• среда, 21 август 2024

Egjipti bëri thirrje për armëpushim në Gazë dhe paralajmëroi për përshkallëzim në rajon

Egjipti bëri thirrje për armëpushim në Gazë dhe paralajmëroi për përshkallëzim në rajon

Kajro, 20 gusht 2024 (MIA) - Egjipti bëri thirrje për armëpushim në Gazë dhe paralajmëroi mundësinë e zgjerimit të konfliktit në një luftë rajonale. Deklaratën e dha presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Entoni Blinken.

"Armëpushimi në Gazë duhet të jetë fillimi i njohjes më të gjerë ndërkombëtare të shtetit palestinez dhe zbatimi i zgjidhjes me dy shtete, sepse është një garantues themelor i stabilitetit në rajon", deklaroi Sisi gjatë takimit të tij në Kajro. 

"Ka ardhur koha për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për t'iu qasur asaj me mençuri, duke respektuar gjuhën e paqes dhe diplomacisë, shtoi ai, duke theksuar se të gjitha palët duhet të jenë të vetëdijshme për "rrezikun e zgjerimit të konfliktit në nivel rajonal".

Blinkeni ishte në kryeqytetin egjiptian për të diskutuar mundësinë e përparimit në negociatat për një armëpushim në Gazë dhe një marrëveshje për lirimin e të burgosurve, që planifikohen më së voni këtë javë, megjithëse mbeten mosmarrëveshje të konsiderueshme.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u tregoi familjarëve të të rrëmbyerve në Gazë se nuk është "i sigurtë" nëse do të ketë armëpushim, raporton portali izraelit Walla. 

"Nuk jam i sigurt se a do të ketë marrëveshje, por nëse ka, ajo do të jetë ashtu që do të ruaj interesat strategjike të Izraelit", deklaroi Netanjahu në takimi e sotëm me familjarët e personave të cilët grupi palestinez Hamas i rrëmbeu nga Izraeli. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан