MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e pyetur se cili është mesazhi i saj për gjykaësit kushtetues gjatë marrjes së vendimit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, thotë se "duhet t'i përmbahen Kushtetutës dhe nuk do të gabojnë". "Nuk dua të ndikoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja një rekomandim i përgjithshëm, t'i përmbahen Kushtetutës, ta mbrojnë Kushtetutën, të jenë inkurajues, t'i përmbahen gjithashtu "amikus kurie" Komisionit të Venecias dhe kështu nuk do të gabojnë. Të distancohen nga politikanët që do të vendosin", deklaroi Siljanovska Davkova, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp pas hapjes së tryezës së rrumbullakët me temë "A kemi nevojë për Ligj për Gjykatës Kushtetuese?", sot në Gjykatën Kushtetuese.
18:00/ 28 prill/ 2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e pyetur se cili është mesazhi i saj për gjykaësit kushtetues gjatë marrjes së vendimit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, thotë se "duhet t'i përmbahen Kushtetutës dhe nuk do të gabojnë". "Nuk dua të ndikoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja një rekomandim i përgjithshëm, t'i përmbahen Kushtetutës, ta mbrojnë Kushtetutën, të jenë inkurajues, t'i përmbahen gjithashtu "amikus kurie" Komisionit të Venecias dhe kështu nuk do të gabojnë. Të distancohen nga politikanët që do të vendosin", deklaroi Siljanovska Davkova, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp pas hapjes së tryezës së rrumbullakët me temë "A kemi nevojë për Ligj për Gjykatës Kushtetuese?", sot në Gjykatën Kushtetuese.
Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi paralajmëron kufizimin e marzhave për pothuajse të gjitha produktet ose rritjen e vlerave të kufirit të marzhave nëse pas përfundimit të masës qeveritare, që zgjat deri pasnesër, Inspektorati Shtetëror i Tregut konstaton sjellje devijuese sipas tregjeve dhe rritje enorme të çmimeve. Durmishi sot në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve përsëriti se kufizimi i marzhave deri 10 për qind ka dhënë rezultate dhe ka ulur çmimet e ushqimeve dhe pijeve. Ai paralajmëroi se do të ketë masa më rigoroze nëse, siç tha ai, "tregtarët nuk sillen siç duhet".
Shkup - Që të mos na përsëritet përvoja nga e kaluara për rekomandimet e ODIHR-së të na i kthejnë pas çdo cikli zgjehdor, posaçërisht njëri të hyjë në Kuvend, ndërsa rezultati përfundimtar të jetë tjetër, kësaj radhe duam të bëjmë konsultime të gjera, tha ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov për propozim ndryshimet e Kodit zgjedhor në kon ferencën e sotme për shtyp ku informoi për agjendën reformuese dhe propozim-ligjet përgatitore nga ana e Minsitrisë së Drejtësisë në dhjetë muajt e fundit.
Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov sot në konferencën për media informoi për agjendën reformuese dhe propozim-ligjet e përgatitura nga ana e Ministrisë së Drejtësisë në dhjetë muajt e fundit. Ai theksoi se të gjitha ligjet që janë pjesë e kornizës reformuese janë përgatitur dhe janë në fazën finale të miratimit, ndërsa, për pothuajse dy të tretat, është zhvilluar një zgjidhje krejtësisht e re ligjore. Filkov tha se tani është përgatitur Propozim-ligji për Këshillin gjyqësor, për të cilin tha se afati i miratimit është në qershor të këtij viti dhe i njejti tashmë është dorëzuar për mendim në Komisionin e Venecias.
Shkup - Në 34 vitet e fundit ne humbëm mundësinë që Gjykata kushtetuese të shndërrohet në pushtetin e katërt, në korrigjues të raporteve mes tre autoriteteve dhe mbrojtës i lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Nëse duam ndryshime, ky institucion duhet të guxojë dhe të shtrijë kompetencat e veta, me të vërtetë ta ndërtojë demokracinë kushtetuese dhe të cillet e pavarur ndaj autoriteteve të tjera, thotë presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Shkup - Këtë vit delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti i Europe House do të shënojnë “Ditën e Evropës: me organizimin e garës humanitare për të prekurit nga tragjedia e Koçanit. Më 25 maj do të vrapojmë një të njëjtën kohë në 7 qytete – Shkup, Strumicë, Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, me një qëllim të vetëm: t’ia zgjasim dorën Koçanit.
