• вторник, 13 јануари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/12 janar/2026

Negotinë  - Me investim prej pothuajse 30 milionë euro realizohen aktivitete për jetë më të mirë në Negotinë, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski përmes një postimi i në ueb-faqen zyrtare. "Projekti për ndërtimin e bashkësisë urbane 5, urban blloik 5.1 në Negotinë, paraqet intervenim të rëndësishëm infrastrukuruor që ka për qëllim krijimin e mjedisit urban, modern, funksional dhe të mirë organizuar. Me projektin parashikohet rregullim i rrugëve të reja me gjatësi të përgjithshme prej 550 metrave, si dhe ndërtim i infrastrukturës komplet komunale, që përfshin linjë ujësjellësi, atmosferike dhe fekale", shkroi Mickoski.

 Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të takohet me udhëheqjen e "Maqedonia 2025". Vizita është pjesë e një serie takimesh pune që ministri Mucunski do t'i realizojë gjatë javës me udhëheqjen e odave ekonomike, paralajmëroi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.  "Maqedonia 2025" është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare, misioni kryesor i së cilës është të krijojë dhe avancojë një platformë dinamike për ndarjen e njohurive në fushat e biznesit, ekonomisë, teknologjisë, lidershipit dhe inovacionit, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë.

Shkup  - Ministria e Shëndetësisë njofton se projektligji për mbrojtje nga duhani është publikuar në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (REKRR), ku të gjithë qytetarët dhe organizatat e interesuara mund të marrin pjesë në debatin publik para miratimit të tij. "Me këtë ligj hapim një çështje thelbësore që prek drejtpërdrejt shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë. Faktet janë të qarta dhe të pakontestueshme – duhani dhe nikotina mbeten shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme, ekspozimi ndaj tymit dhe aerosoleve dëmton edhe ata që nuk kanë zgjedhur të pijnë duhan, ndërsa produktet e reja të nikotinës, aromat, marketingu agresiv dhe promovimi digjital janë të drejtuara pikërisht ndaj të rinjve. Prandaj, Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur një Ligj të ri për mbrojtje nga duhani, qëllimi i të cilit nuk është ndëshkimi, por parandalimi, shëndeti publik dhe mbrojtja e kategorive më të cenueshme të qytetarëve",vlerëson ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Shkup - Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) sot duhet të marrë vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme të tenderit për operator të tretë celular pasi që më 24 nëntor të vitit të kaluar i vazhdoi afatet nga dokumentancioni i tenderit me kërkesë të ofertuesit të vetëm "One Makedonia Telekomunikacii", në "For-aj-xhi" hungareze. Me vendimin e fundit të AKE-së, afati i fundit për ndarje të mirënjohjeve për shfrytëzim të radiofrekuencave është 25 shkurti i vitit 2026. "Parashikohet hyrja zyrtare të ndodh në fillim të vitit 2026. Kjo do ta rrisë konkurrencën në treg, që ka qenë vërejtje konstante në raportet e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë - deklaruan për MIA-n nga AKE muajin e kaluar.

Shkup  - Në Kuvend sot janë caktuar seanca të komisioneve për politikë sociale, demografi dhe rini, për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje procedurale dhe të imunitetit të mandatit, për financim dhe buxhet, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe për komisionin juridik-ligjvënës. Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini duhet të debatojë për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Regjistrin e sigurimit të detyrueshëm social dhe të Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me invaliditet, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike për Propozim-ligjin për ndërprerjen e vlerës së Ligjit për zgjidhje jashtë gjyqësore, në lexim të parë.

Shkup - Të dhënat për inflacionin në dhjetor të vitit 2025 tregojnë për stabilitet të presioneve vendore të çmimeve, ndërsa rritja e regjistruar mujore është shpërfytyruar në mënyrë statistikore nga çmimet e transportit ajror, vlerësoi guvernatori i Bankës popçullore, Trajko Sllaveski, në kumtimin në rrjetin social "X". Inflacioni mujor në dhjetor 2025, në krahasim me nëntorin, është 0,4 për qind, me ç'rast rritja i referohet vetëm transprotit ajror, ku çmimet në periudhën e njejtë u rritën për 5,8 për qind.

