• среда, 21 август 2024

Armata izraelite kumtoi se nga Libani drejt Izraelit janë hedhur 40 raketa

Armata izraelite kumtoi se nga Libani drejt Izraelit janë hedhur 40 raketa

Tel Aviv, 20 gusht 2024 (MIA) - Rreth 40 raketa janë hedhur mëngjesin e sotëm nga Libani drejt Galilesë së Epërme dhe Rrafshnaltës së Golanit, kumtoi armata izraelite.

Disa nga raketat janë hasur nga mbrojtja kundërajrore, ndërsa deri tani nuk ka raportime për të lënduar, shkruan Tajms of Izrael.

Sulmi ka ndodhur pasi armata izraelite mbrëmë sulmoi një depo armësh të Hezbollahut thellë brenda territorit libanez.

Në atë sulm është vrarë një operativ i njohur i Hezbollahut, informon portali izraelit. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан