Në Spanjë është dhënë paralajmërimi për stuhinë e fuqishme "Herminia"
- Stuhia e fuqishme që do ta kaplojë Spanjën prej të dielës do ta mbajë emrin Herminia, kumtoi Agjencia nacionale meteorologjike (AEMET).
Madrid, 24 janar 2025 (MIA) - Stuhia e fuqishme që do ta kaplojë Spanjën prej të dielës do ta mbajë emrin Herminia, kumtoi Agjencia nacionale meteorologjike (AEMET).
Në kumtesë saktësohet se stuhia do të sjellë reshje të mëdha dhe erëra të fuqishme në rajone të gjera të Gadishullit pirinej.
Reshjet e shiut do të zgjerohen nga Galicia drejt gjysmë veriperëndimroe të gadishullit, me mundësi për përparim të mëtutjeshëm në pjesën tjetër të vendit, edhe pse nuk priten në brigjet e Detit Mesdhe apo në Ishujt balearik. ab/
Foto: МIА arkivi