• вторник, 20 август 2024

Rusia hodhi poshtë negociatat e paqes derisa Zelenski thotë se operacioni në Kursk është i suksesshëm

Rusia hodhi poshtë negociatat e paqes derisa Zelenski thotë se operacioni në Kursk është i suksesshëm

Moskë, 19 gusht 2024 (MIA) - Kremlini sot e hodhi poshtë mundësinë për negociata të paqes me Ukrainën për shkak të ofensivës së papritur të Kievit në territorin rus, për të cilën presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se i plotëson qëllimet e saj.

Ukraina dërgoi ushtarë përmes kufirit më 6 gusht dhe prej atëherë mban një pjesë të rajonit perëndimor Kursk, që është sulmi më i madh i territorit rus nga pushtimi i Moskës në shkurt të vitit 2022.

Sipas Kievit zyrtar, ofensiva është drejtuar në "shtrirjen e forcave ruse, krijimin e zonës së tamponit dhe afrimin e konfliktit në fund nën kushte korrekte".

Ndihmës presidenti rus i Vlladimir Putinit, Jurij Ushakov, sot tha se Moska për momentin nuk është e gatshme për negociata paqësore.

Sipas tij, hyrja në procesin e negociatave tani është "plotësisht jo adekuate" dhe shtoi se bisedat e ardhshme "varen nga situata e fushëbetejës, duke përfshirë edhe rajonin Kursk".

Ministria ruse e Mbrojtjes sot kumtoi se ushtarët rusë kanë ndërmarrë një nga vendet më të mëdha të populluara në periferinë e qytetit Toreck-qyteti Zalizhnoe (në Artomovë ruse), në rajonin e Donjeckut.

Në të njëjtën kohë, autoritetet ukrainase sot lëshuan urdhër për evakuim të obligueshëm të familjeve me fëmijë nga qyteti Pokrovsk, ku ende jetojnë 53.000 njerëz.

Banorët e Pokrovskës kanë një ose dy javë për evakuim sepse forcat ruse po afrohen drejt qytetit në rajonin e Donjeckut, deklaroi sot shefi i administratës Serhi Dobriak për Radion Evropa e Lirë.

Në ndërkohë, Zelenski tha se ushtarët e tij në Kursk, të cilët vendosën zyra administrative dhe publikuan pamje nga ushtarët ukrainas të cilët patrullojnë nëpër rrugët ruse, i plotësojnë qëllimet e tyre.

Zelenski dje tha se hyrja në territorin rus është me qëllim që të krijohet "tampon zonë". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан