• среда, 21 август 2024

Në Kanada regjistrohen mbi 800 zjarre pyjore

Në Kanada regjistrohen mbi 800 zjarre pyjore

Otavë, 20 gusht 2024 (MIA) - Në Kanada janë regjistruar më shumë se 800 zjarre aktive, nga të cilat 223 janë jashtë kontrollit. Zjarret këtë vit u përhapën në një zonë jashtëzakonisht të madhe, ku janë të prekura zona nga provincat e Bregut Perëndimor deri në Oqeanin Atlantik në Kanadën veriore dhe lindore. 

Disa javë ka zjarre edhe në parkun ndërkombëtar Xhasper, Kanadanë perëndimore. Banorët e qytetit Xhasper më 16 gusht, pothuajse një muaj pas evakuimit u kthyen në shtëpitë e tyre. Por, zjarri shkatërroi pothuajse një të tretën e qytetit. 

Kanadaja edhe vitin e kaluar ishte goditur nga zjarret e mëdha pyjore. Deri në fund të vitit 2023, në më shumë se 6.000 zjarre u dogjën rreth 15 milionë hektarë tokë - një sipërfaqe më e madhe se Anglia.

Mesatarisht, Kanadaja humbet rreth 2.5 hektarë tokë në vit nga zjarret. Ekspertët paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, zjarret do të bëhen më të shpeshta dhe shkatërruese. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан