• среда, 21 август 2024

Konakoviq: Vizita e Bernsit në BeH është konfirmim se SHBA-ja është serioze ndaj BeH-së

Konakoviq: Vizita e Bernsit në BeH është konfirmim se SHBA-ja është serioze ndaj BeH-së

Sarajevë, 20 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme në Këshillin e ministrave të BeH-së, Elmedin Konakoviq, sot në Sarajevë u takua me drejtorin e Agjencisë qendrore amerikane të zbulimit (CIA), Uilliam Berns.

"Biseduam për proceset në BeH, për rëndësinë e NATO-s dhe integrimit evropian, për atë që na ngadalë[son dhe na përshpejton", theksoi Kokakoviq, duke shtuar se vizita e bernsit është edhe një konfirmim se administrata amerikane është serioze ndaj BeH-së.

Berns nga Sarajeva do të udhëtojë drejt Beogradit. Për Konakoviq ky është indiaktor se SHBA-ja e sheh rajonin e Ballkanit Perëndimor si tërësi.

"Le t'i kthehemi ekonomisë dhe ardhmërisë së këtij rajoni, dhe jo konkurrencës së vazhdueshme dhe sforcimeve rreth fakteve historike. Sigurisht se prania amerikane shkon në atë drejtim - në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve në rajon dhe kthimit drejt asaj që është më me rëndësi për qytetarët", theksoi Konakoviq.

Barns sot pa pritur arriti për vizitë në BeH, me ç'rast pati takime edhe me anëtarët e Presidencës së BeH-së dhe me drejtorin e Agjencisë zbuluese, Almir Xhuv. ab/

foto: uikipedia

Остани поврзан