• среда, 30 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Flesh

12:00 / 17 prill / 2025

Shkup - Nga Prokuroria publike pohojnë se asnjë prokuror publik nuk është tërhequr nga hetimi për zjarrin në Koçan për shkak të presioneve eventuale dhe mosmarrëveshjeve me kualifikimin juridik. "Ekipi i prokurorëve po vepron plotësisht i sinhronizuar dhe pandërprerë po ndërmerr veprime", thonë nga Prokuroria.

Shkup – Në llogaritjen e shportës mesatare të konsumit do të përfshihen të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve të cilat prodhohen në vend, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski. Siç theksoi Tripunovski në konferencë për media në Qeveri, pemët dhe perimet do të vendosen në shportë në etapa, në sezone, varësisht nga periudha në të cilën piqen dhe shfrytëzohen. Për këtë qëllim tashmë është përgatitur kalendar i veçantë i cili është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë. 

Shkup – Stabiliteti makroekonomik, mjedisi i parashikueshëm i biznesit, politikat tatimore të bazuara në tatimin e sheshtë dhe partneritetin ndërmjet Qeverisë dhe kompanive në realizimin e projekteve të tyre investuese, është mesazhi që dërgoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska para investitorëve gjermanë në Asamblenë e Përgjithshëm të Lidhjes së biznesit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë që po mbahet në Shkup.

Shkup - Që nga fillimi i muajit prill, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup larguan gjithsej 550 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit. "Në të njëjtën periudhë, Eko-Patrulla e Ndërmarrjes përgatiti 11 procesverbale për persona dhe subjekte juridike të kapur gjatë hedhjes së mbetjes në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet publike dhe të trafikut", kumtuan nga ndërmarrja.

Shkup - Nesër (e premte), sportelet për pagesa dhe operatorët pranë Drejtorisë së NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup do të punojnë nga ora 07:30 deri në orën 15:30, njofton Ndërmarrja publike. Prej atje shtojnë se data 21 prill 2025 (e hënë) është ditë jo pune.

Shkup - Policia e Shkupit mbrëmë ka privuar nga liria tre persona të cilët dyshojnë se me kërcënim u kanë marrë para të miturve. "Më 16 prill 2025 rreth orës 23:30 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.A.(19) nga f.Kondovë, rrethi i Shkupit, M.I. (22) dhe R.F. (20), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 22:25, në një vendndalim autobusësh në zonën e Bit Pazarit duke u kërcënuar u kanë marrë para pesë të miturve nga f.Kuçevishtë i Shkupit, ndërsa kur e kanë lëshuar vendin e ngjarjes kanë hasur në dy të mitur të tjerë nga fshatrat Idrizovë dhe Trubarevë të Shkupit", informojnë sot nga MPB.

Shkup - Prej sot deri më 31 maj komunikacioni në autostradën Demir Kapi - Smokvicë do të zhvillohet vetëm përmes tunelit të majtë pasi që tuneli në anën e djathtë do të rikonstruohet. "Sintek Inxhenering njofton se do të fillojë ndryshimi i përkohshëm i komunikacionit në autostradën A1, në segmentin rrugor Demir Kapi – Smokvicë prej 17.4.2025 deri më 31.5.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të djathtë T2. Tubacioni i djathtë i tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa komunikacioni është riorentuar plotësisht në tubin e tunelit të majtë", kumton Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).

Beograd - Studentët që bllokojnë institucionet e arsimit të lartë në Beograd, mbrëmë vonë kanë dërguar letër deri tek Këshilli për kulturë dhe informim duke i informuar se bllokada dhe protesta para RTS-së do të vazhdojë derisa të publikohet thirrja publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të RME (organ rregullator për media elektronike), njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Ju drejtohemi si institucion kompetent i cili në përputhje me Ligjin për media elektronike, është i detyruar të publikojë thirrje publike për anëtarët e nominuar të Këshillit të REM, së paku gjashtë muaj, ndërsa jo më vonë se tre muaj para skadimit të mandatit të anëtarit të këshillit", potencohet në letrën drejtuar atij komisioni.

Kiev - Ukraina informoi se mbrëmë është sulmuar nga Rusia me pesë raketa dhe 75 dronë. Forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan 25 dronë, derisa 30 dronë të tjerë nuk kanë arritur deri te caqet, me siguri për shkak të kundërmasave të forcave për luftë elektronike.

Pekin - Kina nuk do t'i kushtojë vëmendje nëse SHBA-ja vazhdon të luajë "lojën e numrave" kur bëhet fjalë për tarifat, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës pasi Shtëpia e Bardhë publikoi se Kina po ballafaqohet me tarifat deri 245 për qind për shkak të masave të saj hakmarrëse, transmeton Rojters. Në një dokument të publikuar pardje, Shtëpia e Bardhë deklaroi se detyrimet totale të Kinës përfshijnë tarifën e fundit reciproke prej 125 për qind, tarifa shtesë prej 20 për qind për të trajtuar krizën e fentanilit, si dhe tarifa midis 7.5 dhe 100 për qind për mallra të caktuara për shkak të praktikave të padrejta tregtare.

Uashington – Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni mbërriti në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp. Gjatë takimit të sotëm në Uashington, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni do të bëjë përpjekje ta ndalojë presidentin amerikan Donald Tramp që të vendosë dogana të reja për Bashkimin Evropian. Edhe pse Meloni nuk është zgjedhja e parë e Brukselit për bisedime me Trampin, mund të jetë i vetmi, shkruan Politiko. “Kemi forcë, aftësi dhe inteligjencë që ta tejkalojmë çdo pengesë të re. Tashmë tejkaluam disa pengesa të vështira, ndërsa do të ketë edhe më shumë para nesh”, tha Meloni para se të shkojë për SHBA, duke theksuar se do të bëjë përpjekje t’i sqarojë Trampit pse masat e reja tregtare seriozisht do të reflektojnë në ekonominë evropiane. 

Munih - Trajneri i Bajernit, Vinsent Kompani ka komentuar barazimin me Interin (2:2)  në ndeshjen kthyese të çerekfinales në Ligën e kampionëve. Ekipi nga Munihu është eliminuar nga gara. "Mendoj se në çdo rast jemi paraqitur mirë. Na mungonin shumë lojtarë. Është e pamundur të mos përmendet kjo. Megjithatë, sot shumë gjëra dukeshin ashtu siç duhet. Tifozët ishin jashtëzakonisht mbështetës. Mendoj se krijuam mjaft raste për të shënuar më shumë gola se kundërshtarët tanë. Kishte dy momente kur duhej të luanim më mirë, por duhet t'i japim meritat Interit, ata janë një ekip i madh. Realiteti i ashpër është se finalja në shtëpi do të zhvillohet pa ne. Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë fakt. Por, në këtë ndeshje ne bëmë mjaftueshëm për të fituar këto dy ndeshje. Do të kthehemi në Ligën e kampionëve pas pesë muajsh, por ka ende shumë për të bërë deri atëherë", deklaroi Kompani.

Milano - Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka shprehur lëvdata për futbollistët e tij, të cilët mbrëmë si vendas kanë luajtur baraz me Bajernin e Mynihut me rezultatin 2:2 në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së kampionëve. Ekipi nga Milano u kualifikua në gjysëmfinale me rezultat të përgjithshëm 4:3, pasi javën e kaluar fituan në Mynih me rezultatin 2:1.

Остани поврзан