• вторник, 13 јануари 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

09:00/ 29 prill/ 2025 

Koçan- Në Shkup sot do të mbahet "Marsh për engjëjt", i organizuar nga familjet e viktimave në zjarrin tragjik në diskoteken "Puls" në Koçan. Organizatorët paralajmërojnë se marshi do të fillojë para Prokurorisë në orën 12:05, si simbolikë për reagimin e vonuar të institucioneve, do të vazhdojë drejt sheshit “Maqedonia” dhe do të përfundojë para Kuvendit. 

Shkup – Deputetët sot duhet të debatojnë për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski të parashtruar nga grupi parlamentar “E majta”. Seanca plenare është caktuar në orën 11. 

Shkup - Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 8, ndërsa maksimale prej 18 deri 25 gradë.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Shkup - Pa rrymë sot nga ora 9:00 deri ora 16:00 do të jenë banorët e fshatrave Pobozhje, Brodec, Malinë, Tanushë dhe Brezë në komunën Çuçer Sandevë.

Athinë - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE), Marko Bislimovski do të marrin pjesë në Samitin e nëntë ballkanik, që sot dhe nesër mbahet në Athinë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ankarë - Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sot do të vizitojë Italinë, ku do të takohet me kryeministren Xhorxha Meloni, njoftoi "Turkie tudej".

Bruksel – Qyteti spanjoll Valencia sot dhe nesër do të jetë nikoqir i Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), i cili, siç bëhet e ditur, “do të shërbejë si moment i unitetit” për këtë familje politike në kohë kur udhëheqësia partiake “angazhohet ta shënojë kursin për vitet e ardhshme”. 

Bruksel - Vendet anëtarët të BE-së kanë vendosur të emërojnë gjeneralmajorin gjerman Andre Denk si Drejtor të ri ekzekutiv i Agjencisë evropiane të mbrojtjes (EDA).

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski ka lavdëruar shërbimin e inteligjencës së jashtme të vendit për "eliminimin" e personelit të lartë ushtarak rus gjatë pushtimit më shumë se trevjeçar rus të Ukrainës.

Uashington– Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio i bëri thirrje ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov që ta ndërpresë luftën në Ukrainë. Departamenti i Shtetit amerikan sot njoftoi se Rubio ka biseduar në telefon me Lavrovin të dielën me kërkesë të diplomatit rus, informon DPA. 

Uashington - Një person është lënduar lehtë në një incident në aeroplanmbajtësen "USS Hari S. Truman", e cila aktualisht ndodhet në Detin e Kuq. Marina Amerikane kumtoi se një aeroplan luftarak F/A-18 rrëshqiti mbi kuvertë ndërsa marinarët po e tërhiqnin atë drejt hangarit të anijes.

Остани поврзан