• вторник, 20 август 2024

Më shumë se 121.000 të evakuuar nga nëntë zona kufitare në rajonin Kursk

Më shumë se 121.000 të evakuuar nga nëntë zona kufitare në rajonin Kursk

Kursk, 19 gusht 2024 (MIA) - Më shumë se 121 civilë janë evakuuar nga nëntë zona kufitare në rajonin Kursk deri më tani, ndërsa më shumë se 650 i kanë braktisur zonat me rrezik të lartë në 24 orët e kaluara, njoftoi zëvendës-zëdhënësi i Ministrisë ruse për Gjendje të Jashtëzakonshme, Artem Sharov, në brifingun me gazetarë.

"Nga fillimi i masave për evakuim, më shumë se 121.000 persona janë shpërngulur nga nëntë zona kufitare. Gjatë 24 orëve, më shumë se 650 njerëz janë larguar vetë dhe në karvane të organiuzara", tha ai.

Sharov informoi se banorët e zonave kufitare ende zhvendosen në lokacione të sigurta.

Forcat ruse luftojnë kundër ushtarëve ukrainas në zonën Kursk nga 6 gushti, kur mijëra ushtarë ukraians janë futur përmes kufirit perëndimor të Rusisë. mb/

Foto: Printskrin 

Остани поврзан