Shkup  - Qendra për menaxhim me kriza në informatën për gjendjen pas reshjeve tërrëmbyeshme të shiut në territorin e vendit, përfundimisht me orën 8 në mëngjes, informoi se në Rajonin e Pellagonisë (Manastir, Mogillë dhe Novaci), në rajonin në të cilat pati dalje të lumenjve, uji gradualisht po tërhiqet nga siprëfaqet e vërshuara. Niveli i lumit Cërna afër fshatit Novaci në orën 18 mbrëmë ishte 320 centimetra. Në Demir Hisar, për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Boishka, rruga lokale drejt fshatit Mrenoga është e mbyllur për qarkullim. Lumenjtë janë kthyer në shtratin e tyre, përveç lumit Crna në zonën e fshatrave Zhvan dhe Edinakoci, ku ende ka përmbytje dhe janë të përmbytura sipërfaqe të mëdha bujqësore. Në Resnjë, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme, janë përmbytur sipërfaqe bujqësore, por uji po tërhiqet gradualisht. Gjatë ditës është intervenuar me një makineri ndërtimore për pastrimin e shtratit të lumit Golema.

 Shkup  - Mëngjesi më i ftohtë është në Kodrën e Diellit me -16 gradë, në Mavrovë Hanet e Mavrovës janë matur -14, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -11, në Berovë -10, në Manastir, në Prilep dhe Ohër - 9, në Tetovë dhe Strumicë - 8, në Shkup-Petrovec  - 7, në Demir Kapi - 6, Kumanovë, Kavadar dhe Veles - 5 dhe në Gjevgjeli - 1,  bëri të ditur DPHM. Në Kodrën e Diellit ka edhe 26 centimetra borë, ndërsa në Krushevë 15. Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në vende përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore herë pas here erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej  - 4 deri në 3 gradë.

 Shkup  - Deri në fund të javës do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i thatë. Nga e mërkura, në lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës, ndërsa temperatura do të rritet pak, njoftoi DPHM. Temperatura minimale do të bjerë në -10, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë 11 gradë.

Tiranë/Prishtinë  - Situata në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe Kosovës mbetet e komplikuar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës dhe shiut që i goditën dy vendet në ditët e fundit, kumtuan mediumet shqiptare dhe kosovare. Sipas informatave nga Agjencia kombëtare shqiptare për mbrojtje civile (AKMC), cituar nga ATSH, më të goditura nga moti i lig në Shqipëri për momentin janë Shkodra, Durrësi, Dibra, Berati, Fieri, Korça dhe Gjirokastra.

Zagreb - Valë e të ftohtit e përfshiu rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në Serbi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në 11 komuna për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme dhe reshjeve të mëdha të borës, njoftojnë mediat lokale. Rreth 9.000 amvisëri në Serbi janë pa energji elektrike. Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në komunat Velevo, Loznica, Oseçina, Krupanj, Mali Zvornik, Vladimirci, Sjenica, Majdanpek, një pjesë e Prijepoles, Luçani dhe Ivanjica. Bora e kufizoi qasjen në 15 fshatra, ndërsa trafiku hekurudhor në linjat deri në Lazarevac dhe nga Mladenovac drejt Beogradit është në ndërprerje të plotë.

Sofje  - Presidenti bullgar, Rumen Radev sot në orën 10:00 (9 sipas kohës sonë) do t'ia dorëzojë mandatin për përbërje të qeverisë kandidatit për kryeministër nga grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e 51-të popullor - GERB SDS, kumtoi shërbimi për shtyp i shefit të shtetit. Edhe krahas kësaj, lideri i GERB-it, Bojko Borisov tashmë paralajmëroi se formacioni i tij menjëherë do ta kthejë mandatin. "Do ta marrim dhe do ta kthejmë mandatin, por ju paralajmëroj se kaosi do të jetë akoma më i madh, ndërkaq urrejtja mes partive do të rritet, sepse për momentin nuk ka klasë politike me të cilën mund të arrihet marrëveshje", deklaroi Borisov të premten.

