• вторник, 13 јануари 2026
MIA FLESH

15:00/12 janar 2026

Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e sotëm me gazetarë theksoi se ai është ithtar i idesë për mbajtje të zgjedhjeve të rregullta. "Unë jam ithtar i idesë për zgjedhje të rregullta. Miratimi i rregullt i ligjeve dhe zgjedhje të rregullta. mendoj se, flas në mënyrë konceptuale, na mungon stabiliteti politik dhe ekonomik. Nëse tërë kohën bëjmë zgjehdje të parakohshme, krijojmë njëfarë destabiluteti politik. men doj se duhet të insistojmë t'i përfundojmë mandatet dhe më pas qytetarët të na vlerësojnë për atë se sa kemi realizuar nga ajo që kemi premtuar nga programi. Kështu në gjysmë mandati mund të thuhet se nuk e kemi përfunduar mandatin. Unë jam ithtar i idesë për rzgjedhje të rregullta, por për atë vendosin 61 deputetë dhe vullneti politik i deputetëve është ai që vendosë kur do të shkonim në zgjedhje", tha Gashi në brifingun pas koordinimittë mbajtur me koordinuesit e grupeve të deputetëve.

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) - Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) sot ka marrë vendim se "One Makedonia telekomunikacii" e "For-aj-xhi" hugareze është ofertuesi më i mirë i trenderit për zgjedhjen e operatorit të tretë celular në vend. Nga AKE deklaruan për MIA-n se me vendimin e sotëm vijon afati prej 10 ditëve për pagesë të tarifës së njëhershme për tre shtrirjet frekuentuese, që ndahet me tenderin, me vlerë të përgjithshme prej 8.020.003 eurove. Vlera më e ulët fillestare e vlerës së tregut në radiofrekuenca si kompensim i njëfishtë për miratimin Ai është 4,2 milionë euro, ndërsa miratimin B1 është 1,5 milionë euro, ndërsa për miratimin C1 - 2,32 milionë euro.

Shkup, 12 janar 2026 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në mbledhjen e sotme të Kuvendit para deputetëve i sqaroi propozimet e saja për zgjedhje të Arlinda Kadri Shahinoviq dhe Suzana Joshevska – Anastasovksa anëtare të Këshillit Gjyqësor. Për dy kandidatet ajo tha se zgjedhjen e ka bërë sipas profesionalizmit dhe kompetencës së tyre, si dhe dhe kredibilitetit personal, gjatë kësaj duke theksuar se reformat në sferën e gjyqësorit duhet t’i zhvillojnë personalitete të cilat janë të njohura në sferën e tyre të veprimit. 

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timpo Mucunski sot e ka dënuar incidentin në të cilin nga ana e një kryerlsit është thyer dera e përparme e Ambasadës Bullgare në Shkup. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për rast të izoluar, në të cilin është shkaktuar dëm i vogël material, thotë Mucunski.

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim lamtumirës me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler. Siç informoi Mucusnki përmes një postimi në profilin e tij në fejsbuk, në takim është shprehur kënaqësi e ndërsjellë nga dialogu i vazhdueshëm politik i nivelit të lartë dhe nga zhvillimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në mbledhjen e sotme e pranoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal dhe e dha për lexim të mëtutjeshëm. Ndryshimet, siç tha kryetari i Komisionit, dhe njëri prej parashtryesve Ljupço Prenxhov, janë me kërkesë të Gjykatës kushtetuese, duke cekur se paralelisht Ministria e Drejtësisë po punon në kod të ri penal, ndërsa disa prej ndryshimeve kanë të bëjnë me nevojat që të funksionojë "Qyteti i sigurt".

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) - Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Shën Apostul Pali - Ohër vitin e kaluar kanë shërbyer 3,5 milionë udhtarë dhe 26.500 fluturime. "Numri i udhëtarëve të transportuar 3.475.288 përmes aeroporteve të Shkupit dhe të Ohrit në vitin 2025 është rritje prej 9 për qind krahasuar me vitin 2024, ndërsa tek fluturimet e shërbyera rritja vjetore është 4 për qind", informon TAV Maqedoni.

Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Me propozim të Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, si dhe raportimi nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), Kuvendi në seancën e sotme të 80-të, ia verifikoi mandatin deputetit të ri Zekirja Tairi nga VLEN i cili vjen në vendin e Bekim Sali, i cili është emëruar zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për çështje evropiane.

Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Besoj se presidentja e shtetit ka zgjedhur profesionistë të vërtetë të cilët do të kontribuojnë në punën e Këshillit gjyqësor, theksoi sot në deklaratë për mediumet, kryetari i Këshillit republikan gjyqësor, Aleksandar Kambovski. Ai u pyet se çfarë mendon për emrat e propozuar nga presidentja Gordana Siljanovska - Davkova, që duhet të hyjnë në procedurë kuvendore.

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të rriten për 0.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-E V) do të mbetet i pandryshuar, vendosi sot Komisioni Rregullator për  Energjetikë.

Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Projektligji për mbrojtje nga duhani, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 mars, nuk është kufizues, ai është evropian. Bëhet fjalë për vendosjen e standardeve evropiane për mbrojtjen e shëndetit, deklaroi për MIA-n ministri i Shëndetësisë Azir Aliu. Për momentin, theksoi, Ministria e Shëndetësisë po rregullon mbrojtjen gjithëpërfshirëse të popullatës nga efektet e dëmshme të përdorimit të duhanit dhe produkteve tjera të nikotinës, si dhe ekspozimi i tymit të duhanit në mjedisin jetësor.

Teheran, 12 janar 2026 (MIA) - Situata në Iran është "nën kontroll të plotë" pasi protestat e fundjavës u bënë të dhunshme, deklaroi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme Abas Aragçi. Ai shtoi se paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Tramp kundër veprimeve të Teheranit nëse derdhet gjak gjatë protestave do t'i motivonin "terroristët" të sulmonin demonstruesit dhe forcat e sigurisë të "ftojnë" një vend të huaj të ndërhyjë.

Nju-Jork, 12 janar 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh u ka bërë thirrje autoriteteve iraniane që të tregojnë "qëndrueshmëri maksimale" në hovin e protestave masive që janë duke e tronditur vendin, transmeton DPA. "Jam i shokuar nga raportet për dhunën dhe përdorimin e tepruar të forcës nga ana e autoriteteve iraniane kundër protestuesve, që ka sjellë deri në numër të madh të rasteve të vdekjes dhe të lënduar në ditët e kaluara", shrkuan Guteresh në rrjetin social "Iks".

Pekin, 12 janar 2026 (MIA) - Kina sot i bëri thirrje SHBA-së të mos i përdorë vendet tjera si justifikim për realizimin e interesave të saj, pasi presidenti amerikan Donald Tramp tha se SHBA duhet ta posedojë Grenlandën për të parandaluar pushtimin e ardhshëm rus ose kinez të ishullit.

Islamabad, 12 janar 2025 (MIA) - Gjashtë policë janë vrarë dje nga një bombë e vendosur pranë rrugës, në Pakistanin veriperëndimor, në afërsi të kufirit me Afganistanin, njoftoi policia. Shpërthimi ka ndodhur në qarkun Tank në krahinën Hajber Pahtunhva, deklaroi shefi i policisë krahinore Pervez Shah.

Londër, 12 janar 2026 (MIA) - Zyrtari më i lartë i policisë britanike sot tha se numri i vrasjeve në Londër ka rënë në nivelin më të ulët për më shumë se një dekadë, duke treguar se qyteti mbetet më i sigurt pavarësisht pretendimeve të presidentit amerikan Donald Tramp dhe të tjerë për valën e krimit në kryeqytet.

Gjenevë, 12 janar 2026 (MIA) - Gjykata kantonale e kantonit zviceran Vale sot i urdhëroi paraburgim pronarit të lokalit luksoz "Konstelejshn", Zhak Moreti, ku 40 persona e humbën jetën në zjarrin në natën e Vitit të Ri. Pronarit të lokalit që ndodhet në pushimoren luksoze Kran Montana i është caktuar paraburgim tremujor, me mundësi zgjatjeje, publikoi "Temp". 

 Ahmedabad, 12 janar 2026 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi se pret që ShBAtë vazhdojë të marrë pjesë me Danimarkën në mbrojtjen e Grenlandës, ndërsa në vijim janë bisedimet për të sqaruar formatin, raportoi DPA.

Остани поврзан