Shkup - Deputetët Bojan Stojanoski, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, dhe Dimitar Kovaçevski, anëtar i këtij Komisioni, morën pjesë në takim të Plenumit Parlamentar të Komunitetit Energjetik kushtuar disponueshmërisë së energjisë elektrike dhe integrimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit Energjetik, që u mbajt më 24 prill 2025, në Bruksel, në Parlamentin Evropian.
Shkup - Në Kuvend sot është mbajtur ceremonia solemne për ndarjen e certifikatave për deputetët që e mbaruan Akademinë e Deputetëve, që është pjesë e projektit “Epoka e Politikanëve më të Mirë”, të zbatuar nga Forumi për Politika të Arsyeshme, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Akademia është e dedikuar për deputetët që janë në mandatin e tyre të parë, si dhe për ata që dëshirojnë të avancojnë aktivitetin e tyre në Parlament.
Shkup - Gjykata e Apelit në Shtip nesër do t'i shpallë vendimet për ankesat e të dyshuarve për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan. Nga atje thonë se veprojnë për 17 ankesat për masa të shqiptuara "paraburgim" dhe "arrest shtëpiak" dhe masa kujdesi të dorëzuara nga persona të përfshirë me hetimin për zjarrin. Tre ankesa kanë mbërritur të premten, ndërsa sot 14.
Shkup - Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) duhet urgjentisht të japë dorëheqje, sepse në këtë mënyrë ajo ende e infekton institucionin. Duhet të ecet drejt asaj që institucioni të mundë lirshëm të pastrohet, porositi ish kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, sot para mbajtjes së sesionit të Konventës kombëtare për BE-në në RMV kushtuar luftës kundër korrupsionit.
Shkup - Duke i ndjekë ngjarjet e fundit, Komisioni Shtetëror për Paradalimin e Korrupsionit përmes një komunikatë e bind opinionin, partnerët dhe bashkësinë ndërkombëtare se institucioni mbetet plotësisht konsekuent në respektmin e parimeve të integritetit, transparencës dhe sundimin e drejtësisë. "Komisioni Shtetëtor si institucion vazhdon të punojë në mënyrë efikase dhe të pavarur, në pajtim me kompetencat e veta dhe mandatin e tij. Komisioni shtetëror vazhdon t'i zbatojë aktivitetet dhe detyrimet e veta vijuese, ndërsa misioni i tij për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit në të gjitha nivelet mbetet i pandryshuar dhe më i fuqishëm se kurdoherë", thuhet në komunikatën e KSHPK.
Shkup - Në Komisionin Kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë ishte votuar Vedat Saliu ndërsa për anëtar të Komisionit për mbrojtje nga konkurenca ishte votuar Naser Zharku. Në seancën e sotme, u miratua një projekt-vendim për emërimin e anëtarit të Komisionit për mbrojtje nga konkurrenca. Sipas kushteve për emërim të kryetarit dhe anëtarit të komisionit, për anëtar emërohet një person që i plotëson kushtet, të jetë shtetas i Maqedonisë, të mos ketë vendim gjyqësor të formës së prerë me gjobë ose me sanksion kundërvajtës, të ketë të paktën 240 kredi sipas EKTC ose të ketë përfunduar juridikun ose ekonominë të nivelit të shtatë. Të ketë pesë vjet përvojë pune në juridik ose ekonomik, të ketë njohuri të veçanta nga fusha e konkurrencës, e drejta tregtare, menaxhment, financa, prokurime publike, procedurë kundërvajtëse, procedurë administrative. Të posedojë certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohje aktive të gjuhës angleze dhe të mos jetë anëtar i ndonjë organi të partisë politike.