Sofje  - Kryeministri bullgar në dorëheqje Rosen Zheljazkov e ktheu mandatin e papërmbushur hulumtues për formim të qeverisë si kandidat për kryeministër të GERB-SDF menjëherë pasi e mori nga presidenti Rumen Radev. Të premten, kryetari i GERB-it, Bojko Borisov,deklaroi se do ta kthejë mandatin. Mandati i sotëm ishte i pari që e dha presidenti. Sipas Kushtetutës, shefi i shtetit duhet t'ia dorëzojë mandatin e dytë për formim të qeverisë të kandidatit për kryeministër të nominuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar - në këtë rast, atij të "Vazhdojmë me ndryshimin - Bullgaria demokratike".

Bruksel  - Mes anëtarëve të "Këshillit për paqe" për Gazën që pritet t'i propozojë presidenti amerikan Donald Tramp do të jenë presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Fridrih Merc dhe kryeministrja italiane Xhorxha Meloni, por në të nuk do të ketë ulëse për përfaqësues të Bashkimit Evropian, publikoi "Tajms"-i londinez, duke iu referuar deklaratës së një zyrtari të BE-së. BE-ja shprehu interesim për pjesëmarrje në "Këshill" që nga vendimi për formimin e tij me Rezolutën 2803 të Këshillit për sigurim të KB-së nga nëntori i vitit 2025. Sipas rezolutës "Këshilli" do ta ketë për detyrë ta mbështesë administratën, rimëkëmbjen ekonomike dhe rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës.

 Bruksel  - Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, u ka bërë një apel të fortë qytetarëve të Iranit që të vazhdojnë protestat e tyre pavarësisht shtypjes së ashpër nga regjimi në Teheran. "Për ato vajza, studente, burra dhe gra të guximshme në rrugë: Ky është momenti juaj", ka shkruar Mecola në rrjetin social "Iks". Ajo theksoi se regjimi që bllokon komunikimet dhe internetin në fakt po tregon se ka frikë nga populli i vet.  Mecola u bëri thirrje udhëheqësve në Teheran që të ndryshojnë urgjentisht kursin, duke theksuar se kërkesat për liri dhe dinjitet janë legjitime.

Uashington - Kryetari i Bordit Drejtues të Rezervave Federale të SHBA-së, Xherom Pauel, i hodhi poshtë, siç tha, presionet me motivim politik ndaj bankës qendrore, pas hapjes së hetimeve penale dhe njoftimeve për akuza të mundshme kundër tij, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një përpjekje për ndikim ndaj punës së Rezervave Federale. "Kërcënimi me akuza penale është pasojë e asaj që Rezervat Federale i përcaktojnë normat e interesit në bazë të vlerësimit tonë më të mirë për interesin publik, ndërsa jo sipas preferencave të kryetarit", citohet në kumtesën e Pauel.

 Uashington - Presidenti i ShBA-së Donald Trampi konfirmoi se administrata e tij është në kontakt me autoritetet në Kubë në lidhje me një "marrëveshje" të mundshme, pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë, në të cilin u kap Nikolas Maduro. "Do ta mësoni së shpejti. Po bisedojmë me Kubën dhe detajet do të dihen së shpejti, u përgjigj Trampi në pyetjen e gazetarëve në lidhje me natyrën e marrëveshjes që Uashingtoni po kërkon nga Havana. Trampi,  gjithashtu, pralajmëroi se mund të takohet në një moment me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delsi Rodrigez, e cila aktualisht shërben si presidente në detyrë pas rrëzimit të Maduros. Rodriguez porositi se qeveria e saj duhet të ruajë pushtetin politik për të mbrojtur stabilitetin e vendit.

Uashington  - "Open AI" paralajmëroi funksion të ri të quajtur "ÇET - GPT - Shëndeti" (ChatGPT Health), i cili do t'u mundësojë shfrytëzuesve hapësirë të posaçme për biseidme lidhur me shëndetin dhe mirëqenien. Sipas të dhënave të "Open AI", mbi 230 milionë njerëz brenda javës e përdorin "ÇET-GPT" për çështje lidhur me tema mjekësore. Me funksionin e ri, bisedat e tilla do të ndahen nga sesionet standarde, ndërkaq qëllimi është privatësia më e mirë dhe mbrojtja e informatave të ndjeshme.  

Остани поврзан