• среда, 21 август 2024

Përfaqësuesi zyrtar amerikan: Vërejtjet e Netanjahut "nuk janë konstruktive" për armëpushim në Gazë

Përfaqësuesi zyrtar amerikan: Vërejtjet e Netanjahut

Uashington, 20 gusht 2024 (MIA) - Një përfaqësues zyrtar amerikan i kritikoi vërejtjet "maksimaliste" të cialt i prëshklruhen kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu për mbajtjen në kontroll të kufirit Gazë-Egjipt, duke cekur se kjo nuk do të ishte e dobishme për arritjen e armëpushimit me Hamasin.

"Deklaratat maksimaliste si kjo nuk janë konstruktive për arritje të marrëvehsjes për ndërprerje të zjarrit përtej qëllimit", tha funksionari i lartë i cili udhëtoi me sekretarin amerikan të Shtetit, Antoni Blinken në Lindjen e Afërt, duke kërkuar të mbetet anonim.

Vërejtjet e tilla "sigurisht e rrezikojnë aftësinë për bisedime në nivel të implementimit, në nivel të punës dhe teknik të mund të lëvizin përpara (kur) të dy palët do të dakordohen me propozimin për zhvendosje", tha ai. ab/

 

Остани поврзан