• среда, 21 август 2024

Haradinaj: Kurti dhe VV e vodhën populli, shpejtë do të vijë dita kur do të shihet se kush janë kriminelët më të mëdhenj

Haradinaj: Kurti dhe VV e vodhën populli, shpejtë do të vijë dita kur do të shihet se kush janë kriminelët më të mëdhenj

Prishtinë, 20 gusht 2024 (MIA) - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e akuzoi kryeministrin Albin Kurtin për korrupsion dhe tha se që kur ka ardhur në pushtet, Kurti dhe partia e tij "Vetëvendosje" (VV), "e kanë vjedhur popullin e Kosovës", raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në njoftimin në faqen e tij të Fejsbukut, Haradinaj tha se për kryeministrin Kurti vlen shprehja popullore “të vret natën, të vajton ditën”.

"Kur flet Kurti për korrupsionin sikur edhe për shumë tema tjera, vjen në shprehje ajo fjala popullore “të vret natën e të vajton ditën”. Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV me mashtrime dhe në formën më tinëzare në mënyrë sistematike dhe tek resorët më të ndjeshëm vodhën popullin e Kosovës", ka shkruar Haradinaj.

Ish kryeministri i Kosovës e akuzon qeverinë aktuale se i vodhi rezervat shtetërore dhe rrymën. 

"...Vodhën bukën e Kosovës atëherë kur kishte frikë botërore nga kriza e bukës... vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin. Martini (Berisha) i cili ndërmjetëson në shitjen e rrymës serbe ende është i mbrojtur dhe trajtohet si hero. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaçkë gjahu", shkroi Haradinaj. 

Lideri i AAK-së iu referua edhe marrëveshjeve konfidenciale, duke thënë se “asgjë nuk do ta pengojë deklasifikimin e tyre dhe përballjen e vjedhjeve të tyre me qytetarin”.

"Shpejtë do të vijë dita kur lufta e vërtetë kundër korrupsionit do të fillojë e “vajtuesit e ditës” do të shihet se janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi", tha Haradinaj. qa/

Тагови

Остани поврзан