-së, Ivica Tomovski, dhe se firma e tij familjare ka marrë 161 tenderë në vlerë prej 5,3 milionë euro.
Londër, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Sekretari britanik i Mbrojtjes, Xhon Hili, deklaroi se Britania dhe aleatët e saj janë të gatshëm të "ndjekin dhe zbrapsin" nëndetëset ruse, duke zbuluar planet për një forcë të re multi-milionëshe me teknologji të lartë për të mbrojtur kabllot dhe tubacionet nënujore.
Bruksel, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, nga sot deri të mërkurën do të qëndorjë për vizitë në SHBA. Siç u njoftua nga Shërbimi për shtyp i NATO-s, Shekerinska do të jetë sot në Boston, ku do të mbajë fjalim në Qendrën "Belfer" në shkollën "Harvard Kenedi".
Damask, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Shara gjatë shënimit të njëvjetorit të rrëzimit nga pushteti të sundimtarit Bashar al-Asad, u ka bërë thirrje sirianëve që të punojnë së bashku për rindërtimin e shtetit të tyre. Aleanca e udhëhequr nga islamistët e Sharas nisi një ofensivë në fund të nëntorit të vitit të kaluar, duke marrë kryeqytetin sirian, Damask më 8 dhjetor pas pothuajse 14 vjetësh luftë dhe duke i dhënë fund sundimit mbi pesëdekadësh të familjes Asadit.
Uashington, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, pas tre ditësh bisedimesh midis Uashingtonit dhe Kievit në Florida, mbrëmë deklaroi se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski "nuk është gati" të nënshkruajë propozimin e paqes të SHBA-së që ka për qëlllim t’i japë fund luftës me Rusinë.
Bangkok, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Më pak se dy muaj pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje, tensionet midis Tajlandës dhe Kamboxhias u përshkallëzuan përsëri sot, pasi ushtria tajlandeze kreu ato që i quajti sulme hakmarrëse në rajonin kufitar. Tajlanda ka kryer sot sulme ajrore ndaj Kamboxhias fqinje teksa të dyja palët kanë këmbyer akuza për shpërthimin e fundit të luftimeve në kufirin e kontestuar që la të vrarë një ushtar tajlandez.
Xhakartë, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Pothuajse 1.000 persona kanë humbur jetën, ndërsa një milionë janë të detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre pas vërshimeve disajavore dhe rrëshqitjeve të dheut në Sumtarën veriore, sipas shifrave të publikuara sot nga Agjencia indoneziane e katastrofave.
Osllo, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Sot ka ardhur deri në të shtëna në një qendër tregtare "Storo Storsenter" në kryeqytetin e Norvegjisë, Osllo, njoftuan mediat norvegjeze. Sipas deklaratave të dëshmitatrëve okularë, në njërën nga dyqanet e qendrës tregtare është vërejtur një person me pistoletë, pas së cilës shumë shpejt ka arritur policia.
Bruksel, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Një grup i deputetëve evropianë kërkuan që të hetohen konstatimet se lëvizja islamike palestineze Hamas, të cilën BE e vlerëson si grup terrorist, ka bashkëpunuar me organizata joqeveritare të cilat punojnë në Rripin e Gazës, në mesin e të cilave edhe disa që janë financuar nga mjetet e Unionit.