• вторник, 13 јануари 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 12 janar/ 2026

Kumanovë - Punonjësit shëndetësor dhe studentët e mjekësisë dhe stomatologjisë do të mund të regjistrohen dhe të vaksinohen falas me vaksinën kundër hepatit B, të cilat Ministria e Shëndetësisë ia dhuroi Institutit të Shëndetit Publik. Të dy institucionet sot nënshkruan marrëveshje për dhurimin e 7.500 vaksinave, me të cilat do të mbulohen 2.500 punonjës shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë dhuroi edhe kuti për transport ajror dhe detar të materialeve biologjike.

Shkup – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në mbledhje i kumtoi rezultatet e para zyrtare nga zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë, në bazë të procesverbaleve origjinale nga vendvotimet. Sipas këtyre të dhënave, në Gostivar më së shumti vota fitoi Valbon Limani nga AKI, në Mavrovë Rostushë Oner Jakupovski nga Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, në Komunën Vrapçisht Isen Shabani nga AKI, përderisa në Qendra Zhupë kishte vetëm një kandidat – Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni. 

Shkup - Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në seancën e sotme e përcaktoi listën e kandidatëve të paraqitur në shpalljen e Kuvendit për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Nga kandidatët e paraqitur, gjashtë janë nga përbërja aktuale - Boris Kondarko, Abdush Demiri, Aleksandar Dashtevski, Ditmire Shehu, Svetlana Karapetrova dhe Angelço Ristov.

Shkup – Të gjitha vërejtjet për planin e veprimit për pakicat, të cilat nuk janë tendencioze dhe janë të zbatueshme në mënyrë objektive, do të pranohen, thotë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. 

Shkup - Bizneset nuk do të mbyllen sepse me ligjin për mbrojtje nga duhanpirja nuk ndalohet pirja e cigareve. Ata njerëz që janë duhanpirës, këtë mund ta bëjnë në hapësira të caktuara, siç janë terracat  hapura nga të gjitha anët. Do të thotë, kafenetë dhe lokalet mund të krijojnë një tip të këtillë të infrastrukturës, nëse e kanë të nevojshme për biznesin, tha sot ministri i Shëndeztësisë, Azir Aliu.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se është arrestuar personi, i cili e ka thyer xhamin në derën hyrëse të Ambasadës bullgare në Shkup. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin SH.A nga Shkupi.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme fillon me një set aktivitetesh, të cilat do të orientohen drejt intensifikimit të bashkëpunimi tregtar, tërheqje të investitorëve të huaj dhe rritje të eksportit. Tshmë në gjysmën e parë të vitit është planifikuar vizita në Marok  dhe Arabinë Saudite si vende që kanë potencial serioz për bashkëpunim.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori, Sashko Lefçinski sot në memorialin afër Bllacës së Katllanovës vendosen kurora lulesh në kujtim të njëmbëdhjetë pjesëtarëve të aviacionit VING, të cilët para 18 vjetëve i kanë humbur jetët e tyre duke u kthyer nga misioni "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë.

Bruksel – Nëse SHBA-ja e merr Grenlandën me forcë, ky do të ishte fundi i NATO-s, deklaroi sot eurokomisari për mbrojtje Endrus Kubilius, i cituar nga mediat britanike. 

Bruksel - Bashkimi Evropian është i gatshëm të propozojë sanksione të reja më të ashpra për shkak të shtypjes së dhunshme të demonstratave në Iran, si dhe përfshirjen e Gardës revolucoionare iraniane në listën e vet të organizatave terroriste, paralajmëroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian të Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Anuar el Anuni.

Karakas – Qeveria e Venezuelës njoftoi sot se liron edhe 116 të burgosur politikë, sepse familjet e tyre po bëhen të padurueshme me premtimin e autoriteteve që t’i lirojnë, i dhënë nën presion të SHBA-së pas arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nikollas Maduro, njoftuan mediat franceze. 

Остани поврзан