• среда, 21 август 2024

Ukraina ka kryer sulm të madh me fluturake pa pilot ndaj Moskës, njoftoi kryetari i kryeqytetit rus

Ukraina ka kryer sulm të madh me fluturake pa pilot ndaj Moskës, njoftoi kryetari i kryeqytetit rus

Moskë, 21 gusht 2024 (MIA) - Ukraina ka kryer një nga sulmet më të mëdha me fluturake pa pilot ndaj Moskës, me çka njësitë ruse për mbrojtje kundërajrore shkatërruan të paktën 10 fluturake pa pilot të cilat fluturuan drejt kryeqytetit, deklaroi kryetari Sergej Sobjanin.

Disa nga fluturaket pa pilot janë shkatërruar mbi qytetin Podolsk, saktësoi ai. Qyteti gjendet rreth 38 kilometra në jug të Kremlinit. 

"Sistemet për mbrojtje ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes vazhdojnë të refuzojnë sulme nga fluturaket armiqësore pa pilot", njoftoi sot në mëngjes Sobjanin në Telegram. 

"Kjo është një prej përpjekjeve më të mëdha për sulme me fluturake pa pilot ndaj Moskës në histori. Ne vazhdojmë ta ndjekim situatën".

Ai shtoi se sipas informacioneve të para, në sulmet nuk ka viktima ose dëm material. fc/

Остани поврзан