• вторник, 20 август 2024

Në 24 orët e fundit, 25 persona humbën jetën në Gaza, gjithsej 40,099 viktima

Në 24 orët e fundit, 25 persona humbën jetën në Gaza, gjithsej 40,099 viktima

Deir Al-Balah, 18 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi sot se së paku 25 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në territorin palestinez që nga fillimi i Lufta midis Izraelit dhe Hamasit arriti në 40.099.

Mes viktimave është një grua dhe gjashtë fëmijët e saj.

"Herët në mëngjes, një bombardim izraelit goditi një shtëpi në qytetin qendror Deir al-Balah", njoftoi spitali Al-Aksa.

Në qytetin verior Xhabalia, dy apartamente në një ndërtesë banimi u goditën ndërsa dy burra, një grua dhe vajza e saj u vranë, kumtoi Ministria lokale e Shëndetësisë.

Në një sulm tjetër në qendër të Gazës, katër persona u vranë, kumtoi Spitali Avda.

Mbrëmë vonë, katër persona nga e njëjta familje, duke përfshirë dy gra, u vranë në një sulm pranë qytetit jugor Kan Junis, kumtoi Spitali Naser.

Izraeli pretendon se synon vetëm ekstremistët dhe fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve, sepse "organizata ekstremiste fsheh luftëtarë, armë, hyrje tunelesh dhe raketa në zonat e banuara".

Në luftën që po vazhdon prej më shumë se dhjetë muajsh, në Gaza janë plagosur 92.609 persona. sa/

foto: EPA

Тагови

Остани поврзан