• среда, 21 август 2024

Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Spiropali në takim me ambasadorin Markovski: Bashkëpunimi me RMV, prioritet i politikës së jashtme e rajonale

Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Spiropali në takim me ambasadorin Markovski: Bashkëpunimi me RMV, prioritet i politikës së jashtme e rajonale

Tiranë, 20 gusht 2024 (MIA) - Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Danço Markovski, informuan nga kabineti i saj.

Ambasadori Markovski uroi Spiropalin për zgjedhjen në krye të Kuvendit dhe shprehu vullnetin e Ambasadës për të kontribuar në bashkëpunimin e Parlamentit dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë.

Kryetarja Spiropali nënvizoi se Shqipëria e konsideron bashkëpunimin me RMV një prioritet të politikës së jashtme e rajonale dhe shprehu gatishmërinë e Kuvendit dhe institucioneve të Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

Ajo theksoi se Kuvendi i Shqipërisë do të intensifikojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e RMV dhe bashkëpunimin parlamentar do të nxisë marrëdhëniet e bashkëunimin e gjithanshëm mes dy vendeve.

"Shqipëria dhe RMV, si partnerë në NATO dhe në përpjekjet e arritjet për anëtarësimin në BE, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë e kontribuojnë në zhvillimin, stabilitetin dhe paqen në rajon e më gjerë", theksoi kryeparlamentarja Spiropali. sa/

Foto: Kabineti i Elisa Spiropalit 

Остани поврзан