Shkup - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 16 maj pasi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup përfundoi dëshmia e të akuzuarit Lupço Palevski i cili mohoi veprat e dhunshme penale dhe deklaroi se sipas tij motivi për vrasjen është i palogjikshëm dhe i pavërtetuar.
Shkup - Ky me të vërtetë është moment kyç jo vetëm për Gjykatën kushtetuse por edhe për kolegët tuaj kudo në gjyqësi, dhe më me rëndësi, për qytetarët e këtij shteti, ju lutem, shfrytëzojeni këtë moment. mbani mend për kë punoni dhe përse jeni vendosur këtu. Ligjet në këtë shtet sado të jenë të komplikuara, duhet dhe mund të punojnë në dobi të qytetarëve. Si partnerë dhe miq SHBA-ja e mbështetë punën e gjyqësisë me qëllim të sigurimit që drejtësia të mbetet e kapshme, e paanshme dhe e rrënjosur në vlerat kushtetuese. Këtë e theksoi Anxhela P. Ageler, ambasadore e SHBA-së, në fjalën hyrëse të tryezës së rrumbullakët "A na nevojitet Ligj pë Gjykatën kushtetuese?" që u mbajt në Gjykatën kushtetuese.
Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot ka përfunduar dëshmia e të akuzuarit Lupço Palevski për rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Ai konsideron se motivi për vrasje është i palogjikshëm dhe i pavërtetuar. Gjatë marrjes në pyetje, Palevski i cili më parë mohoi çdo lidhje me kallëzimet penale për dhunë, shprehu përsëri bindjen se i gjithë procesi është një persekutim politik kundër tij. Ai kontestoi vlefshmërinë e disa prej provave të prokurorisë dhe paraqiti versionin e tij të ngjarjeve të 22 nëntorit të vitit 2023, ditën kur ndodhën veprat e mundshme penale.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot iu drejtua maturantëve të shkollës së mesme ASUC "Boro Petrushevski" në Shkup, në kuadër të fushatës "Të ngremë vetëdijen e komunikacionit te të rinjtë - 2025, në mbrëmjen e maturës pa automjete". Fushatat e këtilla tradicionalisht i organizojnë bashkërisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Fakulteti i Sigurisë - Shkup, të cilat tërheqin vëmendjen ndaj nevojës për një komunikacion të sigurt, rëndësisë së jetës së njeriut dhe respektimit të vazhdueshëm të rregullave të komunikacionit nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, si këmbësorët ashtu edhe shoferët.
Shkup - Çmimet me pakicë të benzinave dhe EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZEL (D-E V) rriten për 2,00 den/lit, çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri i (EL-1) rritet për 1,50 den/lir, ndërsa çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0,375 den/kg dhe tani arrin 37,155 den/kg, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Nga sonte në mesnatë EUROSUPER BS-95 do të shitet për 73,50 denarë për litër, EUROSUPER BS-98, 75,50 denaër për litër, EURODIZEL BS (D-E V) për 66.00 denarë për litër, dhe vaji për ngrohje Ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 65.50 denarë për litër.
Kumanovë - Filmi "Krejt e thirrin Rexhën" nga regjisori bashkëskenaristi kumanovar Ibër Deari fitoi çmimin prestigjioz "Franco Cassano" për filmin më të mirë në përzgjedhjen Meridiana në Festivalin e sivjetëm "Bif&st Bari International Film&TV Festival 2025" në Itali, informoi sot regjisori. Filmi është financuar nga Agjencia për Film, i prodhuar nga Sasho Pavlovski.
Athinë - Zbatimi i aktiviteteve të dakorduara për vitin 2025 dhe planifikimi i aktiviteteve për vitin e ardhshëm, ishin në fokusin e takimit të ri të delegacioneve të Greqisë dhe Turqisë të mbajtur në Selanik në kuadër të masave për ndërtimin e besimit, njoftuan nga Ministria greke e Mbrojtjes, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Budvë - Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska nuk konsideron se ushria amerikane mund të tëhiqet nga Kosova, shkruan "Vijesti" nga Podgorica. "Jo, ajo që po themi është se të gjithë aleatët duhet të kontibuojnë më shumë. Edhe në këtë këndvështrim, pikërisht këtë e shohim. Për shembull, madje edhe KFOR-i për momentin është i udhëhequr nga një aleat evropian, që është e rëndësishme për të gjithë aleatët, por sidimos për ata evropianë, posaqësisht për ata më afër këtij rajoni", tha Shekerinska.
