• среда, 21 август 2024

OBSH: Mpoks nuk është kovidi i ri

OBSH: Mpoks nuk është kovidi i ri

Gjenevë, 20 gusht 2024 (MIA) - Bota tashmë din shumë për mpoks (e ashtuquajtura lia e majmunit), kështu që ajo nuk mund të konsiderohet "kovidi i ri", deklaroi sot drejtori i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), për Evropë, Hans Kluge.

"Mpoks nuk është kovidi i ri. Pa dallim nëse bëhet fjalë për llojin 1, i cili shkakton epidemi në Afrikën Qendrore dhe Lindore, apo për llojin 2, i cili ishte shkak për epideminë në vitin 2022", tha Kluge para gazetarëve në Gjenevë, në selinë e Agjencisë së KB-së.

Kluge shtoi se tashmë dihet shumë për llojin 2 të mpoksit, por se nevojitet më shumë hulumtim për llojin 1 në mënyrë që të përmirësohet lufta kundër kësaj sëmundjeje.

Paraqitja e sërishme e mpiksit në Republikën Demokratike të Kongos, shkaktuar nga lloji 1, i cili i goditi shtetet Burundi, Keni, Ruandë dhe Ugandë, e nxiti OBSH-në më 14 gusht të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për shëndet publik dhe të japë paralajmërim shëndetësor të nivelit më të lartë në plan ndërkombëtar.

Sipas OBSH-së, dy vaksinat tashmë janë përdorur në vitet e fundit - MVA-BN, nga laboratori farmaceutik danez "Bavarian Nordic" dhe LC16 e cila është prodhuar me mbështetje të qeverisë japoneze.

Ekziston edhe vaksina e tretë - ACAM2000, të cilën Grupi këshilldhënës strategjik i ekspertëve për imunizim, komiteti i OBSH-së, e rekomandon "në rast se MVA-BN dhe LC16 të mos jenë të kapshme". ab/

Foto: arkivi

Остани поврзан