• петок, 18 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MIA Flesh

MIA Flesh

9:00/ 3 prill/ 2025

Shkup - Në Kuvend sot është caktuar seanca e 41-të, së cilës do t'i paraprijnë pyetjet e opozitës, instrument i cili filloi me zbatimin e Rregullores së re, që u përputh me mandatin e deputetëve aktualë. Në dy orët e para, deputetët e opozitës do t'u parashtrojnë pyetje kryeministrit, ministrave dhe personave tjerë të emëruar dhe të zgjedhur. Në rendin e ditës së seancës së 41-të janë ratifikimi i Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Konventës për veprat penale dhe disa akte tjera të kryera në mjete fluturuese, të Protokollit për plotësimin e Konventës për luftimin errëmbimit të paligjshëm të mjeteve fluturuese, të Konventës për parandalimin e veprimeve të paligjshme në lidhje me aviacionin civil ndërkombëtare dhe të Protokollit fakultativ të konventës për të drejtat e fëmijëve për procedurën për parashtresa dhe të Konventës për vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësor në kontekstin tejkufitar të miratuar në Sofje më 27 shkurt 2001 dhe ndryshimit të dytë të Konventës për vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësor në kontekstin tejkufitar të miratuar në Cavtat më 4 qershor 2004.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri i LSDM-së opozitare Venko Filipçe sot do të takohen në Qeveri, por paraprakisht ata "do të përballen" edhe në sallën plenare në Kuvend ku kryeministri dhe ministrat do të përgjigjen në pyetjet e opozitës. Pritet që Filipçe në takimin në Qeveri t'ia shpjegojë kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së planin e tij për strategjinë afatgjatë të vendit e cila do të përgatitej me dialog politik. Ky është takimi i parë mes tyre masi Mickoski e mori postin e kryeministrit dhe Filipçe postin e kryetarit të LSDM-së. Nga Qeveria dje pasdite kumtuan se, duke marrë parasysh gatishmërinë e ndërsjellë për takim, ai është caktuar për në orën 14:00.

Bruksel - Sfidat prioritare të sigurisë, përkrahja dhe perspektiva për Ukrainën, përforcimi i partneriteteve dhe kapaciteteve mbrojtëse dhe përgatitjet për Samitin e qershorit të NATO-s në Hagë, do të jenë tema kryesore të takimit dyditor të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës. që fillon sot në Bruksel dhe ku do të merr pjesë edhe ministri i Punpëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Takimi do të fillojë me mbledhjen e Këshillit veriatlantik, pas çka shefave të diplomacive të anëtarëve të NATO-s do t'u bashkangjiten edhe kolegët e tyre nga katër vendet partnere nga Rajoni aziatiko-pacifik, Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re.

Shkup - Në Fakultetin për siguri në Shkup sot do të mbahet debat pubik "Siguria e këmbësorëve – përgjegjësi e të gjithë neve”, me rastin e Javës së këmbësorëve. Debatin e organizon Këshilli republikan për siguri në trafikun rrugor (KSHSTRR) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin për Siguri. Është paralajmëruar pjesëmarrja e ekspertëve nga fusha e komunikacionit dhe përfaqësuesve të institucioneve kompetente, ndërsa fjalim do të ketë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Shkup- Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale sot në amfiteatrin e Fakultetit teknologjik-metalurgjik në Shkup do të organizojë debat publik për Draft-raportin për vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor të Draft-strategjisë për hulumtime gjeologjike dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025-2045. Ministria u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara – institucioneve, ekspertëve, komunitetit akademik, sektorit civil dhe biznesit – që të përfshihen aktivisht në krijimin e strategjisë.

Shkup – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut dhe kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 20 gradë. Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në orët e natës do të ketë kushte për shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 18 gradë. 

Shkup - Sipas matjeve dhe vëzhgimeve në stacionet meteorologjike në vend, muaji mars i vitit 2025 karakterizohet si shumë i ngrohtë dhe me reshje mesatare deri mbi mesatare, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare (1991/2020), kumtoi DPHM-ja.  Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 3.9°C në Lazaropole deri në 11.3°C në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të marsit për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), ajo e këtij viti ishte 2.4°C mbi nivelin mesatar të vendit. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 15 mars në Manastir dhe ka qenë 28.8 gradë. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është shënuar në Lazaropole, më 19 mars dhe ka qenë -12.7 gradë.

Tiranë - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, më 8 prill do të vizitojë Shqipërinë. Është planifikuar takim me kryeministrin Edi Rama, pas çka do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Kjo do të jetë vizita e saj e parë që nga marrja e funksionit. Para më pak se një muaji, më 13 mars, Shqipërinë e vizitoi eurokomisionerja për zgjerim dhe politika të fqinjësisë, Marta Kos, që po ashtu ishte vizita e saj e parë në këtë vend pas zgjedhjes në funksion.

Uashington- Presidenti amerikan Donald Tramp dhe Shtëpia e Bardhë kanë shpallur tarifa reciproke doganore amerikane që do të ndjehen nga më shumë se 180 vende dhe territore sipas politikës së tij të re gjithëpërfshirëse tregtare. Në grafikët e postuar në mediat sociale, Shtëpia e Bardhë paraqet normat efektive të tarifave doganore që ata pretendojnë se vendet e tjera i imponojnë ndaj produkteve amerikane, duke përfshirë edhe ato përmes "manipulimit me valutat dhe barrierat tregtare.

