• понеделник, 12 јануари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/12 janar/2026

Shkup - Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 80-të në rend dite të së cilës janë verifikimi i mandatit të deputetit, pasi Bekim Sali u emërua zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, si dhe disa propozim-ligje, mes të cilave edhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal, në lexim të parë. Qëllimi i miratimit të ndryshimeve ligjore të Kodit Penal është heqja e dobësive në dispozitat e përhershme dhe veprimi sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga 12 shkurti i vitit 2025.

Shkup - Këshilli Gjyqësor sot duhet ta mbajë seancën e 534-të në rend dite të së cilës janë disa pika, mes të cilave për ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të sigurimit të kushteve për pensionin e moshës, akesat dhe peticionet e punës së gjyqtarëve dhe gjykatave, si dhe formimi i komisioneve për procedura për konfirmimin e përgjegjësisë. Rendi i ditës përfshin edhe debatin mbi Vendimin e Gjykatës Administrative U‑5 nr. 380/2025, për gjyqtaren kushtetuese Elizabeta Dukovska, si dhe pas Njoftimit për gjendjen faktive të konfirmuar.

Shkup - Në Bllacë të Katllanovës sot do të shënohet tetëmbëdhjetë vjetori i aksidentit të helikopterit në të cilin humbën jetën njëmbëdhjetë pjesëtarë të përbërjes së forcave ajrore WING, të cilët po ktheheshin nga misioni paqësor ALTEA në Bosnja e Hercegovinë. Me këtë rast, një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës, e përbërë nga ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, do të vendosin lule në memorialin në Bllacë të Katllanovës.

 Shkup  - Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup mbrëmë në orën 01:14 regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit kishte  ishte në Greqi, rreth 116 kilometra në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale të Rihterit, ML 2.9. "Sipas të dhënave të deritanishme  që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në Prilep dhe rrethinë me një intensitet prej III ballë sipas shkallës evropiane makrosizmike", njoftoi Observatori Sizmologjik.

Shkup - Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit me mbetje të vogla të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve informon se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi mbajtjen e takimit kushtuar nevojës së menjëhershme të Ukrainës për raketa të reja për mbrojtje kundër ajrore (MKA), transmeton Ukrinform. Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes me video, informoi se me komandantin suprem të forcave të armatosura, Oleksandar Sirski, detajisht i kanë shqyrtuar çështjet për dërgesat nga partnerët. Ai theksoi se prioritet janë raketat të cilat tashmë janë në depot evropiane.

Uashington - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio realizoi një bisedë telefonike me ministrin meksikan për punë të jashtme Huan Ramon de la Fuente, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në luftën kundër narko kartelëve. Biseda vjen pas kërcënimeve të presidentit Donald Tramp për sulme të mundshme tokësore ndaj rrjeteve kriminale në Meksikë. "Sekretari shtetëror Rubio bisedoi me ministrin De la Fuente për nevojën e bashkëpunimit më të fortë për shkatërrimin e rrjeteve të dhunshme narkoterroriste në Meksikë dhe ndalimin e tregtisë me fentanil dhe armë", kumtoi zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Tomi Pigot.

 Jerusalem - Izraeli dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë,  që synon t'i kundërvihet kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij në rajon, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Marrëveshja, e nënshkruar nga kryeministri Netanjahu dhe ministri gjerman i Punëve të Brendshme Aleksandar Dobrindt, dënon aktivitetet e Teheranit, si dhe grupet Hezbollah, Hamas dhe Huthi të Jemenit. Në dokument thksohet se këta aktorë kërcënojnë jo vetëm sigurinë e Izraelit, por edhe stabilitetin ndërkombëtar.

Uashington - Ministrat e financave të vendeve të Grupit shtatë (G7), demokracitë më të zhvilluara në botë, së bashku me përfaqësues të shteteve të tjera, sot në uashongton do të bisedojnë për qasjen drejt lëndëve të para kritike. Gjithsej 34 materiale, mes të cilave litiumi, kobalti, elemnte të rralla tokësore, bakri dhe alumini, konsiderohen si lëndë të para kritike për shkak të rëndësisë së tyre të veçantë për ekonominë. Ato janë të domosdoshme për teknologjitë kyçe, por furnizimi i tyre shpesh varet nga një numër i vogël i vendeve, siç janë Kina dhe Venezuela.

Остани поврзан