• среда, 21 август 2024

Republikanët në Dhomën përfaqësuese thonë se Bajden ka kryer kundërvajtje për impiçment

Republikanët në Dhomën përfaqësuese thonë se Bajden ka kryer kundërvajtje për impiçment

Uashington, 19 gusht 2024 (MIA) - Republikanët në Dhomën përfaqësuese të Kongresit amerikan sot publikuan raport në të cilin pohojnë se presidenti amerikan, Xhozef Bajden ka kryer kundërvajtje për impiçment, përkatësisht se ka tregtuar me ndikim për pasurim personal dhe të familjes së tij.

Në raportin me 291 faqe, të përgatitur nga tre komitete të Dhomës përfaqësuese, thuhet se Bajdeni ka prëfituar nga skema për tregtim me ndikim për t'u pasuruar, por edhe anëtarët e familjes së tij përmes kontratave me jashtë të cilat kanë filluar në vitin 2014, kur Bajden ishte nënpresident i SHBA-së.

Pohohet se Bajden e ka shfrytëzuar ndikimin e tij që të kujdeset djali i tij, Hanter Bajden të realizojë dobi në raporte afariste me partnerë nga Ukraina, Kina, Rusia dhe vende të tjera.

Nuk është e qartë nëse kryetari i Dhomës përfaqësuese, Majk Xhonson do të caktojë votim për impiçment të Bajdenit deri në zgjedhjet prresdienciale më 5 nëntor.

Madje edhe nëse Dhoma prëfaqësuese, e cila është nën kontrollin e republikanëve, sjell vendim të tillë, ka pak gjasa që Bajden të shkarkohet, duke pasur parasysh se ai do të duhet të shkarkohet në Senatin e Kongresit, i cili është nën kontroll të demokratëve.

Bajden, i cili më 21 korrik u tërhoq nga fushata për rizgjedhje, duhet ta braktisë funksionin kur pasardhësi i tij ta japë betimin më 20 janar. ab/

 

Тагови

Остани поврзан