• среда, 21 август 2024

Kiev: Raketa të kryqëzuara ruse rrëzohen mbi Kievin

Kiev: Raketa të kryqëzuara ruse rrëzohen mbi Kievin

Kiev, 20 gusht 2024 (MIA) - Rusia mëngjesin e sotëm sulmoi Kievin me raketa kryqëzuese, sipas gjitha gjasave Iskander-K, ndërsa raketat u rrëzuan në afërsi të qytetit, kumtoi administrata ushtarake e Kievit.

Forcat ruse kanë sulmuar Kievin nga veriu, thuhet në kumtesë dhe shtohet se ky është sulmi i pestë me raketa në Kiev këtë muaj, transmeton Ukrinform.

Raketat u shkatërruan nga mjetet kundërajrore në afërsi të qytetit dhe për momentin nuk ka informacione për dëme apo viktima eventuale.

Në kryeqytetin e Ukrainës dhe në një numër rajonesh lindore dhe veriore më parë u bë e ditur për një alarm ajror për shkak të rrezikut nga një sulm raketor. rq/

Foto: Administrata ushtarake e Kievit në Fejsbuk

 

 

Остани поврзан