Bruksel – Masat e pajustifikuara, të paligjshme dhe joproporcionale mund të sjellin përshkallëzim të mëtutjeshëm të doganave dhe spiralë të ulët ekonomike për SHBA-në dhe botën në tërësi, vlerësoi kryetari i Komitetit për tregti ndërkombëtare në Parlamentin Evropian, Bernd Lange në reagimin e vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për vendosje të “doganave reciproke” të importit të mallrave të BE-së dhe SHBA-së.  “Presidenti Tramp mund ta quajë ditën e sotme – ‘Dita e çlirimit’, por nga pikëpamja e qytetarit të thjeshtë kjo është ‘Dita e inflacionit’”, bëri të ditur eurodeputeti gjerman Lange në një reagim me shkrim. Sipas tij, vendimi i tillë i Trampit do t’i detyrojë konsumatorët amerikanë “ta mbajnë barrën më të rëndë në luftën tregtare”. 

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në video fjalimin e saj në disa gjuhë - anglisht, gjermanisht dhe frengjisht - i komentoi tarifat e reja të vendosura nga ana e presidentit amerikan, Donald Tramp. Masat tregtare amerikane paraqeisn "goditje të rëndë" për ekonominë botërore, paralajmëroi ajo, duke theksuar se Bashkimi Evropian përgatit kundërmasa nëse dështojnë negociatat. "Tanimë e finalizuam pakon e parë të kundërmasave, si përgjigje të tarifave për çelik", deklaroi Fon der Lajen në Samarkand, Uzbekistan, ku mori pjesë në Samitin për partneritet mes BE-së dhe Azisë Qendrore.

Paris - Nëse negociatat për programin bërthamor iranian nuk kanë sukses, një “konflikt ushtarak” do të ishte “pothuajse i pashmangshëm”, deklaroi mbrëmë ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro në një fjalim në Parlament.  Baro shtoi se mundësitë po zvogëlohen, sepse mbesin edhe pak muaj deri në skadimin e marrëveshjes aktuale.  "Dhjetë vjet pas marrëveshjes bërthamore me Iranin, besimi dhe bindja jonë mbeten të paprekura. Irani nuk duhet të posedon kurrë armë bërthamore, kurse prioritet është arritja e një marrëveshjeje që kufizon "në mënyrë të verifikueshme dhe të qëndrueshme" programin bërthamor të Iranit, tha Baro.

Paris – Presidenti francez Emanuel Makron sot do të mbajë takim në Pallatin e Eliseut me përfaqësues të të gjithë sektorëve ekonomikë të goditur nga doganat e reja amerikane.  Presidenti amerikan Donald Tramp publikoi vendosjen e normës themelore të doganave prej 10 për qind për të gjitha produktet e importit, me normë shtesë prej 20 për qind për Bashkimin Evropian. Kjo hapi luftë të re tregtare, me pasoja potenciale serioze për ekonominë globale, inflacionin dhe rritjen ekonomike.  Prodhuesit francezë të verës dhe pijeve të ashpra tashmë paralajmëruan se eksporti i tyre në SHBA do të ulet për të paktën 20 për qind, pasi ishin publikuar tarifat e reja. 

Uashington – Importi i naftës, gazit dhe produkteve të rafinuara nuk është në listën me doganat e reja të mëdha të cilat i publikoi presidenti amerikan Donald Tramp, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Përjashtimi do ta ulë shqetësimin e industrisë amerikane përpunuese, e cila shprehu shqetësim për doganat e reja se ato do të mund të shkaktonin ndërprerje në furnizimin dhe t’i rritin çmimet e të gjitha produkteve petrokimike të prodhuara nga rafineritë nga Perëndimi i Mesëm që shfrytëzojnë naftë të papërpunuar kanadeze dhe ngarkesës evropiane të benzinës dhe dizelit në SHBA në bregun lindor.  Trampi mbrëmë vonë njoftoi se vendos doganë themelore prej 10 për qind për të gjitha mallrat të cilat transportohen në vendin e tij dhe i rrit doganat për dhjetëra vende. 

Stamboll - Zhoze Mourinjo ka shkaktuar një incident tjetër në futbollin turk. Portugezi mbrëmë pas humbjes (1:2) të ekipit të tij Fenerbahçe ndaj Galatasarait në çerekfinale të Kupës së Turqisë, ka kapur për hunde trajnerin e skuadrës kundërshtare, Okan Buruk.  Menaxheri i Galatasarait ra në fushë dhe pas kësaj filloi një shtytje mes futbollistëve të dy skuadrave. Galatasarai ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë dhe do të përballet me Konjasporin. Në gjysmëfinalen tjetër Trabzonspori do të luajë me fituesin e ndeshjes Beshiktash-Geztepe.

Madrid - Barcelona mbrëmë si mysafir me rezultatin 1:0 e fitoi Atletiko Madridin në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës. Golin e vetëm e shënoi Feran Tores në minutën e 27-të pas asistimit të Lamin Jamal. Ndeshja e parë përfundoi baraz (4:4), kështu që Barcelona u kualifikua në finale. Për trofeun skuadra katalane do të garojë me Real Madridin, i cili në gjysmëfinale ishte më i suksesshëm se Real Sosiedad. 

Остани поврзан