• среда, 21 август 2024

Kurti: Ura mbi lumin Ibër duhet të jetë e hapur dhe se nuk është dashur të mbyllet

Kurti: Ura mbi lumin Ibër duhet të jetë e hapur dhe se nuk është dashur të mbyllet

Çikago, 19 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në SHBA, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot e ka cilësuar atë si historike për rrethanat e papara e të papërjetuara edhe nga vet SHBA-ja.

Ai në një intervistë për programin shqiptar “Zëri i Amerikës” ka thënë se ura mbi lumin Ibër duhet të jetë e hapur dhe se nuk është dashur të mbyllet.

“Ura mbi lumin Ibër është dashur të hapet kur është çliruar Kosova para 25 vjetëve. Nuk është dashur të jetë e mbyllur kur është pavarësuar Kosova 16 vjet më parë. Është dashur të jetë e hapur edhe para 8 vjetëve në bazë të marrëveshjes së Brukselit e planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefishë të vonuar për shumë vjet. Ajo çfarë duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat e kapitalin në të dy anët e lumit Ibër, të ketë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vet frymëmarrjen e shteti demokratik”, ka thënë Kurti nga Çikago.

Ai theksoi se po dëgjohen me vëmendje gjitha vërejtjet e sugjerimit e partnerëve ndërkombëtarë, duke shtuar se është optimist se do të ketë sundimit të ligjit, liri të lëvizje në njërën anë, por edhe paqe e siguri në anën tjetër .

Kurti tha se hapja e urës mbi lumin Ibër nuk është kundër askujt. Sipas tij ura është për të gjitha komunitetet.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë të fuqishme.

“Marrëdhëniet që po i ndërtojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të fuqishme se kurrë”, tha Kurti.

Ai shtoi se SHBA-ja ka shumë arsye që të jetë krenarë me Republikën e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë e për zhvillimin e ndërtimin e së cilës kanë kontribuar si askush tjetër. mb/

Остани поврзан