Moskë - Presidenti rus Vlladimir Putin ka shpallur sot armëpushim të njëanshëm në Ukrainë nga data 8 deri më 10 maj që përkon me 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, njofton DPA. “Gjatë kësaj periudhe, të gjitha armiqësitë do të pushojnë”, thotë Kremlini në një kumtesë, duke shtuar se Putini ka marrë vendimin në fjalë për “shkaqe humanitare”.
Kiev - Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha, sot në reagim e parë ukrainas, në një postim të presidentit rus Vladimir Putin për ndërprerjen treditore të luftimeve nga data 8 deri më 10 maj, në platformën X tha se "nëse Rusia me të vërtetë dëshiron paqe, luftimet duhet të ndalen menjëherë". "Pse të presim deri më 8 maj? Nëse zjarri mund të ndalet tani dhe të zgjasë pa armëpushim të paktën 30 ditë, kjo do të tregonte se armëpushimi është i vërtetë dhe jo vetëm për hir të paradës", shkroi Sibiha.
Berlin - Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me qeverinë e saj të re, pa marrë parasysh atë nëse SHBA-ja do të sigurojë ndihmë apo jo, sepse kjo përputhet me interesat nacionale të Gjermanisë, deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius për televizionin ARD, cituar nga Ukrinform. "Nëse bie Ukraina, nëse Putini e fiton këtë luftë me okupimin e Ukrainës, kjo do të paraqesë kanosje maksimale për NATO-n, si dhe për vendet fqinje të NATO-s si Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Ky nuk është vetëm solidaritet me Ukrainën, por po bëhet fjalë për sigurinë dhe paqen tonë në Evropë", tha Pistorius.
Berlin - Kancelari i ardhshëm gjerman, Fridrih Merc, sot tha se besimi në demokraci në vendin e tij është minuar, diçka që ai e lidhi me mbështetjen e rritur për të djathtën ekstreme, raportuan agjencitë botërore. "Besimi në demokracinë tonë është minuar si asnjëherë më parë në historinë e pasluftës në vendin tonë", tha Merc në konventën partiake të Unionit Demo-kristian (CDU), duke vënë në dukje ngritjen e partisë antimigruese Alternativa për Gjermaninë.
Gazë - Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës janë vrarë së paku 27 palestinezë, kumtuan sot shërbimet lokale shëndetësore nën kontroll të Hamasit. IDF nuk kumtoi asgjë lidhur me sulmet. Autoritetet izraelite paraprakisht kumtuan se IDF insiston t'i minimizojë viktimat civile, duke cekur se Hamasi po i shfrytëzon civilët në Gazë si mburojë të gjallë, por civilët palestinezë pohojnë se askund në Gazë nuk është sigurt.
Uashington - Presidenti amerikan, Donalld Tramp qartë bëri me dije se dëshiron ndërprerje të përhershme të zjarrit në Ukrainë, dhe jo ndërprerje të përkohshme të armiqësive, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit. Ajo foli shkurtë pasi që presidenti rus, Vlladimir Putin kumtoi armëpushim treditor prej 8 deri më 11 maj, me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Uashington - Presidenti amerikan, Donalld Tramp do të nënshkruajë urdhër të ri për ndëshkim të shteteve federale të cilat nuk i respektojnë ligjet për emigracionin. Me urdhrin, do të urdhërohen prokurorët federal dhe sekretari për siguri të brendshme të konstatojnë në afat prej një muaji cilat qytete dhe shteteve amerikane nuk i respektojnë ligjet federale për emigracion, deklaroi një përfaqësues anonim i Shtëpisë së Bardhë.